MOS U MËRZIT NGA NJERËZIT E PA SHPRESË

0
2046

MENTOR ISALLARI

MOS U MERZIT NGA NJEREZI E PA SHPRESE

Nese i thua,te dua shume dikujt,
Dhe te thote, haha .. po une u talla.
Mos u merzit, nuk eshte tallur njeri me ty,
Por me te eshte tallur e gjithë mehalla.

Duhet te dish se i talluri te tall sot,
Se ai ka frike qe realitetin te pranoje.
Jo ti por tjeterin nuk kupton dot,
Se duhet te kete forca shpirterore, qe te dashuroje.

Ky eshte mendimi im,
Qe gjysma e jetes me kaloj duke kerkuar.
Ne zemren e saj dhe me shpirtin tim,
Nje ndjenje te paster midis dy sekseve per te zbuluar.

Unë shkruajta ketu shume,
Çka jeton ne kete, o njeri.
Nëse u pelqyen, u falenderoj une,
E mire u takofshim, o lexues, ne librin e ri.

ME PRIT SONTE SE DO VI

Nese bie te flesh sonte vetem,
Mos ki frike se une te jam prane.
Lere hapur pak dritaren e zemres,
Qe te futem lehtë, ngadal – ngadalë.

Qe te vij tek Ty shume dua,
Se nata vetem nuk ka kuptim.
Te lutem ki besim tek mua,
Se dashuria kërkon edhe guxim.

Sonte me prit, buluar me rroben e dashurisë,
E ne vonohem pak mos hap syte e iken.
Se endrrat jane stacjon i lakmise,
Kur dhomës së gjumit ja fik dritën.

Ne enderr keshtu siç jam, ne mendime te kota,
Digjem nga ndjenjat që kam per Ty.
Sonte do vi tek ty, sikur te permbyset bota,
Ah ta dish sa me mungon gjithçka jotja.

MOS KI FRIK NGA ENDRAT E MIA

Ne jeten time ti je nje kyeveper, nje bukuri,
Po sa here ta them ti trembesh aty.
Mos ki frike, se une bej dashuri
Vetem ne endrat e mia me Ty.

BËJ GISHTRINJTË PAFF… PUFF

Gjithnje bej gishtat paff – puff, huq i keq me ngeli.
Qe atehere, kur bera nje gabim.
Qe kur u dashurova me Ty.
Shterngoj fort duart, qe mendje te mos e kem tek Ty.

Nje ves i keq por mua me ben mire,
Me sjell ne vete se mendja me ka ikur.
Sa gomar qe jam, me ty rash ne dashuri
Paff- puff gishtrinjte, ky ves si të jem i mitur.

Në reklama fytyren tende e shikoj,
Nuk kam guxim qe koken lart te çoj.
Gjithmone i zhytur ne mendime.
Paff- puff gishtrinjte, qe te zotroj vehten time.

Te shikoj qe me kalon para e ti nuk me flet,
Merzitem e futem ne siklet.
Si uragan te dal para une,
Me thua, largohu, me ty nuk kam pune.

Sa po me shan, nuk e di pse,
O zot futem ne dhe, nuk e di pse?
Pse gjith keto nevra, u sa nevrike je ti,
Me the jam njeriu,qe qesh po fare nuk qeshe ti.

Shume bukur, te pelqen ty keshtu ?
Sapo te dergoj kerkese miqesie,
Se sot kisha deshire qe te te kisha prane,
te mos ishe vetem ne mendimet vetmie.

Vetem me paff – puff-et e gishtrinjve,
mendjen time se ajo dite e nate rri tek ti .
Nuk kam shprese qe te kethehesh tek une,
Kete e kanë kuptuar dhe paff – puff- et e gishtave te mi .

TY PO TE PRES

Qe kur isha femije, vija jastekun ne kembe,
Qe ne dritare te arrija.
Isha i vockel, ne xhamin e dritare nuk arrija dot.
Ne dritare shikoj e më ngjet aty jam dhe sot.

Nga gjumi çohem, ne dritare syte ne dritare hedh,
Ne gjume me vjen, e ne drita ten e mbyllur me pret.
Ngaqe me eshte bere zakon, direkt jastekun marr ne dore,
Hemmm …s’e ve me nen kambe, por ne gji e shterngoj.

Qe ate here me ka ngelur, ne dritare gjithmone veshtroj,
Ty qe, t’me vish ne dritare …peisazh te bukur shikoj.
Ne gjume me the, duaje veten se te vijne te gjitha,
Po une nuk dua asnje se gjithë jeten ty te prita

ATO VITE RINIE

Eci rrugës së dashurisë,
Me syte e zemres po shikoj.
Në vitet e bukura të rinisë,
Të bukurën e dashuroj.

I gëzuar duke shikuar,
Ku i rënë e ku goditur.
Vajza të bukura kam kërkuar,
Lule të bukura në baçe rritur.

Vajza të bukura të kemi në shtepi,
Dhe ëndërrat tona rinore.
Një kopësht me lule plot aromë,
E një lule të bukur dashurore.

A nuk kam të drejtë në ëndërr,
Po ashtu dhe në kujtime,
Teëadhuroj një vajzë të bukur,
Plot aromë në baçen time?

NJE XHIRO NE PRANVERE

Dal ne rruge,
Me vjen nje ere e mire.
Po e nis nje udhetim,
Le te jete dhe i veshtire.

Stine pranvere kemi,
Lulet na dehin me eren e tyre,
Ne njerez jemi,
Te gjithe pjelle e kesaj natyre.

Mbas dimrit,
Ne shpirt vjen pranvera.
Te hap syte kjo stine,
Te jep qetesi, larmi ne jete te tjera.

Shikoj majtas e djathtas,
Rruga mbushur me lule plot.
Me çmendi kjo ere endrrash,
Kur te zgjohem, a do ta gjej dot?

Ne kete stine s’ben ftohte te une,
Ne gjoks mbaj nje shpirt vullkan.
Une nuk mberdhi kurre,
Eja te dalim nje xhiro bashke, o xhan.

DIÇKA NGACON KEMBEN

Per rruge te gjate jam nisur,
Nje pune kisha per te bitisur.
Me kepuce te reja mes rruges u kujtova,
Qe te vesh nje pale te vjetra une harrova.

Eci fushave, vrapoj si veri,
Ne male frekohem me uje burimi te kulluar.
Eci e nxitoj shume,
Kam fikë të më zërë jashtë nata e bekuar.

Qesh, ti, qesh,
Por une te them mos qesh!
Kudo qe shkon ta kesh me vete friken,
E te ben qe te perdoresh trurin, e jo thiken!

Frika eshte ajo qe te fut trurin ne pune,
E nuk te le te flesh gjume.
Frika eshte ajo qe nga nevoja te ben trim,
Prandaj mos me bej paragjykim.

Ecja neper hije, qe te mos me zinte vapa,
Se nuk kisha as pagurin prapa.
E atje ku po ecja pa pushim,
Ndjej ne kembe nje ngacmim.

Nuk e kuptova se çfarë ishte,
Poshte kembes diçka po me leviste.
Ta çoja ne mes te gishtave u mundova,
Po prap po me ngacmonte dhe qendrova.

Ndonje gozhde, mendova, do kete dale,
Futa doren ne kepuce e po shikoj nje hale.
Kontrolloj mire me nje thiçkë,
Kur shikoj, punen po e bente nje guriçke.

Ndaj duhet ta heqesh kete, thjesht keshtu,
Çfar te shqeteson ne kepuce apo ne tru,
Nuk fshihet, e nuk anash kalohet,
Koka ben koka peson, une them, trupi demtohet!

KUR TE SHIKOJ TY

Kur te shikoj ty zemra me dridhet,
Si gjethe peme qe bie nga era.
Kraharori perpjete me hidhet,
Me çmenden sa here kalon tek dera.

Ecja jote plot naze dhe si sorkadhe,
Prane meje kur ti kalon.
Dhe lulet te kane zili neper livadhe,
Buzeqesh sa here qe me shikon.

Syte e bukur ngjyren e ve Ti,
Fustani i skuqur si ne zjarr.
Ah, ky zjarr i embel,fillom te me djegi
Se me ty me ka zene nje hall.

Tak ma ben me zemer, o lozonjare,
Bukuria jote çmendi djalerine.
Te vdekurit i ngjalle nëpër varre,
Me ecjen tende si balerine.

Lerme te te them dy fjale,
Te puth njehere ato buzet e tua.
Te te them se jam i virgjer djale,
Me pak fjale, sa shume te dua!

TI JE GjITHCKA PER MUA

Gjithë naten nuk fle dot fare gjume,
Mezi pres te te shikoj ne mengjes une.

Rrahjet e zemres nga afer te te degjoj,
E nje pellumb per haber po te dergoj.

Per mua je burim i madh frymezimi,
Ndjenjat më luajne si ne salle vallzimi.

Zjarri im nga thellesia e shpirtit del,
Dhe si llave vullkani shpirtin me djeg.

Shikimi yt është rruge dashurie per mua,
Buzeqeshja eshte flladi qe aq shumë dua.

Perkedhelja jote termet ne zemren time,
Frymarrja eshte e mbetet gjithë jeta ime!

PËR KËTË POPULL LUS NAT E DITË
.
Lus nat e ditë
Të shpëtojë ky popull nga marrëzia
Që nuk ka faj, i vetëm në këtë jetë
I lodhur, i pashpresë dhe i mungon dashuria
.
Ngadoqë hedh sytë, shoh
Futyra të ngrysura dhe njerëz të thyer nga hallet
Më qan ky shpirt po ju them
Kur shikoj këtë popull që është gati të marri malet
.
Sado që ti jap kurajo vetes
Asgjë s’ndryshon përsëri
Lus që ky popull ti shpëtojë të keqes
Dhe një dit e re për atë të vij
.
Aty ku të mblidhen të gjitha
Të bëhen si mal me gurë
Unë thua; i lirë u linda
Po pse vdes i lidhur në zinxhirë e jo si burrë
.
Kur të vjedhin shpresën dhe ëndrrën për të jetuar
Për ty jeta nuk ka më interes
Në vënd të përkëdheljeve, ne jemi përçmuar
Dhe vjen një ditë që pyet; të rroj apo më mirë të vdes…?

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar