KRYEREDAKTORI DHE GAZETARJA E SEKRETARISE SE SELISE SE SHENJTE PER KOMUNIKIMIN
Në Selinë e Ambasadës tonë, e Ngarkuara me Punë znj. Majlinda Dodaj priti në një takim Dom David Gjugja-n, Kryeredaktor i Sekretarisë së Selisë së Shenjtë për Komunikimin, programi shqip, si dhe gazetaren pranë këtij dikasteri, znj. Klaudia Bumçi. Përmes kësaj redaksie ndër vite ka kaluar përkrahja e vlerave njerëzore, shoqërore e kulturore e shqiptarëve.
Dom David Gjugja, duke uruar znj. Dodaj për detyrën si Kreu i Misionit i Ambasadës së RSH-së pranë Selisë së Shenjtë, është interesuar dhe për punën që zhvillohet pranë kësaj Përfaqësie. Znj. Dodaj duke uruar mirëseardhjen – në fjalën e saj në një pritje miqësore – informoi Dom Davidin mbi veprimtarinë e Ambasadës sonë si dhe për projektet që janë në zhvillim për vjeshtën e këtij viti. Biseda më tej u përqëndrua vecanërisht mbi evidencimin e aspekteve positive të popullit tonë, si harmonia fetare.
Duke kujtuar figurën dhe veprën e Nënë Terezës, znj. Dodaj ka theksuar formimin që shumë herët e të Shenjtës Terezë me ndjenjën e tolerancës dhe pranimit të feve të ndryshme, pikërisht duke spikatur kështu dhe origjina shqiptare e saj; një vlerë kjo që populli ynë trashëgon ndër shekuj. Duke qënë e gatshme për të gjithë përmes mikëpritjes e mbrojtjes së jetës njerëzore – ka vijuar znj. Dodaj – Nënë Tereza përfshiu veten në varferinë materiale të të varfërve, por dhe në varfërinë shpirtërore të atyre që ndiheshin të braktisur. “Kjo ishte dhe në traditën e familjes së saj” ka nënvizuar Don David Gjugja.
Znj. Klaudia Bumci ka kujtuar “shërbimin ndaj të varfërit ndër më të varfër”, për të cilin Nënë Tereza dedikoi jetën e saj.
Në përfundim të takimit Dom David Gjugja dhuroi znj. Dodaj librin ‘Diplomacia dhe Feja’ si dhe ‘Pemën Gjenealogjike të familjes Kastrioti Skënderbeu’.
Dom David Gjugja – përkthyes zyrtar për gjuhën shqipe i Papa Gjon Palit dhe i Papa Françeskut gjatë vizitave të tyre në Shqipëri – është një personalitet i cili ka ndikuar shumë që raportet midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, por dhe Kosovës të jenë në nivelin më të mirë të mundshëm.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar