Zamira Agalliu me katër poezi…

0
1694
Zamira Agalliu

Zamira Agalliu

Atdheu

Atdheu është loja ime e fëmijërisë
Atdheu ështe hapi im i parë
Atdheu është kujtimi im i dashurisë
Atdheu është puthja ime e parë.
Atdheu është buka e ngrohtë e Nënës
Atdheu është përqafimi i Babait
Atdheu është dashuria e motrës
Atdheu është malli i vëllait.
Atdheu është Mësuesja ime e parë
Atdheu është shoqa ime e bankës
Atdheu është dashuria me shikim të parë
Atdheu është rrahja e fort e zemrës.
……………………………………………
a@z 02-09-2017


Kanina Ime

Të dua si lojën e fëmijërisë
Të dua si aromën e etërve
Të dua si pllakat e “avllisë”
Të dua si kështjellën e mbretërve.

Të dua për fjalët e mençura të plakut
Të dua si erën e detit e të sofrës
Të dua gurët e bardhë të ‘sokakut’
Të dua sofatë e gurta e të rrumbullakëta të portës.
……………………………………………

Fustani im

Pak muzikë dhe kohën do ta fal
Sonte cigane do bëhem të kërcej
Pranë firzamonikës këmbët do ti ndal
Fustani im të pathënat t’i rrefej.

Ti kitarën merr në duart e tua
Unë ritmin ruaj, sandalet hedh tej
Fjalë dashurie cigane nis më thua
Fustani im të pathënat t’i rrëfej.

Një zjarr Ti ndeze në mbrëmje von’
Dhe Unë rreth tij sonte po defrej
Muzika që flakët e shpirtit shton
Fustani im të pathënat t’i rrefej.

Kjo serenatë që i shuan mëritë
Unë me dorën Time të rrëmbej
Aty i ndezëm zjarret me muzikë
Fustani im të pathënat t’i rrëfej
…………………………………………..
a@z 21-08-2017

Dreqi ta hajë

(Parodi)

Në Vlorë ke lindur
Ti edhe babai
Qytetar’ s’u bëre
O dreqi ta hajë!

Se kërkon shtatë breza
Ca të tjerë e thonë
Si pula në thekër
Trotuarit shkon .

Vdiqe për pak qytetare
Vdiqe edhe prap u ngjalle
Veshe mini e tantella
Majë takave sandale.

Kur ti flet me buzëqeshje
Dhe naivet të gëzohen
Flasin çiltër me kurreshtje
Sa kthejnë shpinën, sharja çohet.

Qytetar të bën familja
Qytetar të bën edukata
Qytetar nuk bëhen
Dot ca e ca fshatra.

Është zakoni i pritjes
I tavolinës shtruar
Është fjalë e respekti
Mbjellë e kultivuar.

Nuk është trotuari
As kati i nëntë
O lajme pazari
O gazetë e ngrënë.

Fshatar të bën ligësia
Që në shpirt ti mban
Të bën gojëlëshuara
Që ditë e natë shan.
………………………………….
a@z

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar