Ishte një titull dikund në shtyp !
Inxh. Abdullah Begolli
Te shkoshe ne pushime ne Durres apo Ulqin, te dyja qytete shqiptare (edhepse Ulqini eshte i pushtuar nga serbo-malazezet), gati eshte njesoj sepse i sherbehet popullit qe ne te dy qytetet eshte ne shumice shqiptar dhe jetojne kryesishte nga turizmi.
Por nuk eshte njesoi qasja e kosovareve ne Durres, Vlore, apo qytete tjera te shtetit ame dhe qasja e tyre ne Ulqin qe eshte nen pushtim, sikurse nuk eshte njesoi qasja (kryeneqesia e tyre ndaj policeve shqiptar), gjate udhetimit neper rruget e shtetit ame, sikurse eshte qasja e tyre (perulja e skajshme ndaj policeve serb), gjate kalimit neper rruget e serbise, qe jo pak nga ne edhe pas gjithe te kqijave mbi shekullore qe na i ka bere dhe po i bene vazhdimishte serbia, prap i zgjedhin bile edhe ua preferojne te tjereve rruget serbe per te shkuar ne atdhe dhe per tu kthyer nga andej.
Vitin e kaluar pas mbi 20 vitesh, ishim per pushim ne Ulqin.
Ne vendin ku ishim te vendosur afer plazhes se madhe, ne pamje te pare mbreteronte atmosfere shqiptare, me biseda te ndersjella, me muzike, restorane, hotele dhe lokale tjera tregtare, vizitore, taksista, me zhurme etj, e gjitha ishte mbi 90% shqiptare.
Ne çdo mbremje, sigurishte e kishin detyre per te treguar se kush eshte ZOT SHTEPIE, vinin nga dy police (hiq me teper) me nje “gazike”, uleshin ne nje qoshe te oborrit te ndonjerit nga restorantet e shumeta, “gaziken” e parkonin skaj rruge para restoranteve per tu dukur se jane aty, ku qendronin per rrethe dy ore.
Derisa ata dy polic serb ose malazez ( mund te kete qelluar ndonjeri edhe shqiptare, por meq flisnin serbishte nuk dihej nese ishte), qendronin ne mesin e mijera shqiptareve, situata behej krejtesishte ndryshe, qetesohej thua se ishin te tjere njerez.
Posa ata hypnin ne “gazike” dhe shkonin, situata gjallerohej.
Aq sa kam mundur ti shohe, atyre iu sherbehej mire por nuk i kam pare te paguajne.
Nuke di pse jemi te tille, por te tille jemi !
Ndoshta pushtimet e gjata, kurre pa shtet tonin na kane mesuar qe ta nençmojme veteveten dhe ti mbiçmojmë sunduesit !
Te vetmin shtet dhe te vetmen kohe qe ishte 100% e jona dhe shqiptaret dalazotesit e saj, ishte koha dhe Shqiperia e udhehequr nga Enver Hoxha.
Sikur ta luftonim, perbuznim anmikun sikurse e kemi luftuar dhe perbuzur kohen dhe shtetin tone me te mire gjate gjithe historise sone ( kurre nuk kemi pasur shtete me te mire ne te gjitha drejtimet), sigurishte qe do te kishim gjendje krejtesishte te ndryshme nga kjo ku kemi rene.