DHEMBJE PER LISAT dhe RAPSODI NE KOHEN E TASHME

0
826

FRAN UKCAMA

Elegji për miqte që nisen në Parajsë
10 – vjetori i vdekjes sË Kristaq Shtëmbarit, Mesues i Popullit, shkrimtar, studiues…

Po rrezohen lisat,
Nga era, nga dimri,
Po shkretohen vjeshtat,
Po rrallohet pylli…
Po na ikin shokët,
vdekja na i shkriu,
po na pushtojnë lotet,
po dimrohet shpirti…
Stinë e në stinë,
Po gjymtohet kreshta,
Nuk po i gjejnë zogjtë,
Folezat e shkreta..
Lisat paskan rënë,
Çerdhet janë prishur,
bilbilat e shpirtit,
vajet paskan nisur…
Vajet bëhen këngë,
kënget në legjenda,
lisat në këmbë ngrihen,
ngrihen i lyp nëna!!!


RAPSODI NE KOHEN E TASHME!!!

SI PO BJEN RRFEJA PREJ MOTIT,
U RAFTË JU MALLKIMI I ZOTIT,
U RAFTË SHPATA E KASTRIOTIT,
DITË MOS PAFSHI ROD MBAS RODI!!

SHKELNI BUKËN, NDERIN, BESËN,
MBUSHNI ME DOLLARË KULETËN,
HARRONI KU E KENI DERËN,
PËR PAK GROSH SHISNI MENDE RËN..

RREKNI NATEN ,RREKNI DITËN,
TË NA MËSONI TRADITËN,
ME HALLDUP NGATRRONI SHQIPEN,
FLAMURI UA KALL FRIKËN..

O ZOJZEZ, OR FAQEZI,
KËTU I THONË VEÇ SHQIPNI,
KEM FLAMURIN KUQ E ZI,
KEMI SHPIRTIN FLAKË-LIRI!

GJASHTEQIND VJET NJOHIM NJI MBRET,
TOKE, QIELL EDHE DET,
HERO KEM, KRYETRIMIN GJERGJ,
TMERR PËR DJAJ E TMERR PER DREQ!

U MBULOFTË TURPI DHE FAJI,
HANI BUKËN, PSHTYNI E SHANI,
KURRË ZAKON S`E KA SHQIPTARI,
LUAN S` BAHET KURRË ZAGARI!!

MOS ZEMRONI T` MADHIN E T` VOGLIN,
ZEZAN MOS LUANI ME TROLLIN,
SE MBI TË GJITHA KEMI KOMBIN,
KRYEKOMB GJERGJ KASTRIOTIN!!