PASHË HIDHËRIMIN TË KTHEHEJ NË GËZIM!

0
775
Aleksandra Pasko

Aleksandra Pasko

Tani sapo shkova te blej ne dyqanin e bukes, buke misri. Me pelqen se eshte e ngrohte e sapodale dhe shkon mire me djath. Tek dera po lebetitej nje femijë rreth 7 vjeç. E kish derguar nena te blinte buke, por 500 lekshi, i vjeter, i kish rene nga dora dhe kish perfunduar ne vrimen e nje pusete.

– Do me mbyse mama. Ishin leket e fundit ! Qante e bertiste. Lotet i shkonin çurkë ne faqet e skuqura prush. Nuk kisha pare sy me te frikesuar e te trishtuar! Ajo qe me çudititi ishte indiferenca e njerezve, qe perveç fjale SA GJYNAH nuk benin gje tjeter. Vetem nje plake po e ngushellonte, duke i thene se nuk do ta rrihte mami. Vajza e ulur galuç mbi puseten perpiqej me gishtin e vogel ne vrime te bente diçka. Ne çdp deshtim te perpjekjes fillonte e bertiste perseri.

– Dale, largou se ndoshta e gjej une moj zemer! Mos qaj se ndoshta e gjej. Futa dy gishtat e mi ne mes te cileve mbaja 500 leke te vjetra, aq sa i kishin humbur dhe bera sikur po kerkoja. Per pak çaste femija heshti. Ta kishit pare fetyren e saj! Frika, shpresa, gezimi e hidherimi nderroheshin çdo sekonde. Ajo besonte ne nje mrekulli!

– Dale, me duket se e kapa!

Mbeti mberthyer ne fetyren time sikur do zbulonte se ç’po benin gishtat e mi!

Une bezeqesha, buzeqeshi edhe ajo. Une beja sikur po mundohesha ta kap, ashtu bente edhe ajo. Ajo tani ishte e tera brenda veprimeve te mija.

– E kapa! Nxora gishtat ne mes te cilave ishte leku.

Sa shejt u vjen lumturia femijeve! Sa shejt i ndriti fetyra! Sa shpejt iu thane lotet!

Me perqafoi, shterngoi fort lekun me pellemben e dores se vogel dhe shpejt u fut ne dyqanin e bukes. U ktheva ne shtepi per te marre leket, qe te blija buken time.