BANDITËT E PAN DHE BISNESMENËT E LAA, S’KANË PARIME

0
806

IDRIZ ZEQIRAJ

Përlavdërimi i Parlamentit të ri, deri në panagjerizëm, doli bosh. Deputetët lëshuan në etër marrëzira të bollshme. Ata nuk merakosën se Parlamenti është dyndur me kriminelë faktik, por, ankohen se “Parlamentin e kanë mbipopulluar çobanët”. Ndoca syrësh kishin pretendime të sillnin risira në jetën parlamentare, duke përcjellur, nga foltorja e Kuvendit, mesazhe mençurie e demokracie popullit të Kosovës. Por, fillimi flet për dështimin e tyre!

Populli i Kosovës mbeti rob i frikës, i terrorit të SHIK-ut, nuk arriti kurrë ta vrasë frikën, edhe tani, pas 18 vitësh të çlirimit faktik e fizik të Kosovës, por, jo edhe të lirisë fizike e shpirtërore të popullit të saj. Organizata ilegale e terroriste SHIK, me shef Kadri Veselin dhe komandantat e “Rognerit”, me vrasjet serike, ia ngriu buzëqeshjen e lirisë, popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Mjerisht, të ngarkuar me ideologjinë mykur të monizmit, robër të SHIK-ut, bënë deklarata kontraverse, të shpëlara dhe kërcënuese, deri me “kalljen e Kosovës”, nëse kreu i SHIK-ut, kreu i krimit, Kadri Veseli, nuk votohet për kreun e Kuvendit! Po këta, soji i tyre, dikur prodhonin panik: “Nëse arrestohet ish-shefi i SHP të UÇK-së, Azem Syla, do të këtë luftë në Kosovë!”

Ai po pjerdhët në burg, si hajn zyrtar dhe falsifikator, dhe populli po kërkon të prangosën edhe shokët e tij në krime, Hashimi, Kadrija, Ramushi, vëllezërit Buja dhe e gjithë klyshëria, me bandat e tyre të hajnisë zyrtare, të haraçit të përgjakshëm, të zhvatjes të doganave, të privatizimeve grabitëse të hapësirave tokësore, të vrasjeve numerike politike, për ta gëzuar pushtetin e sotshëm të gjakosur

Shprehet habia dhe krahasimi paushall, të mosvotimit të Kadri Veselit nga koalicioni LAA, gjoja është njësoj “sikur PAN të mos votonte Albulenë Haxhiun!” Dihen shumë qindra viktima, sepse, si dëshmi janë varret numerike, të organizatës ilegale terroriste SHIK, e prirë nga Kadri Veseli. Dhe, shtrohet pyetja: Sa njerëz ka viktimizuar, vrarë, Albulenë Haxhiu?!

Beteja për shembjen e kalasë së krimit

Vota e popullit, në zgjedhjet e 11 qershorit, është dëshmi e një kërkese, sa të qartë, aq edhe të drejtë, madje, shumë e ngutshme: Të fillojë çmontimi, shembja e kalasë së krimit. Kapja e shtetit nga kryebanditët Hashim Thaçi e Kadri Veseli, tani, si përforcim, me paterica, duan ta kllaposin edhe Ramush Haradinaj, me bandën e tij, gjithnjë aktive.

Shembja e kalasë së krimit, duhet të nismojë me refuzimin e vendosur të Kadri Veselit, për ta përdhosur e dhjerë shenjtërinë e Parlamentit. Deputetët e LAA-së nuk duhet të shërbehen me pallavra e “kodra pas bregut”, siç bëri LDK-ja me koalicionin e dy viteve të shkuara, për, kinse, nevojën e krijimit të institucioneve.

Zëdhënësi i krimit, Enver Hoxhaj, shtyrjen e afateve të pafund të seancës zgjedhore parlamentare, e arsyeton me zgjedhjen e “institucioneve cilësore!” Dhe, lind pyetja, çfarë cilësish kanë protagonistët e krimit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj?!

Pse të kamuflohen arsyet e mosvotimit të Kadri Veselit?! Nuk është interes partiak apo personal mosvotimi i Kadri Veselit, por, është interes nacional, kombëtar. E vërteta duhet thënë troç, se me bandat e SHIK-ut të tij, ka ekzekutuar, të paktën, 1.820 kundërshtarë politikë. Dhe, ky arsyetim është i tejbollshëm. Të gjithë ata, që rrekën për ta mbrojtur dhe votuar Kadri Veselin, janë argatë të SHIK-ut, të ngakuar me doza enorme kriminale.

Edhe për refuzimin përbuzës të Ramush Haradinaj për kryeministër, nuk ka nevojë të kërkohet një gjetje dytë, një argument shtesë. Sepse, ata, të dy, janë njësh, janë sivëllezër siamezë, në veprimtarinë e tyre supër-kriminale.

Ata janë fort të pranueshëm nga Serbia, andaj edhe përkrahën nga Lista serbe dhe pakicat tjera, sepse dosjet e tyre kriminale, i posedon Serbia. Pikërisht për këtë, njerëzit të inkriminuar në luftën e fundit dhe ata që kanë pasur poste në monizëm, nuk duhet dhënë mundësia, për të vazhduar me pushtetin në Kosovë. Pësimet e provuara, nuk duhet toleruar, madje, me asnjë çmim, të përsëriten.

Shembja e kalasë të krimit, çkapja e shtetit, do të ishte gjysmake, pa shkarkimin, madje, me daulle, të projektuesit dhe instaluesit të krimit në Kosovë, Hashim presidentit, (turpi i Kosovës!), i kontrabanduar në politikën e Kosovës nga zyrtarët social-komunstë të Tiranës, në koordinim me Serbinë dhe Sigurimin Sekret francez.

“Përdoruesit e dhunës nuk mund të jenë drejtues të shtetit”, sfidon Lëvizjen “Vetëvendosje”, Hashim presidenti, (mjerisht!), bërësi hisedar i Serbisë në Kosovën e çliruar dhe tregtari konspirativ i pasurive të brezave shqiptarë. Është kjo arsyeja, që rinia e Kosovës, madje, jo vetëm ajo, me preferencë partiake “Vetëvendosjen”, si shpresë për shpëtimin nga zhbërja e shtetit të brishtë të Kosovës, është aktivizuar, për të shpëtuar, atë çka mund të shpëtohet, duke u nisur nga dekriminalizimi, çmontimi i kalasë të krimit.

Kemi qenë dëshmitarë okularë, syçelë, të provokimit zyrtar, të kryesuar nga banda shtetërore e qeveritare: Hashimi, Kadrija, Isa, me lukuninë profane e servile, të cilët, mashtronin e heshtnin Veriun e Mitrovicës, aprovonin “Zajednicën” e, deri në ngulmimin për tjetërsimin e tej 10 mijë hektarëve tokë të Kosovës, në adresë fqinjëve malazezë!!!

Andaj, e gjithë ajo, e ashtuquajtura dhunë, e “Vetëvendosjes”, që përmend Hashim konspiratori, autor i nënshkrimit të marrëveshjeve të fshehta, me elemente të bollshme tradhtie, është minore, e pakët, në raport me krimin shtetëror, të bërë, me nder, nga presidenti Hashim, i cili mbetet peng i krimeve serike, ndaj shqiptarëve të pafajshëm, së bashku me binomin namkeq Kadrija-Ramushi dhe shumë dhjetra banditër, të cilët, e pasuan me krime makabre Millosheviçin në Kosovë.

