“SIMFONIA” E NJË NATE NË FSHAT

0
1115
Lulash Ara

Qetësia e natës prishet për një çast
Një ulërimë ujku vjen andej nga mali
Një mace mjamullin lartë për mbi pullaz
Dhe fillë pas sajë një hingëllimë kali.

Një dele blegërin, një qen duke lehur
Një cjap tundë zilen në qafën e ti
Më tutje në pemë hutini i fshehur
Nisë këngën, sa bukur, sa mrekulli…!

Vazhdon kjo “orkestër” të luaj “simfoninë”
Dirigjente hëna që ndriçon përmbi
Kaq ëmbël sëbashku krijojnë melodinë
Sa dhe Beethoven dot ja u kishte zili.

Ylli i dritës në qiell rrezaton
Dhe paralajmëron ardhjen e mëngjezit
Papritur veshi një këngë të dëgjon
Është zëri i bukur i një këndezit.

E dua natyrën e dua pa masë
Livallet me barë, malet me dëborë
Kullat prej guri mbuluar me rrasë
Jam lindur e rritur në një fshat malorë.

E’h ç’bukuri kishte dita edhe nata
Te ky fshat i vogël që kurr se harroj
Tani kanë kaluar mbi dy dekada
Që këtë “simfoni” më nuk e dëgjoj.

Jetoj në metropole të Europës plakë
Mes zhurmash e britmash që kurr nuk pushojnë
E malli për vendlindjen zemrën ma djegë flakë
Në gjumë gjithmonë ëndërrat veç atje më çojnë.
— — — — — — — — — — — — — — — — — — — —
Lulash Ara.