Atdheu është më i rëndësishëm

0
909

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Dija mund të komunikohet, mençuria jo. Ajo mund të gjendet, të jetohet; mund të jesh plot mençuri dhe të udhëhiqesh prej saj, por nuk mund ta shprehësh apo t`ua mësosh të tjerëve. Unë nuk jam historian, por në këtë që e them tani për historinë dhe mënyrën e aplikimit të feve në Lindjes së Mesme, unë di më shumë se shumica sepse shpesh gjendem atje për “vizitë”. Ata “refugjatë” që tani ikin në Evropë nuk ikin nga lufta, por nga kultura dhe feja e tyre. Gjë që njerëzit e rajonit e kanë bërë prej atëherë kur erdhi Islami, rreth vitit 600.

* * *

Refugjatët nuk janë sirianë, nuk janë refugjatë dhe nuk ka krizë.
Shumica nga ata që sot ikin në Evropë dhe paraqiten si sirianë nuk janë sirianë, por njerëz nga Afrika e Veriut dhe vende të tjera arabe që kanë marrë pasaporta të rreme siriane. Është shumë lehtë për t`u pajisur me pasaportë false, për një sasi të vogël parash.
Ky emigrim masiv nuk është vetëm një problem sirian, por është një problem mysliman. Njerëzit në shumicën e vendeve myslimane duan të largohen prej tyre.

Ne nuk kemi të bëjmë me njerëz që ikin nga një regjim apo një diktator, siç pretendojnë shumica e “refugjatëve”. Dhe ne nuk po flasim për një krizë, sepse kjo është normale në atë zonë të rruzullit tokësor. Kjo që ndodhë tani nuk është një situatë e pazakontë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Në botën myslimane.

Se myslimanët i vrasën myslimanët në një shkallë të madhe nuk është anormale. Kjo ka ndodhur që kur Islami pa dritën e ditës. Sot shohim se Shiitët i vrasën Sunitët. Dhe pastaj, sunitët i vrasën shiitët kur ata e kanë shansin. Të nesërmen, ata që u persekutuan (përndoqën) dje i persekutojnë (përndjekin) ata që i persekutuan dje. Dhe kështu vazhdon.

Periudhat e vetme që këto përndjekje, vrasje masive dhe masakrime nuk shihen në një shkallë të madhe janë kur një nga këto vende ka një lider të fortë dhe të pamatur i cili me dorë hekuri mund t`i kontrollojë grupet e ndryshme dhe fraksionet fetare. Megjithatë, kjo është vetëm derisa ky udhëheqës të jetë rrëzuar nga froni dhe i gjithë procesi i dhunës dhe persekutimit fillon përsëri. Këtë e pamë me Saddam Hussein në Irak dhe me Muammar al-Gadaffi në Libi.

Diktator dhe tiran: Sadam Huseini ishte padyshim një udhëheqës jodemokratik. Por nën udhëheqjen e tij, Iraku ishte sa më afër një regjimi të qëndrueshëm që vendi kishte përjetuar ndonjëherë. Pas vdekjes së tij, në Irak shpërthyen vrasjet, dhuna, përdhunimet, persekutimet fetare dhe anarkia…

Pastaj situata në zonë kthehet në normalitet, jo në një krizë, por ashtu si ka qenë për shumicën e kohës në këto zona. Një fis këtu dhe një fis atje. Njerëzit që ikin nga një vrasje masive këtu dhe njerëzit që ikin nga vrasje masive atje.

Migracioni si një armë – fluks i provokuar i refugjatëve.

Prandaj, ne nuk po flasim për krizën e refugjatëve. Këta njerëz nuk ikin nga një krizë, por nga kultura e tyre dhe feja e tyre.
Kur vendet si Gjermania, Franca, Suedia, Belgjika etj zgjedhin të hapin kufijtë e tyre për këta njerëz, ata e importojnë këtë të ashtuquajtur “luftë civile” ose stilin e jetës së shteteve arabe, me dhunë, urrejtje dhe shkatërrim në vendet e tyre.

Ne nuk kemi të bëjmë me “refugjatët”. Po flasim për një problem të qytetërimit.

Një refugjat është një individ me një problem individual. Për shembull, një person i cili është bërë i pastrehë si pasojë e një tërmeti. I cili është pa ujë dhe ushqim. Ky person ka nevojë për ndihmë (atje ku gjendet). Situata e tij u krijua pa ndikimin ose fajin e tij.
Këtu flasim për qytetërimin dhe një kulturë me shumë njerëz dhe fise të skllavëruar nga një psikologji e mbrapsht, dhe që sërish deri në amshim vrasin njëri-tjetrin dhe përndjekin njëri-tjetrin. Ky proces rikthehet, kështu që viktima e djeshme është abuzuesi (tmerri) i së nesërmes. Ata e vazhdojnë këtë sjellje kudo që janë.

Nga babai te djali: Urrejtja, dhuna dhe ekstremizmi transferohen nga brezi në brez. Asnjë shtet mysliman nuk mund t’i referohet demokracisë, lirisë së fjalës, popullsisë moderne apo lirisë individuale.

Këtë ne e shohim në shembuj të shumtë kur këta emigrantë ekonomik arrijnë në Evropë dhe menjëherë fillojnë të sillen me dhunë, nuk respektojnë ligjin e vendit pritës që u jep bukë dhe strehë mbi krye, sulmojnë policinë, dhunojnë femrat, hedhin gurë dhe ankohen për ushqim dhe pije që nuk përputhen me standardet e tyre fetare.

Ky është një lloj qytetërimi apo shoqërie që çdo vend pritës Perëndimor do të duhet ta thithë dhe ta integroj përsëri në shoqërinë e tyre. Vetëm një person i çmendur do të bëjë diçka të tillë kundër atdheut të vet.
Në përfundim, unë theksoj se ajo që po ndodh sot nuk duhet të habitë askënd…
Dora e tij do të ngrihet kundër të gjithëve dhe duart e të gjithëve do të ngrihen kundër tij. Ai do të sjellë shkatërrim kudo që udhëton…

* * *

Është e papranueshme të ngacmosh femrat që përdorin hixhabin ose mbulesat e ngjashme, por veshja është “shtypëse e grave” sepse janë burrat fundamentalistë që i detyrojnë. Megjithatë, në shkollat dhe në institucionet shoqërore të trojeve shqiptare assesi nuk guxojmë të punësojmë gra të veshura ashtu. Ne jemi para vetasgjësimit të çdo forme. Interneti dhe globalizimi i Evropës ndikon që ne rregullisht dhe me një intensitet shumë të madh sulmohemi nga të huajt dhe vetvetja, nga të gjitha anët, ashtu që brenda 20 vjetëve nuk do të ekziston asnjë Shqipëri dhe asnjë Komb shqiptar nëse nuk e ndalim hovin degjenerues dhe nuk fillojmë të ndërgjegjësohemi se kush jemi dhe në cilin kontinent jetojmë. Do të ndodhë çkombëtarizimi, do të tjetërsohemi, asimilohemi, okupohemi. Ilustrim: Minaret e xhamive fundamentaliste të ngritura në trojet arbërore në dy dekadat e fundit nga shërbimet sekrete arabike, turke, iraniane, greke, serbe dhe ruse u ngjajnë më tepër raketave të Iranit sesa një objekti serioz fetarë.

Në to “i shërbejnë Zotit” hoxhallarë predikues antishqiptarë tru-shpëlarë të cilët në vend që t`i këndojnë shqip ato dua-të drejtuar Zotit dhe të ikin në shtëpi, shumicën e kohës ia kushtojnë ideologjisë islamike, propagandimit të “Tokave të Shenjta arabe” dhe kulturës superiore të banorëve të saj, sidomos martesat e mrekullueshme të tyre (incestet) ndërmjet vajzave dhe djemve të tezes, hallës, mixhës, dajës. Nuk do të jetojmë gjatë duke qëndruar me kryet në Evropë e prapanicën në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Ndryshoni qëndrimet, le t`u punoje pak truri i okupuar nga shkretëtirat.

Vëllezërit dhe motrat e mia nuk janë të gjithë katolikët dhe katoliket e rruzullit tokësor, por shqiptarët dhe shqiptaret kudo që gjenden, e të gjitha feve ose ateistë. Ata që sillen si shqiptarë, duke e renditur përherë Kombin para fesë. Unë nuk i respektoj aspak ata shqipfolës tru-lakra që e bëjnë të kundërtën, pa marrë parasysh cilës fe i besojnë janë bastardë. Duhet të jeni të indoktrinuar mirë për të mos e kuptuar këtë çështje.

* * *

PS: Pa marrë parasysh se për cilat tema shkruaj, direkt për çështjen e Shqipërisë (natyrale) apo për sendet dhe ngjarjet në Lindjen e Mesme, Turqi, Afrikë, Azi apo pjesën tjetër të Evropës, përherë qëllimin e kam të kontribuoj pak për zgjimin e atdhedashurisë, largimin nga sfidat e kohës, kontaktet e rrezikshme dhe çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare, sepse gjërat lidhen ngushtë njëra me tjetrën dhe ndikojnë në njëra-tjetrën. Pra, unë shkruaj për Shqipëri, dhe vetëm për Shqipëri. Atdheu është më i rëndësishëm se feja dhe vendet tjera. Ta ribashkojmë, lulëzojmë dhe të luftojmë për të.