Iliriana Koleka
Kush e mban mënd, si u futën turko-arabët tek ne?
Deri në 2001 unë kisha dëgjuar nga ime motër për trajtimin e gruas nga Kur’ani. Ajo ma kishte zbërthyer me kapituj dhe e kisha të qartë se ç’mendonte Muhameti për gruan.
Po kjo ishte diçka që s’kishte asnjë lidhje me praninë e turqëve në Shqipëri.
Ndaj sot kthej kokën mbrapa e më duket sikur diçka më ka shpëtuar përderisa s’më kujtohet kur ka nisur dyndja e xhamive, hoxhallarëve dhe ferexheve tek ne.
Vërtet miq, kur janë dyndur turqit tek ne?
Pas vdekjes së xhaxhit 1985-1999, amerikanët na e bënë shtetin socialist tabula rasa me anën e agjentëve të tyre, po turq e arabë s’kishte asgjëkundi.
Le të vijmë në 1999, kur amerikanët hodhën bombat në Serbi.
Gjatë luftës asnjërit s’i ra ndërmënt për turqit e arabët gjithashtu, të paktën unë s’mbaj mënd gjë.
Amerikanët përçanë Jugosllavinë, po ekonomikisht s’e bënë dot fërtele siç na bënë ne, se jugosllavët megjithëse të përçarë nuk i lanë t’iau shkatërronin krejt ekonominë.
Megjithatë lufta bëri që të dobësoheshin disi, jo vetëm shqiptarët e boshnjakët, po dhe vetë sërbët, kroatët e maqedonasit.
Pse e coptuan Jugosllavinë amerikanët?
Se një Jugosllavi e përçarë është më e dobët se ajo e bashkuar, natyrisht.
Amerikanëve i interesonte të kolonizonin rajonin copa copa, jo një të tërë. Një jugoslavi e bashkuar, si në kohën e Titos, mund të binte më lehtë nën kthetrat e rusëve, jo atyre të Gorbaçovit, po të pasardhësve të Gorbaçovit (siç ndodhi vërtet me Putinin) se sa një e bërë copa copa.
Rusët e 1999-2002 mbyllën gojën, se Gorgaçovi, i’au kishte futur kalin e Trojës brënda në Kremlin.
Po turqit e arabët ku ishin gjatë kësaj kohe?
Asgjëkundi!
Nëse ndonjëri nga ju di më shumë prapaskenat e asaj kohe, le të na sqarojë, po unë konkretisht s’di gjë.
Turqit e arabët dolën më vonë, pas kullave binjake, madje mbas 2005-2006, kur amerikanët i siguruan vetes baza ushtarake strategjike në tre copat shqiptare me flamuj të ndryshëm Shqipëri-Dardani-Maqedoni dhe i lanë duart me ekonomitë tona idiote, duke i lënë t’i marrë rrjedha e lumit sipas qejfit. Mafjet u futën në këto toka të martirizuara pa uzina, fabrika e traktorë dhe lanë paratë e tyre të pista. E njëjta strategji me atë që ndiqej në Rusi dhe vëndet e tjera lindore, po tek ne amerikanëve i doli një kryevepër e vërtetë shkatërrimi shkërdhatokratik nga ato që di t’i bëj vetëm djalli në origjinal, jo bishtat e kopjet e tij.
Harakiri ynë ekonomiko-ushtarak i bëri amerikanët të ndronin mendim për shqiptarët.
Pikërisht në atë kohë i dhanë të drejtë Hitlerit e thanë “këta shqiptarët qënkan arianë të pastër, e shkatërrojnë veten më mirë se lindorët e tjerë”.
Sakaq ne po ngordhnim urie.
Qeveritarët e rinj kuklla amerikane (lloji i Sallçiçit), meqë çeku i bardhë nuk dukej në horizont dhe SHBA-ja s’kishte ndërmënt t’i mbante me bukë, kërkuan lëmosha gjetkë.
U bënë anëtarë të Konferencës islamike dhe këtu arabët e pasur, me lejen e amerikanëve natyrisht, u hodhën drejt kufomës tonë përpëlitëse dhe i dhanë dhe ata një “Allah Akbar” për t’i çukitur mëlçinë, siç i’au shpjegoj më poshtë.
Pse i dhanë leje amerikanët, sipas jush?
Se amerikanët e treguan që me kullat binjake, që vetëm lojë luftrash është e mërzitshme të bëhet. Duhen dy partnerë, duhet një mashkull, një femër. Mashkulli natyrisht ishte Amerika po femra duhej sajuar, fabrikuar, bërë, ashtu siç thonë librat e shenjta, nga një brinjë e Amerikës.
Shkurt muhabeti amerikanët kishin nevojë për një femër dhe kur s’ke femër, duhet ta krijosh vetë, na mëson Zoti, krijuesi më i madh i femrave.
E përsëris përherë këtë nocion, që ta kuptoni më mire!
Unë jam mësuese e i përsëris gjërat me rëndësi, që lexuesve të mi t’i nguliten më mire në tru.
Përsëritja mëma e dijes dhe… babai i mërzitjes, ndaj ju kërkoj ndjesë.
Pra le të kthehemi tek amerikanët që donin një femër, që të loznin luftrash.
Sauditët i ndihmuan me sa patën mundësi.
15 nga 19 pilotët e avionëve që i’a futën kullave binjake, i’a furnizuan ata nga banorët sauditë të vëndit të tyre, brinjë e trupit të amerikanëve. Dhe Bin Ladenin i’a furnizuan ata, që herë pas herë të nxirte video e të mbante publikun me ovacione, se dhe publiku është i rëndësishëm në këto raste. Pra mund të themi që femra u krijua nga brinja saudite e amerikanëve.
