Me poeten Xhevrije Kurteshi Nimani

0
1621

BIOGRAFIA

Xhevrije Kurteshi Nimani, e lindur më 24 mars 1964 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesme në Ferizaj, studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, fakulteti juridik.Në vitin 1992 nga rrethanat e krijuara në vend dhe largimit nga puna detyrohet të emigroj përkohësisht me familje (burrin dhe dy fëmijët) në Suedi. Që nga atëherë jeton dhe vepron në Suedi, me shpresën se një ditë do të kthehet dhe të kontribuoj edhe në vendin e sajë.

Interesimi për poezinë dhe artin e bukur në përgjithësi ka filluar qysh herët në bankat e shkollës fillore. Shkrimet dhe punimet e autores botoheshin në fletushkën e shkollës, si dhe nxirreshin në muret e shkollës si hartimet (punimet) më të mira.

Mos ma thyej ëndrrën-është libri i parë dhe pas tij së shpejti do të dal edhe me një libër për fëmijë.
Ka të botuara një krijim në një përmbledhje me këngë dhe lojëra për fëmijë, së bashku me disa nxënës të shkollës fillore, ku i vijoja mësimet dhe me në krye arsimtaren shumë të talentuar të gjuhës amtare Shpresa Vinca Tuda.

Që nga atëherë kurrë nuk ju ka ndarë poezisë.
Bashkëpunëtore e revistës Fatosi, reviste elektronike për fëmijë.

Cikel poetik nga poetja
Xhevrije Kurteshi Nimani

PERLË NATE

As vapa e gushtit nuk të ndalon
Nga mendja kujtimin
Për të bukurën More.

Në sytë e shqipeve shohim
Dhimbjen e dashurisë për tokën
Dhe urrejtje në zemrrat e tyre
Për mëkatarët e kohës.

Mjafton të përmendet vetëm titulli i kënges
”O e bukura More”
Dhe para syve të dalin njerëz të pafajshëm
Historia e dhimshme e largimit nga trojet etnike.

Sa i duam kujtmet
Të mira apo të këqija qofshin ato
T῾i mbaj relikt muzeu të zemrës sime.

Sepse na bëjnë të ndjehemi sa të mallëngjyeshëm
Po aq dhe krenar se dashuria e mëmëdheut
Dhe e vashave të bukura e syshkruara
Nuk vdes kurrë kudo.

DASHURITË

Dashuritë e mëdha
Nuk jetojnë gjatë
Ato shkrihen
Në zjarrin e kohës
Dashuritë i kthejnë
Në flakë.

Duke lën
Si relikt
Vulën e kujtimeve
Të bukura e përrallore.

ERDHA

Ka kohë që nuk jemi parë
As telefonatë e as letër
Nuk kemi shkëmby, por nga mendja
Kurrë nuk të largova liri.

Jetuam në kohë të pakohë
Edhe afërsia jonë u bë e pamundur
Kujtimet e bukura sëbashku
Më mbajtën të fortë.

Prandaj, sot erdha me një trëdafil në dorë
Më duket dera qenka rënduar
Apo fuqia e duarve të mia
Sa qenka dobësuar!

DO TË PRES

Të pres o ditë e re
Deri kur nuk e di
Të shkruaj pse vrasje
Të pres, e jo nuk vdes.

Do të pres deri sa urrejtja
Të shnëdrrohet në legjendë
Dhe dashuria të këtë fuqi
Të ngriten lart deri në qiell.

Do të pres deri sa jeta të shtohet
Të pres o ditë me Diell
Të pres, e jo nuk vdes.

Deri sa të frymojmë lirisht
Pa frikën se do të kemi armik.
Të pres ty ditë e bardhë
Të preskur do me ardhë.

Të pres në hymnin e lumturisë
Të të gjithë njerëzisë !
Do të pres ! Jo, nuk do të vdes.

PULËBARDHË PRANVERE

Të gjitha rrugët më çojnë tek ti
Atdheu im i shenjtë më je
Tash kur edhe pranvera merr hov
Malli sa vjen e bëhet më i rëndë.

Si qenka ky fat njeriu
Asnjëherë të mos ndalet
As në ditët me acar janari
Dhe ditët e gushtit të mbytur nga vapa.

Nuk do e kursej as veten
As madhështinë tënde për jetën
Të dua dhe të mbaj thell
Në shpirtin e dremitur.

Bashkë me pulëbardhat krahëhapura
Një fije shprese e bese e nisa për ty
Një lutje të vetme e urova nga zemra
Je dhe do të mbetesh i shtrenjëti dhe i shenjëti.

Dërgoi për publikim, Agim Desku, poet