Dhe, rrëzimi fizik i kalasë, deri në përtokje, nuk do të ishte i plotë, pa heqjen e themeleve të kalasë të krimit, pra, nxjerrjen e jashtëligjshme të dy partive-banda, PDK-së dhe AAK-së. Sepse infektimi i tyre kriminal, mund të krahasohet me po aq i rrezikshëm, sa të sëmurët me leprozë. Shembullojmë me mbrojtësit panegjerikë të krimit: Enver Hoxhaj, Rexhep Hoti, Muharrem Nitaj, Blerim Kuqi dhe këlyshëria tjetër lehëse.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe LAA, duhet të jenë shumë të vendosur, efikas, për ta përballuar krizën e shkaktuar nga PAN-i. Besimi i popullit është spostuar tek “Vetëvendosja”, sepse ajo stopoi revanshin e rrënimit galopant të Kosovës, nga Hashimi me pushtetarët e tij kuisling.

Kosova po shkonte drejt bosnizimit, me marrëveshjet konspirative e fatale të Hashimit, të bëra kur ai kryesonte qeverinë. Isa Mustafa, në vend të denoncimit të tradhtisë të Hashimit, të anulimit të marrëveshjeve, ekstremisht, favorizuese për Serbinë dhe Malin e Zi, i aprovoi ato dhe ngulmonte në zbatimin e tyre. E gjithë këtë e bënte pa përfillur anëtarësinë e LDK-së, duke e dëmtuar shumë edhe partinë.

Andaj, “Vetëvendosje”, si parti fituese absolute, duhet të ngulmojë, që bandën PAN ta pensionojë turpshëm, ashtu siç e meriton. Votat numerike të shkodranit Albin Kurti, (është nga Katërkolli, vetëm 15 kilometra nga Shkodra, vatër e arsimit dhe atdhetarisë, që ka ditur ta ruajë identitetin shqiptar, edhe në kushtet e pushtetit të egër serbo-malazezë), të Dardan Molliqaj, Visar Ymerit, Albulenë Haxhiut, Glauk Konjufcës, Donika Kadaj-Bujupaj, me shokë, do të shkonin huq, deri në zhgënjim të elektoratit, nëse do t’ia dorëzonin pushtetin, bandës-PAN, të fituar me votën vullnetare të popullit.

Presioni, shantazhi, kërcënimi, blerja e votës, nga deputetët e LAA-së, për ta votuar PAN-in, me angazhimin e drejtëpërdrejtë të SHIK-ut, është vepër penale. Andaj, koalicioni LAA dhe “Vetëvedosja”, duhet ta denoncojnë krimin e radhës të bandës-PAN, me organizatën aktive kriminale SHIK, për dhunë e terror, ndaj deputetëve të pambrojtur, të cilët janë përzgjedhur, për t’u shenjëstruar. Dhe, të ngumojë për ndjekje penale, të të gjithë atyre, që janë pjesë e presionit, shantazhit, kërcënimit banditesk, me qëllim të blerjes të votave dhe të vazhdimit të pushtetit kriminal.

Tani, mësohet, me inçizim të siguruar, se AAK-ja ka agjituar, përgjatë fushatës, për ta votuar, për deputete, Teutë Rugovën, edhe pse ajo i përkiste listës të LDK-së. Krimi i ka rrënjët thellë dhe duhet luftuar, madje, pa asnjë kompromis e lëshim.

Edhe sikur SHIK-u terrorist të marrë, dhunshëm, jo vetëm dy votat e përfolura, por edhe një duzinë sosh, nuk duhet pranuar, nuk duhet lejuar që banda-PAN, ta vazhdojë qeverisjen, me duart, tashmë, të përgjakura, qysh prej afro dy dekadash.

Krejt pakuptueshëm, Lëvizja “Vetëvendosje”, ka anashkaluar krimin e organizuar politikë, ekzekutimet e ushtarakëve luftëberës dhe të veprimtarëve të Ibrahim Rugovës, duke u mjaftuar vetëm me krimin e dukshëm ekonomik të PDK-së, me aleatët e saj, po kaq korruptiv. Së fundi, përmes kuadrove Molliqaj, Haxhiu, u korrigjua ky faj i rëndë, sepse, si mbrojtja, ashtu edhe fshehja, heshtja e krimeve, përbën krim. Thonë, “më mirë vonë se kurrë”. Lë të shpresojmë se këndellja e filluar, do të përçohet në anëtarësinë dhe elektoratin masiv të Lëvizjes simpatike “Vetëvendosje”.

“Qeveri gjithëpërfshirëse” – kërkesë e SHIK-ut

Veç të tjerëve, propozimin për “qeveri gjithëpërfshirëse”, e kanë përsëritur edhe dy bisnismenët më pasanikë të Kosovës: Behxhet Pacolli dhe Ramiz Kelmendi. Të dy këta kanë shprehur preferencën për Ramushin kryeministër!! Arsyeja krejt e lexueshme: Ramushi i ka bandat më të organizuara të krimit dhe të haraçit në Kosovë. Dhe, këta frikësohen, të jenë viktimat e para të këtyre bandave.

Këtë e dinë edhe dy personat, me shumë pare, por, me hiç parime. Ramizi ka pranuar se ka kërkuar mbrojtjen e Ramushit, i rrezikuar nga bandat e tij, të Hashimit dhe të Kadrisë me SHIK. Edhe Behxheti ka folur vetë, pa e pyetur askush, se ka dhënë milionat në Hagë e Colmar, për Ramushin.

Nuk mjafton paraja e dhënë. Ata kanë marrë edhe obligime tjera shërbyese, afatgjata. Tani, nga ata, po kërkohet vota. Ramizi ka një votë, fort domëthënëse për këtë zgrip-rasti, buzë greminës, për PAN. Me e mengeluar fort Ramizin, ai, me milionat e tij të depozituara, nga bisnesi shumë suksesiv, mund të blejë edhe vota tjera. Behxheti, i lakmuar më shumë së kurrë, sepse votat e tij zgjidhin koxha punë për fillim dhe, më vonë, SHIK-u e dinë mirë zanatin dhe bënë detyrën e vet! Kjo është edhe arsyeja, që banda-PAN bojkoton dhe prolongon, zgjat pa afat, pjesëmarrjen në seancën kuvendore.

Pra, bisnesmenët s’kanë parime, por, llogari po. Dhe, këtu konvergohen, në një pikë, me bandën e bashkuar PDK-e, AAK-a. “Qeveria gjithëpërfshirëse” eshtë ide e hedhur nga SHIK-u, e lakmuar edhe nga ndërkombëtarët, për të vazhduar hajnia dhe banditizmi i partive banda. Në këtë amalgamë, kinse, qeverisje e të gjithëve, LAA dhe “Vetëvendosje”, nuk do të ishin hiç më shumë, se sa dekor i bandës PAN! Kalaja e krimit, veçsa do të retushohej, si fasadat e kuqe të ministrive të Edi Ramës, duke e ruajtur të paprekur ngrehinën e saj kriminale.

Rrjedhimisht, “qeveria gjithëprfshirëse” duhet denoncuar, si krijesë, në tentativë, e PAN-it kriminal. Duhet kundërshtuar, jo vetëm me votë, por edhe me bojkot parlamentar. Ndërkombëtarët duhet të informohen dhe të kërkohet nga ata, që t’i jipet fund mbrojtjes të krimit, edhe dy dekada pas çlirimit, në emër të një arsyetimi bajat e fallso, kinse, për funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Askujt nuk i duhet një funksionim, një drejtim i shtetit nga bandat kriminale, që kanë përgjakur Kosovën dhe kanë grabitur pasuritë e brezave shqiptarë. Është koha që rinia e Kosovës, e cila është në nismë të jetës aktive, të mos lakmojë fatin-rob të brezit tonë, por, ta marrë fatin e vet në duart e saj. Koha është për veprime të mençura e vendimtare. Të shembet kalaja e krimit!