Po kjo s’i ndaloi amerikanët t’ia fusnin Irakut e jo Arabisë Saudite.
Të kuptohemi, sauditët i kishin bërë të qartë Bushi djalit, që e linin ta fabrikonte femrën partner nga brinja e tyre, po me kusht, që më pas mos t’i shkonte mëndja amerikanëve t’ia fusnin Arabisë Saudite.
Po, le ta lëmë Amerikën dhe sauditët e të kthehemi tek turko-arabët, se kjo puna e Arabisë Saudite dihet prej kohësh, që kur Hollivudi ka nxjerrë filmin për Bushin “Fahrenheit” në 2004.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1717797541568664&set=a.1602015223146897.1073741923.100000153034868&type=3&theater
Të vijmë tek pyetja e shekullit:
Pse amerikanët që na mbajnë neve si djaj-arianë të privilegjuar, toleruan praninë e fesë myslymane tek ne?
Ja u them unë:
– Fetë janë përçarëse në popull dhe një popull i përçarë mbahet nën fre më kollaj.
E keni dëgjuar atë “dy të ngrëna s’bëjnë keq”?
Dhe dy fe janë si dy të ngrëna shqiponjash në mëlçi, njëra majtas dhe tjetra djathtas.
Pra, vini re, janë si dy shqiponja e jo një, si ajo e Prometeut.
Kush nuk beson, le të shohë, si po na perçajnë hoxhallarët dhe Vatikani, njëri majtas e tjetri djathtas, njëri që mban anën e turko-arabëve dhe tjetri që mban anën e sllavo-grekëve ortodoksë.
Ja pra si e mbaj mënd unë praninë turko-arabe tek ne.
HEROI IM
Mbi qytetin e tij kur agimi çel
Vij fluturimthi dhe e kërkoj
Mban erë asfalti, është ditë e djelë
Qielli është blu, me re langoj
Vi drejt tij flokë shpupurisur
Me vezullimet e barit t’lagur
Pa tufa zogjsh, që t’më bekojnë rrugën
Pa vëth në vesh, vetëm me vargun
Dhe heroi im, më del përballë
Çatitë i lyen me dritë e bojë
Ka buzëqeshjen armë fatale
Dhe dy sy t’ëmbël, që m’përqafojnë.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar
Shënim: Turqit e arabët aty kanë qenë që pas vitit 1990, por morën inerci më shumë pas luftës për çlirimin e Kosovës. Ata e panë Kosovën si një viktimë të mundëshme, një popull i pushtuar, ka prirje të kërkojë pushtuesin e riu, e kështu përmes islamit, ata (turko-arabët) erdhën në Kosovë e në trojet shqiptare dhe rritën aktivitetin e tryre sidomos në ndërtyimin e xhamive dhe pëerhapkjen e islamit. Në këtë periudhë kohe lindi edhe ISIS, që kërkonte rekrutë, dhe kështu hoxhallarët shqiptarë u porositën nga agjenturat e ndryshme (edhe nga CIA), që të inspronin njerëz nga trojet shqiptare për luftëtarë të xhihadit në Siri etj. E kështu bëhen gjërat bashkë, rritet përqendrimi i islamit në trojet shqiptare, krijohet masë më e madhe, dhe më agresive e mbështetësve të islamit, dhe jemi këtu ku jemi, që po nuk ndërhyri shteti që të ulë ndikimin e fesë, e sidomos të islamit, ne rrezikojmë të shkojmë keq! Fajin për këtë ekspansion të islamit në trojet shqiptare e kemi kryesisht ne shqiptarët, pasi ndikimi i të huajve, edhe i amerikanëve në këtë rart, nuk është aq i madh e përcaktues… Ne e paguajmë çmimin nëse gjërat shkojnë keq! Ne duhet të ruhemi! Sa i përket politikës amerikane, i ke disa pasaktësi në shkrim! Nuk janë amerikanët që po na islamizojnë ne, por turko-arabët. E Amerika nuk po i ndalon… Duhet t’i ndalojmë ne, nëse na intereson e nëse mundemi, se ne po dëmtohemi! /AÇ
E nderuara analfabete funkcionale, ja se ke shkarravitur:
“Amerikanët përçanë Jugosllavinë, po ekonomikisht s’e bënë dot fërtele siç na bënë ne, se jugosllavët megjithëse të përçarë nuk i lanë t’iau shkatërronin krejt ekonominë.
Megjithatë lufta bëri që të dobësoheshin disi, jo vetëm shqiptarët e boshnjakët, po dhe vetë sërbët, kroatët e maqedonasit.”
Vetem nje analfabet si ty mund te shkruajë kete mendim komunist… sepse ju kryeterroristin e Shqipërisë e quani XHAXHI… dhe nuk eshte çudi, qe e urreni AMERIKEN dhe kryeveprën e saj ne Europe… qe eshte KOSOVA e LIRE.
Shteti Jugosllavi nuk eshte dashtë asnjëherë te ekzistojë, e nderuara analfabete komuniste, prandaj pse po shprehni dhembsuri, qe kjo krijese artificiale u shkaterrue …jo NGA AMERIKA por nga lufta çlirimtare qe bene SLLOVENET; KROATET; SHQIPTARET… duke luftuar kundër okupatorit SERB, qe ndihmohej nga egërsirat Ruse… qe ju i adhuroni sepse ju analfabete jeni e dhunuar dhe jeni dashuruar ne dhunuesin e juaj politik.
Komentet janë mbyllur.