Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e arrestimit të udhëheqësve “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”

0
692

Ka disa muaj që persona të panjohur kanë shkatrruar shkronjat në monumentin e heroit tonë kombtarë Gjergj Kastrioti -Skenderbeu. Për këtë vandalizëm ska pasë asnjë reagim asë nga policia e Kosovës asë nga Institucionet përgjegjëse qoftë për ta bërë denimin e masakrusve të shkronjave të Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, dhe për ti kapur ata e futur para drejtësisë, qoftë për të bërë rregullimin e shkronjave dhe emrit në mënyrën e duhur nga ana e Institucioneve të Kosovës. Kështu që fillimisht Shoqata “Trojet e Arbrit” falënderon dhe përkrah “Lëvizjën për Shqipëri të Bashkuar”, për marrjen e iniciativës dhe vendosjen e shkronjave në vendin e duhur.

Kjo është bërë për shkak të neglizhencës së Institucioneve të Kosovës, të cilët edhe pse për ditë kalojnë nëpër sheshin Gjergj Kastrioti –
Skenderbeu në Prishtinë, por e kthejnë kokën në anën tjetër për të mos parë këtë vandalizëm. Është brengosës fakti se si policia e Kosovës muaj të tërë nuk arritën që t’i kapin aktorët e rastit vandal, e në anën tjetër burgosin udhëheqësit e “Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar”, të cilët bënë një gjest simbolik dhe atdhetar. Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” fton policinë e Kosovës që sot t’i lëshon në liri veprimtarët kombtarë, dhe t’iu kërkoj falje për këtë arrestim të pakuptimtë.

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit”

Nue Oroshi, Kryetar

Prizren 12.08.2017