Përballë rezignatës morale

0
619

Jeta nuk është funksion pa praktikat luksoze që arrihen përmes makinave dhe mekanizmave. Paramendojeni një njëri qe sot nuk ka një celular, një tv, një automjet, një lavatriçe, një poç, një kombajnë për grurë, një fabrikë për këpucë, një fabrikë për pastë dhëmbësh, një ose edhe më fabrika për shumimin e gjërave elementare qe sot njeriu do ti ketë. Perëndimi përkundër lindjes vazhdon të prijë në makina dhe mekanizëm, ndërkaq dyndja e lindjes drejt perëndimit fashitë moralin e rremët dogmës që përpiqet të përjashtoi makinën dhe mekanizmin e njeriut perëndimor.

shkruan Bekim Rexhepi

Mekanizimi në skicat e Leonardo Daviçit, sot e asaj dite e ka lehtësuar botën, ajo është më shumë mekanike se sa përkufizimi në frazeologjitë e ideatorëve maniak, të aty këtushëm që akoma gjejnë strehë tek religjionet, dhe masa e tyre naive qe joshet për të mos pranuar fakte dhe zhvillime. Leonardo, ka skica të shumta dhe serioze për botën e zhvillimit dhe mekanizimin e jetës që vërtetë sot i shërben jo vetëm njeriu. Por, protagonizmi njeri, në zhvillimin e kësaj bote është më domethënësi, edhe pse ai në njëfarë forme ka teknikëzuar marrëdhëniet dhe raportet e tija në relacionin me njeriun, nuk ka ndalur se zhvilluari gjithnjë mekanizmi në shërbim të jetës. Jeta është dhe do të mbetet dhurata më e shenjtë e njeriut në botë, megjithëse edhe bota është dhuratë, aherë le ta perceptojmë se edhe zoti është një dhuratë. Por, të gjitha dhurata duhet të na joshin për aq sa janë në shërbim dhe në funksion të të mirës sonë, fundi ne jemi protagonisti i vlerësimit të vetës.

Jo, pa shkas po përpiqem të qoi përsiatjen që dikur me zell Gani Bobi, e kishte shtjelluar në një shkrim të porositur diku, dhe e kishte titulluar si “Deux machina”. Njeriu edhe pse është qenie jo mekanike vazhdon të mekanizoj luksin e tij, sot për sot makinat e ndryshme si prodhim ideor i njeriut janë kthyer në luks jetësor, çdo ditë e më shumë shtohen dhe perfeksionohen në funksionin të të mirës sublime. Bobi, e kishte shtjelluar se “ Qylina erdh e u bë lavatriçe e super lavatriçe, ndërsa fi i themë tani faksit e super-faksit; makina për larje, makina për fshirje, makina për terjen e flokëve, makina për ngrirje – frigoriferë, makina për të përjetuar orgazmën – seksimakina…; dhe- makina për buzëqeshje, makina mikpritje, makina për bukurfjalim, makina për të vënë stërkëmbëcën…; dhe – …” KOKA / RROTA / RRETH TIMONIERIT / TIMONIERIT / SILLET BOTA / PA NE”/”.

Nevoja e shtyri njeriun ta harroi zotin (arsye qe pritja e gjatë dhe e pa shpresë) dha ta marrë mekanikën si krijim për nevoja të tija për të pasur me afër, për ta zëvendësuar atë me zotin. Le ta mbaj në kasafortë të mendjes apo të besimit se zoti qe dhuratë, se edhe bota dhe jeta janë po ashtu dhuratë për njeriun, por njeriu për vete zgjodhi një tjetër dhuratë mekanikën. Heq mekanikën nga nevoja e njeriut të sotëm, dhe çfarë do të ishte zoti, bota dhe jeta? E kundërta ekziston vetëm në maniaken e disa kokave bajate qe akoma shërbehen me të njëjtën çervish, atë maniak të paaftë fizikisht, idiotë fare, orvatën të shtypin realitetin e njerëzimit përmes interpretimit dhe riinterpretimit të dogmës për zotin e plotfuqishëm, për frenjat e tij, dhe mbase do të gjejnë alibi të tjera për të mbajtur konkurrent me mekanikën e njeriut. Në përsiatjen e Ganiut, e hasa edhe këtë: se “njeriu krijoj edhe robotin, por pa ditur se në duart e kujt është vet”.

Ndër të tjera gjen edhe demoralizimin e njeriut qe është njëfarë kulture e surrogatit të makinës dhe mekanizmave. Por, kthesa për të vetëtuar dhe për ta besuar qorrin e argumentit se në duart e kujt është vet njeriu, nuk më le hapësirën e mjaftueshme qe njeriu sotëm mund të mbetet konservativë i një morali që përjashton makinën dhe mekanizmat. Sot edhe ideatorët e dogmave janë imun të makinave dhe mekanizmave, ata nuk mund të hiqen përjashtimit të makinave dhe mekanizmave të saja praktike, Jeta nuk është funksion pa praktikat luksoze që arrihen përmes makinave dhe mekanizmave. Paramendojeni një njëri qe sot nuk ka një celular, një tv, një automjet, një lavatriçe, një poç, një kombajnë për grurë, një fabrikë për këpucë, një fabrikë për pastë dhëmbësh, një ose edhe më fabrika për shumimin e gjërave elementare qe sot njeriu do t’i ketë.

Perëndimi përkundër lindjes vazhdon të prijë në makina dhe mekanizëm, ndërkaq dyndja e lindjes drejt perëndimit fashitë moralin e rremët dogmës që përpiqet të përjashtoi makinën dhe mekanizmin e njeriut perëndimor. Lindja e “moralit të rrem”, që përmes dogmës mban rob njeriun për ti ngulitur ne kokë, se në duart e kujt është vet, rrëshqet në relikt historik. Gati të gjitha (vendet e lindjes – lindja) janë shndërruar në vegla të shtypjes, po perëndojnë në kërthizën e panyje të problemeve moralizuese qe përjashtojnë dijen për të pasur sa më shumë “deux machina”. Vendi ynë dhe masa jonë, akrediton diç në këtë kulturë haraçin e vet! Mes rezignatës morale dhe praktikës jetësore që ofrojnë makinat si zot, njeriu ynë duhet të zgjedh dhe të joshet me dhuratën e tij për vete…