NJË PYETJE PUBLIKE SHOQËRUAR ME NJË FOTOGRAFI

0
695

Njerëz të mirë ju pyes:
Ai i vihen minat një bukurie të tillë për hir të një HEC-i korruptiv?

Bota e qytetëruar e shndërron si ka shndërruar Niagarën dhe bukuri të tjera duke e bërë fatlum atë vend dhe ata banorë që e kanë në sy një bukuri si kjo.
E dini ku ndodhet kjo mrekulli e natyrës?
Ndodhet në Çidhën të Dibrës, një prej buronjave të maleve të saj.
Këtë “Niagarë” të vogël duan ta shkatërrojnë edhe pse ajo është shpallur me vendim qeverie “Monument i natyrës”.

Pse?
Për të ndërtuar një HEC.
Një HEC që ka EC falë korrupsionit që lulëzon në trevën më të varfër shqiptare, Dibrën ku Skënderbeu ka fituar 18 beteja nga 25 gjithsej.
Ngrini zërin në mbrojtje të saj!

Abdurahim Ashiku
Gazetar


A KA AVOKATË DIBRANË T’I DALIN ZOT SETËS ?

Njëzet banorë të Arrasit pse kërkuan që të mos shkatërrohet pasuria më e madhe e brezave, pasuri e mbrojtur me gjak jo vetëm nga pushtuesit serbë por në veçanti nga synimet e Zogollit të Matit që kufijtë e pyjeve dhe kullotave ti shtrinte deri në Setë. (historianët le ta zbardhin) janë proceduar penalisht sepse penguan një firmë që për interesat e korrupsionit të hapur po shkatërron gjithçka për të bërë një HEC fitimprurës.

Nuk ka ndodhë në asnjë rast jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë që një fshat i tërë të penalizohet dhe të burgoset.
pse mbron tokat e tij, kullotat e tij, burimet ujore të tij, shtetëzuar nga regjimi monist dhe rishtetëzuar nga regjimi demokratik.
Në Shqipëri ndodhi e pabesueshmja. Toka u shpërnda me “litarë” për frymë të popullsisë. Kënetat e kthyera në tokë buke, pronë e askujt u ndanë për banorët e zonave rreth e qark. Pyjet dhe kullotat, pronë me dokumente historike, baza e jetës shekullore të banorëve të maleve, mbeten “pronë shtetrore”, “mall belik” mbi të cilët ra sopata si në Qerbela por edhe iu vu (dhe vazhdon tu vihet) zjarri.

Banorët e këtyre zonave nuk kanë asnjë të drejtë që të ndërtojnë bazën e jetës mbi pasuritë e të parëve të tyre.
Në Shqipëri gazetat ditë për ditë, në faqe të parë, nxjerrin lajme për kompensimin dhe dëmshpërblimin e pronarëve.
Për kompensimin dhe dëmshpërblimin e pronarëve të kullotave, pronarë në shumicën e rasteve kolektivë mbi bazë fshati apo lagjeje, nuk flitet fare. Mbi këto prona kujtëdo që ka një qese të fryrë me para i lëshohen leje ndërtimi.

Rasti “Arrasi”, rasti “Seta” duhet të zërë faqet e para të medias së shkruar dhe asaj vizive,
Lush i thotë vetes “gazetar” të flasë e shkruaj
Për mbrojtjen e banorëve proceduar penalisht, avokatët dibranë, kolektivisht, duhet të zbresin në Arras, Sinë e Çidhën. Ata duhet ta mbrojnë Setën për të hap rrugën për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi nga mbytja pa kthim nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës.

O SOT O KURRË ATA DUHET TË JENË NË DIBËR, NË ARRAS, SINË, ÇIDHËN… DIBRA KA NEVOJË PËR MBROJTJEN E TYRE.
Historia nuk do tua falë po qe se qëndrojnë indiferent !

Abdurahim Ashiku
Athinë, 27 gusht 2017