A është pru Kosova para bankrotit ?

0
439

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Vendi i të gjithë neve është Kosova. Të gjithë kemi të drejtë që shteti ynë të bëhët vend i prosperuar, të bëhët shteti më i bukur në botë…Të gjithë jemi njerëz të këtij nënqielli të cilët detyrohemi para shtetit. Detyrohemi të respektojmë kushtetuten, të respektojmë ligjet tona. Të gjithë kemi të drejtë të jetojmë të lirë në tokën tonë, të jemi të barabartë para ligjit, ti kemi të garantuara liritë qytetare dhe të drejtat elementare njerëzore… Sot, duket qartazi së vendi ynë nuk është I barabartë për të gjithë…

Kategorizimet shoqërore janë theksuar për së tepermi… Vendi ynë shumë kënd e bëri të pasur pa mund, u banë shumë pasanikë mbrenda natës duke vjedhur pasurinë e popullit. Këta pasanikë të kësaj klase politike në pushtet e kan pru vendin para bankrotit. E kan pru vendin para eskalimit të ndonjë situate të pa pritur. Po na prodhojnë përditë kriza politike dhe kriza institucionale duke mos i dhënë llogari askujt.Neve na mbetet tu tregojmë të gjithë këtyre tregtarëve te fateve tona, së drjetësia vlen për të gjithë barabartë.

Këta njerëz të elitës politike janë bërë si pllaka e gramafonit të prishur. Po i ndëgjojmë per qdo ditë retorikat e tyre boshe, premtime shumë, e realizime pak. Janë grumbulluar problemet të cilat kërkojnë zgjedhje fatlume, e nuk ka kush i ban këto ndryshime pozitive. Kjo elitë e kalbur politike nuk ka mundësi të ndryshon për të mirë, pas punës së keqe shumëvjeqare. Këta qëllimisht kanë bërë që të kemi ndarje klasash, që të kemi ndarje në baza krahinore dhe farefisnore dhe që të kemi edhe ndarje regjionale shumë të dëmshme edhe në pikëpamje kombëtare .Këto ndarje po reflektojnë keq në parti, por edhe në pushtet.

Është keqkuptuar, është keqpërdorur sistemi shoqëror kapitalist. Kapitalizmi nuk do të thotë më grabitë të mirat materjale kush të qohet më heret në sabah… Kan mbetur shumë anash interesat tona strategjike, nuk po respektohen vlerat, po shikohen interesat e ngushta. Për kategoritë e ulëta shoqërore është rezervuar varfëria dhe iluzionet së do të bëhët mirë një ditë edhe për ta. Koha po ikën shpejt dhe pamëshirshem. Dikush naltë në pushtet ashiqare është duke punuar kunder Kosovës. ”Zajednica”, Demarkacioni, kriza politike, kriza ekonomike, krimi dhe korrupcioni janë duke e mbajtur peng Kosovën.Largimi masovik nga vendi është bërë temë në vete…

Shqiptarët janë popull pro amerikan dhe pro perëndimorë, e kan mbetur më të izoluarit në Evropë. Këto grupe politike të interesit janë ata të cilët kan bërë të errësohet e ardhmja jonë. Hileqarët e katapultuar në pushte po na servojnë çdo ditë rrena, po na shesin kopalla të cilat nuk i han më as qeni. Kan bërë shtet për veti, e kan bërë jetën si në parajsë. Këta po të kishim organe të mirëfillta të drejtësisë do të përgjigjeshin për të gjitha të palarat e tyre pa vonuar shumë. Mos të demoralizohemi, mos të ndalemi që atdheun bashkarisht ta bëjmë shumë më të mirë. Kemi të drejtë të luftojmë për reformat pozitive të cilat nuk i kemi…