DËSHMORIT TË LIRISË

0
1001

Ajet Shala

DËSHMORIT TË LIRISË
( Afrim Gashi )

Me çfarë fjalë kënge për ty do këndojmë
A ka vallë shkronja të flasë për trimërinë
Nga gjaku që rrodhët u rinua toka jonë
U vadit si pemë që mori lavdinë.

Rrodhën lumenj gjaku, skuqi edhe qielli
Edhe pena në fletë me të u spërkat
O dëshmor lirie
O Afrim Gashi ju jeni si dielli
Për ditën e sotit u bëtë flakadan.

Shtrëngoj fort kurorën përkëdhel me duar
Gjej emrin e Nipit, skalitur me dhimbje
Vepra juaj për ne është busull e pagabuar
E ndriçon si një diell me rreze në lindje.

Falë, falmë përjetë, me shpirt, o gjaku im
Ku ta gjej për ju vallë fjalën e vërtetë?
Si të shkruaj për udhën gjerdan me dritë
A të këndoi për ty që sot veç dritë po jep?

Jo , jo, nuk jam piramidë për mbretër
Për nipin tim që qëndron si lule në park
Me plisin e dheut, dëshmor kombi
Me një shtat ta lartë skalitur në bajrak.

Rreth e rreth kurora, djepi i lavdisë
Gjoksi yt mburojë, shtrat i historisë
Do t’ua them t`mos harrojmë dëshmorët
Amanet prej brezash që kërkonin dritë.

Ti je dritë lirie, dritë me shkëlqim
Me pushkë në dorë akoma jeni ushtarë
Me ty flamuri nuk mbetet asnjëherë jetim
E kënga për ty dëshmor ngjan si krua me fjalë.

Ç`do lule Kosove për ju është nderim
Gjaku yt u bë farë e u bë filiz
Thesar Arbërie që nuk paska çmim
Germat janë të arta, kanë vezullim.

Kalove shtatë bjeshkë, kalove në shtigje
E gjith Trojet Arbërore, ju panë çlirimtarë
U bërë urë për brigje shkëndija lirie
Gjithandej në botë ku ka shqiptarë.

Ti u bërë engjull, yll i lart në hapësirë
E ndriçuat tokën me dritë në liri
Jeni Ikonë e mallit na dhatë krenarinë
Me flamurin në gji bëtë SHQIPTARINË.

Në Kopiliq po kërkoj për ty një lahutë gjyshi
Për të mbjellë një lulnajë lavdie
Shkronja ari në mermer me durim i skalis
Për ta vënë një tufë lulesh në statujë lirie.

Kopiliq 03 Gusht 2017
Ajet ShalaAjhasha

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar