S’KA VDEKJE FJALA

0
671

Poeti Agim Desku

Nëse fjala ka mijëra vite jetë
Fjala ime për ty rron edhe përtej të shenjtës
Ti vitet i more ngado që shkoje
Sëcilit ferr nga një emër ia lë kujtim.

Sa shtrenjtë e pagove shenjtërinë e tokës
Pa pasur asnjë çast të merrem me kohën dhe bukuritë e saj
Rrëmbeva lapsin për të kërkue të jem a mos të jemi dëshmitar i hyjnive
Çfarë më duhen çmimet e jetës, nëse ia vjedha shpirtit guximin e saj.

Në një mijë vite kthe njëherë nga jeta e trazuar protestash
Kam për t’i pushtuar çdo lloj libri për të dashuruarit në ekstrem
Kaq të lehta më janë dukur piramidat e Keopsit dhe shumë faraonve tjerë
E kisha në mendje dhe në zemër jetën aty ku e gjeja një dritë nga drita e hyjnive.

Tokën mëzi e shpëtova, ku edhe sot e ruaj si dikur para Krishtit
Luftë i thënçin nëse nuk vdiqa prapë për këtë tokë të artë
Jeto më fjalën lutje, dhe një nga një netët dikur i numëroja varre
Nuk ka vdekje për fjalën në asnjërën kohë që unë dua ta jetoj.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar