Ne disa media po perhapet dezinformata poshtruese ndaj SHBA-se, lidhur me lobimin dhe kinse financimin e politikes se jashtme AMERIKANE, e lidhur me Kosoven.
Ne keto media thuhet se Shqiptaret paguajne per lobim shuma milioneshe qe te kene mbeshtejen e administrates Amerikane.
Amerika e ka çliruar Kosoven sepse ne Kosove ekzekutohej diskriminimi dhe vrasjet masive ne perioden 1990-1999, dhe e vetmja aresye qe NATO-AMERIKA intervenoi ishte politika e drejte e Amerikes dhe veqanerisht e STATE DEPARTMENT-it, qe eshte nje department i informuar saktesisht se qka ndodhe ne çdo pjese te planetes, dmth. edhe ne Kosove.
Te thuash se SHBA ndihmoi Kosoven per mjete financiare lobuese eshte nje amnistim i krimeve qe ndodhen ne Kosove ne perioden 1990-1999. Amerika e ka themeluar edhe Shqiperine ne vitin 1920, duke e bere ndalimin e ndarjes apo shkrirjes se Shqiperise nga forcat e atehershme europiane, qe e vendosen ndarjen-shkrirjen, ne tre shtete te atehershme (GREQIA, ITALIA, SKS).
AMERIKA e ka çliruar edhe tere Europen ne dy lufta boterore, te cilat çlirime kurrë nuk do te beheshin pa ndihmen madheshtore te Amerikes… qe u be pa lobues. BRSS (Rusia e Madhe) ne luften e dyte luftoi qe te okupoje shtetet, ndersa luften kunder Gjermanise Social-Naciste e kishte vetem pretekst. Amerika ishte ajo qe se bashku me Britanine e Madhe e luftuan Gjermanine Social-Naciste.
Amerika e çliroi Gjermanine lindore me 1990, dhe e bashkoi me Gjermanine Perendimore.
Nje “politikan biznismen” Kosovar-Zvicerian, kinse i pasur dhe kinse eshte lobuesi dhe financuesi me i madh i State Department-it, dhe per te cilin shpesh dezinformohet me porosi, kinse lobon per Kosoven dhe paguan “Miliona”.
Kjo eshte nje rrene e paskrupullt sepse se pari AMERIKA ekzekuton ndihma politike dhe ushtarake per shkak te politikes se saj me te avancuar dhe, me te drejte se te gjitha shtetet tjera ne planet.
“Biznismeni” ne fjale nuk ka mjete financiere t’i paguaj punetoret e vet qe kane rroga mujore ne lartesi 200-300 Euro, e po paguan miliona qe nuk i ka, dhe qe AMERIKA nuk i merr sepse nuk korruptohet.
KY BIZNISMEN RRENCOLL ESHTE NJE RRENC PATOLOGJIK.
Shpenzimet AMERIKANE ne Kosove ne keto 18 vitet e LIRISE se KOSOVES, jane si vijon:
Per mirembajtjen e CAMP BONDSTEEL-it shteti Amerikan shpenzoi 38 Miliard Dollar per 18 vite.
Per programet e ndryshme ekonomike te financuara nga USAID deri sot u shpenzuan ne Kosove 4.8 Miliard Dollar.
Intervenimi Ushtarak ne 78 ditet e bombardimit shteti Amerikan shpenzoi 12 Miliard Dollar.
Totali i shpenzimeve deri sot per keto 18 vite te LIRISE eshte
55 MILIARD DOLLARË
Nga buxheti i Kombit AMERICAN
Prandaj mos u beni viktima te genjeshtrave qellimkeqija RUSO-SERBE te cilat deshirojne te perhapin lajthitje lidhur me AMERIKEN dhe miresine e saj, per te cilen miresi ne duhet te jemi shume me mirenjohes, se qe jemi.
Dardan R. Gashi
Prishtinë