TË NISË DEKRIMINALIZIMI, ÇMONTIMI I KRIMIT

0
573
LDK logo

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Retrospektivë

Krimi i bartur në Kosovë, zë fill në Mërgatë, madje qysh me vrasjen e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, ku koordinohen palët kriminale: LPK-ja (krahu kundërshtarë i Jusuf Gërvallës); UDB-a dhe Sigurimi Shqiptar.

Elementet e instruktuar nga UDB-a, qenë të gatshëm, për t’u vënë edhe në shërbim të Sigurimsave të Enver Hoxhës, të veshur me kostumin e diplomatit! Përçarja e Mërgatës shqiptare dhe denoncimi ke UDB-a të grupeve ilegale në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. ishte aktive.

Në vitet ’90-a, LPK-ja mori një urdhër të dytë: Thellimin e përçarjes ndërshqiptare; sabotimin e të gjitha fondeve dhe të ndihmave për Kosovën; luftimi i LDK-së dhe i Ibrahim Rugovës! Social-komunistët, (PS-ja), dërguan në ndihmë të LPK-së kuadro partiakë dhe gazetarë të rreshkur të monizmit enverist.

Llumhanja ideologjike staliniste e LPK-së dhe PS-ja u shkrinë në njësh, në “Revolucionin demokratik”, të tre gishtërinjëve serbo-sllav, në përkalljen e Shqipërisë, më 1997.

Kuadri i, i përzgjedhur për zëdhënës të UÇK-së, në themelim e sipër, Ali Ukaj ishte viktima e parë. Hashimi u ndodh “rastësisht” në të njëjtën dhomë me atë, u arrestua, me akuzën e vrasjes. Por, Xhavit Haliti i telefonoi, nga Zvicra, një gjenerali në Tiranë dhe Hashimi u lirua!?

Qasja serioze e LDK-së, për ta krijuar forcën e armatosur të Republikës të Kosovës, hasi në kundërshtinë e LPK-së, tashmë, e komanduar nga Serbia dhe zyrtarët enveristë të Tiranës, penguan forcën ushtarake të përbashkët. Nën slloganin se “kryeqyteti i Kosovës”, është Beogradi”, dështuan marrëveshjen ushtarake në Osllo të Norvegjisë.

Edhe LPK-ja u përça, sepse garda e vjetër e LPK-së, me qendër në Gjermani, nuk ishte dakord për ndarjen e faktorit ushtarak. Garda e vjetër u akuzua deri në tradhti: Humbi kryesimin e LPK-së, gazetën “Zëri i Kosovës” dhe Fondin “Vendlindja thërret”.

Tirana zyrtare favorizoi grupin e karrieristëve injorantë e fodullë të Drenicës, të kryesuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla me rrugaçhanën e tyre, duke e vënë në komandë kuadrin e saj enveristë nga Tirana. Si melmesë mori edhe ca kokërra halabakësh të diskredituar dhe fort të dyshuar nga Dukagjini!

Udhëheqja e re e LPK-së mrizonte në “Bllokun” e zi të Tiranës. Prej andej intrigonte dhe denonconte çetanikët në Kosovë, duke i vënë në pritat e policisë serbe: Mujë Krasniqin me shumë shokë; Zahir Pajazitin me shokë, e deri ke vëllezërit Hamëz e Adem Jashari.

Në pamundësi për ta ndalur vazhdimin e luftës të FARK-ut, LPK-ja dhe Sigurimi i Klosit ekzekutuan, në mes të Tiranës, ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqin, për të vijuar me vrasjen e ushtarakëve dhe të veprimtarëve të LDK-së, përgjatë dhe pas luftës të Kosovës.

LPK-ja, me rekomandimin e Tiranës zyrtare dhe të Serbisë, bllokoi aktivizimin e “UÇK-së” së tyre, nuk shënuan asnjë përballje ushtarake dhe as betejë. Por, krijuan burgje rurale dhe banda vrastare, kryesisht, për kundërshtarët ideologjikë, ushtarakët dhe veprimtarët e LDK-së të Ibrahim Rugovës.

FARK-u luftoi në rrethana të egra të sabotimit të luftës. Megjithatë, shënoi fitoren në betejën e Loxhës, me komandantin heroik, kolonel Tahir Zemaj, thyerjen e kufirit ndërshqiptar, në Padesh të Malësisë të Gjakovës; betejat serike të Kosharës dhe aksione të shumëta anekënd Kosovës. Megjithatë, luftën e penguan dhe e sabotuan LPK-ja, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Tiranës zyrtare dhe Serbia. Kosovën e çliroi Aleanca ushtarake NATO dhe jo UÇK-ja.

Social-komunistët e Tiranës krijuan Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, me synimin për ta bërë edhe atë komuniste. Por, ndërkombëtarët e shpallën të paligjshme dhe në zgjedhjet e para parlamentare, LDK-ja, me liderin e saj karizmatik, Dr. Ibrahim Rugovën, erdhi në pushtet.

Serbia, me ndihmën e Sigurimit francez, agjent i të cilit është Hashim Thaçi, ndau Mitrovicën. UNMIK-u, me frengun Kouchner, i heshti krimet-vrasje dhe vjedhjet zyrtare të pasurive të Kosovës, nga “komandantët” korba.

Pas shuarjes të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, karrieristët e etur për pushtet, e ndanë dhe e rrënuam LDK-në, duke ia mundësuar bandës të PDK-së ardhjen në pushtet. Kreu i krimit, Hashim Thaçi, e sundon, madje, shpengueshëm. Kosovën, në saje të organizatës terroriste të SHIK-ut, që ka ka shtrirë tentakulat e tij në të gjitha institucionet e Kosovës dhe në strukturat vendimmarrëse të partive politike, përfshi këtu edhe LDK-në. Serbia e don në pushtet Hashimin me “komandantët” e tij, ngaqë janë peng të krimeve të bëra, ndaj shqiptarëve të pafajshëm, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Kjo retrospektivë u bë, për të treguar se krimi në Kosovë daton prej tej tri dekadave më parë. Pra, është një bandë e hershme, që ka shumëzuar anëtarësinë; është legjitimuar, duke pushtuar, përgjakshëm, kupolën e pushtet dhe të shtetit.

Kjo bandë, me bashkimin e tanishëm, në koalicionin – PAN -, me shumësinë e krimeve, ka stazhionuar veprimtarinë kriminale në tërë Kosovën. Andaj, nisma për dekriminalizimin, çmontimin e krimit, kërkon një mobilizim serioz dhe ngulmues të të gjitha forcave demokratike dhe atdhedashëse të Kosovës tonë.

– PAN -, sinonim i krimit, mbron kriminelët

Koalicioni i bandave të krimit, i tubuar në -PAN-, me vrasje,haraç, hajni zyrtare, nominon, emëron kandidat për postin e kryeparlamentarit, kreun e SHIK-ut, kreun e krimit, Kadri Veselin. Kjo dëshmon se “Fillimi i ri” i këtij koalicioni kriminal, do të jetë vijimësi i krimeve të vjetra, veçse me metoda përfide e kamifluese dhe mashtruese. Ky është provokimi më i rëndë, por, i radhës, që i bëhet popullit të Kosovës.

Kadri Veseli, kreu i organizatës terroriste e fashizoide, SHIK, që konkuroi, madje sukseshëm, Millosheviçin, me ekzekutimin e 1.820 ushtarakëve dhe të veprimtarëve të LDK-së, shifër kjo që tejkalon numrin e dëshmorëve, të rënë në luftën aktive, pretendon ta rimarrë kryepostin e Legjislativit të Kosovës! Kjo do të ishte një rivrasje e të gjitha viktimave të tij, krejt të pafajshme, të ekzekutuara më urdhër të Serbisë, për ta dështuar, jo vetëm luftën, ashu siç, realisht, dështoi, por, edhe shtetin e Kosovës.

Arsyetimi se koalicionit fitues i takon posti i kryetarit të Kuvendit, nuk justifikon zgjedhjen e njeriut të identifikuar me vrasjet masive të shqiptarëve, nëpërmjet të bandës të SHIK-ut, që Kadrija e drejtonte. Realisht, të gjithë ata që militojnë në një parti, e cila ka kryer krime faktike kundër popullit, me doza të ndryshme, janë të inkriminuar.

Dhe, për këtë, kur këto krime do të faktohen, bile, katërcipërisht, do të ndjehen të turpëruar, jo vetëm anëtarësia, elektorati i tanishëm, i këtyre partive, i këtij koalicioni, por, edhe fëmijtë, nipat dhe mbesat e tyre. Sepse, mbrojtja, mbështetja e krimit me votë, është krim, ngaqë mundëson vazhdimësinë e krimit.

Është tejdukshëm diskriminuese ngulmimi i koalicionit – PAN -, për rizgjedhjen e Kadri Veselit, në krye të Kuvendit, kur dihen krimet serike të tij. Ndonëse u takon ky post, u takon edhe propozimi i kandidatit, por, jo, domosdoshmërisht, të jetë i detyrueshëm edhe aprovimi i tij, nga partitë apo koalicioni tjetër. Përndryshe, çfarë kuptimi do të kishte hedhja në votë e kandidaturës?!

Risi: Lartësimi në poste, në raport me krimet!

Krijimi i Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, mori shkas nga akuzat që rëndojnë mbi Hashim Thaçin. Megjithatë, ai i ngriti shkallët e karrierës së tij, “duke shkelur mbi kufoma, në postin e presidentit”, – siç shkruan ish-ministri Xhafer Shatri. Një rast unik për shtetet e botës demokratike!

Për çudë, kapja e posteve shtetërore, ka qenë në raport me shumësinë e krimeve të bëra! Kështu ka ndodhur me Hashimin, Kadrinë dhe, tani, Ramushi yryshohet për postin e kryeministrit, sepse, edhe pse nuk e thotë, në mendje e ka se “as unë nuk jam më i pakët në krime!”

Dhe, sipas asaj që faktohet nga realiteti i këtyre afro dy dekadave, rezulton: Hashimi president, Kadrija kryekuvendar, Ramushi kryeministër, është plotësuar tablloja meritore, në bazë të krimeve të bëra. Rrjedhimisht, Kosova është shteti më kriminal në Evropë e më gjerë, pa pasur nevojë për thojëzime!

Dhe, vetëkuptohet se mendësi kriminale kanë edhe populli i këtij shteti, që jo vetëm i toleron, hesht si peshku, por, edhe i voton kriminelët! Atëherë, pse u dashka të kërkohet respekt, liberalizim të vizave, barazi me popujtë e tjerë evropianë?! Përralla!

Të ngulmohet për dekriminalizimin,
çmontimin e krimit

Tashmë, dihet, shteti është i kapur nga krimi, sepse kriminelët janë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit. Nisma për dekriminalizimin, çmontimin e krimit, është kërkesë e të gjitha shtresave të shoqërisë sonë, sepse pa siguri, nuk ka liri.

Hapi i parë: Rrëzimi i kandidaturës, për të parë të Kuvendit, të kreut të SHIK-ut, kreut të krimit, Kadri Veseli;

Hapi i dytë: Mosvotimi i Ramushit për kryeministër, sepse me bandat e tij ka përgjakur Dukagjinin. Madje, është regres, hap prapa e nonsens, që një profan, një i pashkolluar, të drejtojë një popull, një qeveri, kur dihe se ka kuadro të bollshëm dhe të painkriminuar në krime, haraç, uzurpime të pasurive shoqërore e shtetërore.

Hapi i tretë: Të inicohet, nismohet shkarkimi i presidentit Thaçi, si i zgjedhur me kompromise e pazare të pista; si autor i krijimit i organizatës ilegale terroriste SHIK, që ka përgjakur anëpërtej Kosovën; për organizimin e protestave të mars-prillit 2004, me urdhër të Serbisë, ku u vranë 18 djemë shqiptarë; u dëmtua pasuria e Kosovës, e cila u detyrua të kompensohet nga buxheti i Kosovës; u rrënua imazhi i Kosovës në sy të botës, duke e sjellur decentralizimin e deri ke “Zajednica”!

Me këtë krim makabër, të projektuar nga Serbia dhe të realizuar, pikërisht, nga partitë e -PAN-it – aktual, është treshja famëkeqe: Hashim Thaçi, Kadri Veseli me SHIK-un e tij, Ramush Haradinaj dhe e gjithë lukunia kriminale e “komandantëve” të tyre.

Skajshëm e çuditshme, koalicioni LAA dhe Vetëvendosja, po i heshtin krimet numerike të krerëve të PAN-it. Sigurisht, ata presin që detyrën e tyre t’ua bëjë kombëtarja “Bota sot”!! Natyrisht, një medium publik, një gazetë e përkushtuar për progresin e vendit, duhet të këtë qasje realiste e trimërore, për denoncimin e së keqes, deri edhe të krimeve.

Por, për dekriminalizimin, për çmontimin e krimit në pushtet e shtet, duhet një angazhim i të gjitha forcave demokratike. Në krye të tyre duhet të jenë forcat e organizuara politike, të cilat janë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të iteresuara, që nëpërmjet pushtetit, t’i qasën ndërtimit, zhvilimit të gjithanshëm të vendit dhe të demokracisë – njëherësh.

Shpallja e jashtëligjshme e partive-banda,
domosdoshmëri, për çmontimin e krimit

Hapi i katërtë: Koalicioni LAA dhe Vetëvendosja, bazuar në faktet e bollshme të krimeve numerike vrastare, haraçit galopant, hajnisë zyrtare dhe të rrënimit të përgjithshëm ekonomik e politik, madje, deri në prag të zhbërjes të shtetit të Kosovës, nga partitë-banda, të tubuar në koalicioni PAN, të dalë me kërkesën serioze e ngulmuese, për shpalljen e paligjshme të PDK-së dhe të AAK-së.

Populli i Kosovës, në masën më të madhe, është i interesuar ta mbështesë këtë nismë, sa të domosdoshme, aq edhe fisnike. Jeni të bindur se keni për ta pasur përkrahjen masive të shqiptarëve. “Amerika vetëm na ktheu në shtëpitë tona, por nuk na çliroi nga “komandantët” vrastarë”, – thotë djali i Drenicës, poeti dhe mentari Sylë Bajrami.

Populli i Kosovës – skllav i SHIK-ut

Kosova është larg demokracisë të mirëfilltë. Populli i saj kurrë nuk arriti ta vrasë frikën, të frymojë i lirë. Prandaj, mbeti skllav: si në Jugosllavinë e vjetër, ashtu edhe në Jugosllavinë e re të Titos. Dhe, vazhdon të jetë, edhe sot e gjithë ditën, skllav e rob, nën thundrën e SHIK-ut terrorist e fashizoid.

Bandat e SHIK-ut, me terrorin e tyre të vrazhdët dhe të pamëshirshëm, me rrahje e maltretime, me kidnapime e përdhunime, me burgje e tortura, me vrasje e terror në shenjtërinë e oborreve të shtëpive, njësoj si militarët e Millosheviçit, ia ngrinë buzëqeshjen e lirisë, popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Dhe, sot, cinikisht e paturpësisht, kërkojnë vazhdimin e pushtetit të tyre, të dhunshëm e kriminal, me blerjen e votave, me paratë e zhvatura nga haraçi dhe hajnia zyrtare. Ata janë sa të pacipshëm, po aq edhe të pafrikshëm, sepse nga burgjet, për krimin e vrasjeve dhe të hajnisë zyrtare, kanë zënë ulëset e parlamentit!

Ku ndodhë kjo? Askund tjetër në botën demokratike, përveç se në Kosovën e SHIK-ut. Pse ndodhë kjo? Sepse, Serbia i donë kriminelët në pushtet në Kosovë. Ajo i zotëron dosjet e tyre të krimit dhe këta janë robërit e saj të dëgjueshëm.

Është koha për zgjimin e popullit, për vrasjen e frikës, për fjalën dhe debatin e lirë. Mjaft më me pritjen e mëshirës nga kriminelët. Ata janë dëshmuar të pamëshirshëm dhe të pacipshëm. Populli duhet të marrë fatin në duart e veta, duke u liruar nga krimi dhe kriminelët. Vrasësit, haraçxhinjtë dhe hajnat dihet ku e kanë vendin. Dhe, atje duhet dërguar vendosmërisht e dhunshëm!