Me poeten Anila Toto

0
2031

NDONJËHERË…

Ndonjëherë dua të iki, të iki!
Aq larg sa rrijnë njerëzit që na duan,
Pas pak kthehem në shtëpi përsëri
Por ndihem e huaj !

Ndonjëherë ndiej se dua të rri
Edhe me ata që më bëjnë të vuaj.
Por pas pak mbytem vetmi
E ndihem e huaj !

Ndonjëherë dua të të dua
Më shumë se gjithçka në këtë botë
Papritur ti sillesh si i huaj
E s’mundem t’ia dal dot!

Ndonjëherë ti bëhesh më i dashur
Sikur të kesh dalë nga një çast dëshpërimi
Harrojmë deri ku kemi ardhur
E nisim përsëri nga fillimi …

Neser

Pak nga pak filloj te bezdisem,
Filloj te ndihem keq,
Filloj te mpihem,
Mendoj te ngrihem e te coj gjithcka per dreq!

Filloj te qahem
Filloj te qesh me zor,
Filloj te logjikoj e permbahem,
Kerkojj te harroj,
Filloj te ngaterroj,
Te veteshaj e te veteshahem!

Pak nga pak …

Dicka po ndodh brenda meje,
Sikur me pickon lekura,
Sikur me dridhen duart, gjunjte,
Me djegin kycet e thembrat, kam temperature…
Me dhemb gryka, jam shume semure,
Jam shume semure!

Ka ditë…

Ka ditë që të dua më shumë se vetja,
Ka ditë që dua të të iki larg.
Ka ditë që bumerang mblidhet heshtja
Pastaj nisin prapë …

Kur koha kalon ndiej të bëhemi si male,
E mallet më zbukurojnë shpirtin
Kështuqë ngjitemi ndjenjash e s’ndalet..
Një forcë që më mund të gjithën!

Në hapësirat e mia ti vjen, por edhe ikën,
Siç bëjnë yjet lart në qiell…
Që më gllabërojnë e ndriçojnë të gjithën,
Pastaj, më lënë prapë në terr!

Ne fakt, hesht!
Mbaroj urte cigaren.
Grindemi neser,
Ose …fare !…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar