Shqiptari që u bë milioner nga Donald Trump

0
882

Nga FJALA2 gusht 2018 — marrë nga Vizion.com.al

Paul Nicaj është shqiptari i Malit të Zi me një histori suksesi në emigrim. Ai jeton në Nju Jork prej dekadash. Mes vështirësive të fillimit të jetës së një emigranti, ai gjeti një punë në hotel “PLAZA” në kohën kur hoteli ishte pronë e Trump, ku arriti të bëhej pas një pune të përkushtuar, nga një ndihmës kamerier në menaxherin kryesor të tij.

E kam nisur punën në hotel si zëvendës kamerier e më pas më kanë bërë menjëherë menaxher”, shprehet Paul Nicaj. Nicaj rrëfen se ka pritur në “PLAZA”-n e Nju Jorkut disa nga presidentët e Shqipërisë. Siç tregon ai, vetë Trump ka treguar një bujari mjaft të madhe për ta.

Por jo vetëm kaq, Donald Trump siç thotë Nicaj, i ka ndihmuar gjithnjë shqiptarët dhe aktualisht ka të punësuar në bizneset e tij qindra prej tyre. “Ka shumë shqiptarë që punojnë për të. Ai i ka ndihmuar shumë shqiptarët. Ramiz Alia ka qenë i pari. Dhe flamurin e Shqipërisë e kanë vendosur për një javë në hotel”, shprehet Nicaj.

Paul Nicaj, u shkëput nga hotel “PLAZA”, pas 30 vitesh dhe sot zotëron bizneset e tij në hoteleri, ku ka të punësuar rreth 600 shqiptarë.