Banorët e Kosovës janë bërë rob të kësaj klase politike ?!

1
800

Nga Skënder MULLIQI

Nënat tona, motrat, bashkëshortët, vëllezërit, mixhallarët, është shumë vështirë më menduar e jo më i shikuar së si po jetojnë dobët në këtë shtet të pa fat. Shumica po punojnë punë të vështira, janë bërë rrogëtar të këtyre kapitalistëve mizorë dhe satrapë të pas luftës. Nuk kan sigurime sociale, nuk kanë sigurime ne punë edhe pse në letër ato figurojnë. Po punojnë gjithnjë në kushte të vështira. Mund të shkojnë në pushime mjekësore vëtem atehërë kur i “lëshojnë këmbët”. Kush e ngritë zërin për kushtet e punës të dobëta fluturon në rrugë, kur në ente te inkuadrimit presin më radhë për të gjetë një vend të punës në këtë vend të shkretnuem nga hajnat, zhvatësit, kriminelët dhe dilengjit e ndryshem.

Nga kjo jetë e keqe shumë kush po e zgjedh atë më të keqën, që në një formë apo tjetër t’i jep fund jetës. Mezi shumica po i presin në fund të muajit t’i marrin pensionet e shkreta, të cilët i gëzojnë për një kohë shumë të shkurter. Por, s’kanë mundësi se si t’ia bajnë tjetër, kur janë në moshë dhe nuk kan fuqi të punojnë. Shumë familje do të dëshironin që vikendin ta kalojnë jashtë shtëpive, por nuk e kanë as të vetmen qindarkë në xhep. Ata të cilët nuk po punojnë janë bërë mjerimi ynë, po kërkojnë mundësi që të largohen sahat e para nga ky vend.

Tash kur janë në vlug pushimet verore shumica mbyllen në shtëpia së nuk kan kah tia mbajnë. Ata të cilët po punojnë më do paga mizerable po gjejnë mundësi të pushojë sado pak duke ua mësy bankave të formës piramidale, të cilat banka shumë kënd e kanë lënë pa shtëpi, pa prona …Po qka më ba tjetër e gjitha po bëhët vëtëm që edhe ata sado pak ti gëzojnë fëmijët e tyre. Janë të detyruar që për kreditë e tilla të hekin keq më vite te tëra …Kjo nuk është zgjedhje fatlume, zgjedhje do të ishte që shteti të zhvillohet jo të stagnon , jo të kthehen mbrapa proceset e fazës së tranzicionit të pafund. Kemi mbetur aty në mes kapitalizmit dhe shoqërisë socialiste…

Të luftosh për një kore bukë në këtë fillim shekull është tragjike, është e pa justifikueshme. Familjet e pasnikëve të pasluftës pas asnjë mund, i mbushin karrocat deri në krye më plotë gjera të lloj llojshme ushqimore në supermarkete, që për varfnjakët e shumtë të Kosovës kjo mbetet vëtem nje endërr e mirë. Nuk janë të paktë ata të clët po jetojnë në shtëpia të prishura. Po i mbysin sëmundjet së po jetojën më një kore bukë … dhe për këta hallegjinjë nuk e çan koken askush, nuk interesohet shteti, nuk intersohen ata të cilët Kosovën e kan shëndrruar në pronë private të tyre.

Ky mozaik i jetës së keqe në Kosovë dhe në shumë vende të rajonit është “vepër” e elitave pushtetare shumë edhe më biografi kriminale. Duhet të pranojmë më në fund, së në jemi bërë rob. Ne, banoret e Kosovës jemi bërë robë të kësaj klase sunduese. Po na plaqkitet pasuria shoqëroer para syve tanë dhe në po bëjmë sehir. Kjo heshtje dhe ky gjunjëzim para këtyre grabitqarëve, para këtyre hijenave nuk justifikohet. Jemi bër rob të paditurisë tonë, ksenofobisë dhe shumë marifeteve të tjera të cilat gjithnjë e më shumë janë bërë mbytëse e jetës dhe të ardhmes tonë…

Nuk mjaftojnë ankesat e lotët para këtyre sundimtarev e, është e pa kuptueshme qdo gjunjëzim para tyre, edhe pse janë bërë të fuqishem më mundin dhe më djersën tonë. Kur varfëria vazhdon të mbërthen shumicën, politikanët tanë duket sikur kanë vëtem një hall: si të bëhën të njohur në sytë e këtyre varfënjakeve që kanë mbushur Kosovën. Po ua marrin votat sa herë që po ka zgjedhje ?! Pastaj, çfarë kanë bërë pas secilt mandat për 4 vite? Apo vetëm i kanë rënë çiftelisë? Pastaj, gjatë dy muajve të fushatës, të njëjtat kërkesa u janë paraqitur nga shqiptarët e lodhur.

Këta nuk bën gjë tjetër gjatë qeverisjës pos që plaqkitën dhe të cilët i kanë mbushur të gjitha zyrat e këtij qerek shteti më sojin e tyre …Në situatën që ndodhët Kosova, për momentin është vështirë, bile e pamundur, të flasësh për ndonjë lloj përformance të ndonjë institucioni shtetëror. Ndodhë kështu, sepse të gjithë instituconet janë mbushur më shumë më nepunës të familjës në pushtet, së është ngritur nga themelet një pushtet nepotiko-famillarë.

I errët është bërë i tërë aparati shtetëror… Pseudoshteti është bërë i plotëfuqishem dhe mbisundues. Na dalin kjo elitë politike nëpër televizione e na flasin broqkulla, fjalë të pakuptimta që asnjë shqiptarë nuk i merr vesh. Këta pushtetarë po e livadhisin Kosovën pa bërë asnjë lloj pune të ndershme…

1 KOMENT

  1. Skender po te citoj: “Tash kur janë në vlug pushimet verore, shumica mbyllen në shtëpia së nuk kanë kah t’ia mbajnë”…

    qe nga viti 2009 nga Kosova ne plazhet tona Shqiptare frekuentojne 3 deri 3.5 MILION KOSOVARË… dmth shumë kosovarë shkojne edhe nga 2 e 3 here…

Komentet janë mbyllur.