Me transparencë pa maska për dosjet e sigurimit

0
729

Letër drejtuar Autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit të regjimit komunist
Për dijeni Z. Edi Rama kryeministri i republikës së Shqipërisë me punë të madhe të dobishme me kontribut të çmuar për të mirën e popullit shqiptar.

SALI LEKA

E nderuar Genta Sula!
Kryetare e Autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit të regjimit mizorist komunist.
Të nderuar punonjës të këtij dikasteri me shumë rëndësi jetike kombëtare historike.
Në fillim të kësaj letre transparente me fakte konkrete dhe tregime të vërteta e kam obligim të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste moderniste që për katër vjet 2013-2017, i garantojë popullit shqiptar reforma të dobishme madhështore sidomos dy reforma kryesore vetingun për drejtësinë dhe funksionimin e autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit të regjimit monstruoz antidemokratik enverist ramizist.

Ky dikaster i domosdoshëm duhej të kishte funksionuar që në vitet 1995-1996, por në ato vite partia blu pedeiste kishte të tjera synime antihumaniste. Kishte synime kaotike anarshiste shkatrrimtare me përmasa kombëtare. Mbylljen e minierave, shkretimin e pyjeve dhe të pasurive jetësore njerëzore, prishjen e fabrikave industriale dhe sociale ushqimore duke i trumbetuar këto shkretime mizore si fitore madhështore për varrosjen përfundimtare të komunizmit.

Në fakt komunizmi nuk u varros, por u formuan firmat piramidale kusare, vodhën, grabitën fondet monetare të dyqind e pesëdhjetë mijë familjeve shqiptare, u aktivizuan, u financuan banda kriminale dhe vranë masakruan dymijë e pesëqind njerëz dhe gra me fëmijë, por deri në sot nuk janë demaskuar shkaktarët e këtyre masakrave postkomuniste.

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Mos i bjerë anës e anës por bjeri drejt për drejt në lule të ballit“. Populli shqiptarë guximtarë krenarë dhe mendimtarë vizionarë ka shumë fjalë të urta të dobishme për jetën njerëzore. Një fjalë tjetër e urtë thotë: “Fol të vërtetën të dali e drejta“. Po fole gënjeshtra del e shtrembura. Për të folur të vërtetën duhet të jesh guximtarë. Për të folur gënjeshtra duhet të jesh hileqarë.

Kurse unë ashtu si populli shqiptarë kam folur dhe shkruar tregime të vërteta me fakte konkrete, jo anës e anës por drejt për drejt. Kështu kam vepruar edhe kur ishte president Sali Berisha dhe kryeministër Aleksander Meksi, edhe kur ishte kompetent intransigjent prepotent Enver Hoxha, edhe kur sundonte me spekullime dhe shtrembërime të padrejta hileqari dhe gënjështari Ramiz Alia.

Deri në vitin 1991 unë kam shkruar dhe paraqitur për botim 2750 tregime të vërteta, por nuk i botuan redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori“.
85 libra me poezi brilante erotike lirike eposike të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme të dobishme nuk i botoi shtëpia botuese “Naim Frashëri“ Tiranë.

Këto vepra letrare të dobishme për jetën njerëzore humaniste paqësore të popullit shqiptarë, nuk i botuan, por i mbyllën, i censuruan në magazinën e kartonave survejuesit dhe rezidentët gelbock të sigurimit Fatos Kongoli dhe zgërdheck urithk të tjerë që strukeshin mbas prapanicës Fatos hileqarit, gënjështarit të lindur, zuzaristi dhe censuristi me ligësi dhe egërsi kundër të vërtetës, të drejtës humaniste.
Mbas vitit 1992 shtëpia botuese “Naim Frashëri dhe redaksitë e gazetave Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori“ u mbyllën, nuk funksionuan, por survejuesit dhe rezidentët e sigurimit formuan gazeta të tjera dhe televizione private.

Në katër redaksi gazete dhe televizione janë inkuadruar, survejuesit dhe rezidentët e sigurimit, enverist ramizist, survejues dhe rezident të hipokrizuar, të stazhionuar, dhe të instruktuar për gënjeshtra, gelbocka, trillime, sajime, spekullime dhe shtrembërime monstruoze.
Këta survejues dhe rezident të sofistifikuar të sigurimit, kanë 22 vjet që shkruajnë nëpër gazeta edhe për dosjet e sigurimit, por kanë shkruar gënjeshtra, gelbocka të rëndomta, sajime shtrembërime faktesh, disinformime dhe nuk kanë treguar ngjarje të vërteta, as veprime të padrejta, dhe nuk kanë demaskuar asnjë emër përsekutori mizorist të sigurimit të regjimit komunist, për masakrat makabre të llahtarshme që ka bërë.

Del pyetja pse kanë botuar nëpër gazeta gënjeshtra të neveritura trillime dhe sajime të rëndomta dhe shtrembërime galopante survejuesit dhe rezidentët e sigurimit, të maskuar dhe të mbuluar me petkat laroshe të gazetarit, analistit, mediatistit dhe eseistit artistik.

Kësaj pyetje do ti jap përgjigje në një tregim tjetër pikant brilant me fakte konkrete të dobishme. Unë kam shkruar shtatë tregime me ngjarje të vërteta për dosjet e sigurimit dosje makabre monstruoze të llahtarshme dhe i kanë botuar dy redaksi gazete. E kam obligim me i falenderuar stafin e gazetarëve dhe të redaktorëve të këtyre dy redaksive moderniste demokratike të pastra, të bardha, që nuk kanë inkuadruar në redaksi survejues dhe rezident skurrik të sigurimit ogur zi makbethist mysibetist.

Më shumë survejues dhe rezident urithk të sigurimit kanë stërvitur gazeta “Standard, 55-sa e Fahri Balliut dhe Redeja e rezil delenxhiut, por edhe për këto mënxyrka të kohës post komuniste pedeiste do të shkruaj ditë tjetër.

Unë kam edhe 70 tregime për dosjet e sigurimit. Tani jemi në epokën e modernizimit dhe të vitalizimit, në epokën e demokracisë shembullore me të drejta të plota njerëzore, mbas fitores triumfatore kombëtare të 25 qershorit 2017. Dita e të vërtetës së madhe kombëtare, historike dita e të drejtës eposike sublime të popullit shqiptarë, që me dëshirë dhe vullnet votoi dhe besoi Edi Ramën dhe partinë socialiste, moderniste e përkushtuar për drejtësi dhe demokraci, për zhvillim dhe progres globaleuroatlantik.

Fitorja e popullit shqiptarë në 25 qershor 2017, erdhi nën presionin anarshist, kaotik të survejuesve dhe rezidentëve të sigurimit, që llomotisnin nëpër studiot televizive dhe gumëzhsnin në faqet e gazetës 55 të Fahri Balliut dhe Reden e delenxhiut. Me këto llomotitje dhe gumëzhitje despotike skurrike nëpër podiume të stolisura me basma laroshiste, survejuesit dhe rezidentët e sigurimit të bojatisur me penelin dhe tegelin e analistit dhe mediatistit televiziv, negativ regresiv, gjatë fushatës elektorale përdorën metoda stigmatike për të frikësuar popullin që mos të votojë për Edi Ramën dhe partinë socialiste.

Këta survejues gelbock të sigurimit enverist ramizist aq sa janë hileqarë zuzarë, janë edhe injorantë obskurantë të skremuar të tharë dhe nuk kuptojnë që populli shqiptarë do të votojë dhe besojë Edi Ramën dhe partinë socialiste edhe në vitin 2021 dhe 2025.
Po! Po! Edhe në vitin 2021 dhe 2025.

Unë shkrimtari Sali Leka ish i burgosur i vërtetë politik, demokrat i betuar antimizorist, i përndjekur, i përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga survejuesit dhe rezidentët shtrembaluck të sigurimit dëshiroj që deri në vitin 2025 të jetojë survejuesi zgërdhec, gelboc i sigurimit Preç Zogaj dhe të shohi edhe dy fitore madhështore si ajo e 25 qershorit 2017. Fitore triumfatore e popullit shqiptarë guximtarë krenarë dhe mendimtarë vizionarë i admiruar. Fitore e vetingut për drejtësinë, mbi të ligat mizore kaotike, mbi padrejtësinë e tmerrshme pedeiste anarshiste antihumaniste.

Unë shkrimtari Sali Leka me kontribut të çmuar për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë, mbas vitit 1990 e shtova akoma më shumë vullnetin dhe nga muaji mars 1991 deri në muajin nëntor 1998, paraqita për botim 2554 poezi dhe tregime të vërteta me demaskime të drejta për keqbërësit, zuzarët dhe kusarët, spekullantët dhe intrigantët e jargosur, por nuk i botuan dy redaksi gazete, akoma më të pista, më të ndyra, më të qelbura sesa gazeta 55 e Fahri Balliut dhe redeja e rezil delenxhiut.

Akoma më keq këto katër gazeta kanë 20 vjet që botojnë gënjeshtra, sajime, fallsifikime dhe shtrembërime meskiniste të inskenuar dhe instruktuar nga survejuesit gelbock të sigurimit kanë botuar sajimet dhe trillimet e neveritura të arkivistit anarchist pedeist Kastriot Dervishi dhe shtrembaluckit Dashnor Kaloci. Arrivisti pedeist meskinist Kastriot Dervishi dhe kaotisti mysibetick Dashnor Kaloci kanë botuar edhe katër libra të tëra me gënjeshtra dhe shpifjet e tyre makabre, duke shkelur mbi plagët e të burgosurve të vërtetë politik të përndjekur, të përsekutuar, të diskriminuar sistematikisht nga mizorizmi i egër antihumanist enverist ramizist.

Dervishi dhe Kaloci kanë sajuar nga mendja e tyre e mykur e tharë e skremuar episode fantazmorike që nuk kanë ndodhur asgjëkundi. Kanë tjerrur tërkuza të gjata me gënjeshtra dhe mysibecka të stisura. Dervishi dhe Kaloci kanë botuar shtrembërime galopante skandaloze. Po citoj dy gënjeshtra të tyre monstruoze: “Shkrimtarin e madh Ismail Kadare e ka përndjekur dhe përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht sigurimi famëkeq enverist ramizist por Enveri me Ramizin nuk e burgosën Kadaren, nga frika e famës së madhe që kishte shkrimtari i madh Ismail Kadare me famë botërore ndërkombëtare”.

Këto shtrembërime, gënjeshtra dhe manipulime hiperbolike të ilustruar dhe të bojatisura me skerka glorifike artistike Dervishi dhe Kaloci i kanë shkruar, i kanë përsëritur katërqind herë duke mbushur katërqind faqe libri me të njëjtat fjalë të rëndomta si e si për të paraqitur përpara publikut shkrimtarin Ismail Kadare antikomunist dhe antienverist i shumë vuajtur, i torturuar nga sigurimi e egër, por në fakt Ismail Kadare nuk ka vuajtur as dy ditë burg në skëterrin dhe muzgun enverist ramizist.

Burgosje, përsekutim dhe dikriminim të llahtarshëm ka bërë shkrimtari dhe poeti Sali Leka dhe 124 shkrimtarë të tjerë, midis të cilëve të njohurit dhe shokët e mi të nderuar, të admiruar Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Xhemal Broja, Ibrahim Uruçi, Ismet Cibaj, Eqrem Biba, Daut Gumeni, Piro Kuqi, Sejfulla Maleshova, Kapllan Resuli, Kasem Trebeshina, Frederik Sokoli, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka.

Me shumë nderim dhe kujtim për ata që nuk jetojnë.
Me shumë admirim pë rata që jetojnë dhe kontribojnë për kohën e sotme epoka e demokracisë së vërtetë e vitalizimit e modernizimit. Epoka e vetingut për drejtësinë mbi të ligat, spekullimet, manipulimet, fallsifikimet e dokumentave të pronave të familjeve shqiptare të shumë vuajtura.

Prandaj unë e kam obligim jetik sublim të shkruaj akoma fakte konkrete të vërteta.
Shkrimtari Ismail Kadare nuk ishte i përndjekur as i përsekutuar nga strukturat e sigurimit të regjimit komunist, por ishte i preferuar, i privilegjuar nga kupola monstruoze e mizorizmit enverist ramizist.

Shkrimtari zuzarist Ismail Kadare ishte nënkryetari i frontit antihumanist të internimeve dhe kulakëzimeve të llahtarshme me kryetare Nexhmije Hoxha vampiriste e pamëshirshme kundër jetës paqësore të vajzave dhe grave të internuara, të diskriminuara dhe të stërmunduara deri në agoninë e shpirtit.

Unë do të shkruaj akoma për dosjet e sigurimit fakte konkrete, por sot i kërkoj Autoritetit për hapjen e dosjeve makabre të bëjë transparencë pa maska, të tregojë numrin ekzakt sa djem dhe burra, vajza dhe gra intelektuale, mendimtare vizionare janë internuar, diskriminuar deri në palcë dhe gjak, në vitet e skëterrit kur kryetare e frontit mizorist ishte Nexhmije Hoxha dhe zv.kryetari shkrimtari narcizist Ismail Kadare.

Të nderuar punonjës të Autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit të regjimit komunist me kryetare Genta Sula zonjë e nderuar e angazhuar e përkushtuar.

Nëse gjatë punës tuaj të madhe nuk do të bëni transparencën e domosdoshme dhe të dobishme, nëse nuk do të publikoni shkaktarët dhe mëkatarët kryesorë zuzarë mizorë, gjakpirës, të djemve dhe burrave, vajzave dhe grave fisnike, demokrate të vërteta eposike, të përndjekura egërsisht nga ingranazhet e sigurimit të regjimit komunist uzurpist lironi zyrat e dikasterit kryesorë të kësaj epoke demokracie sublime eposike dhe të ulen nëpër karrge Kastriot Dervishi, Dashnor Koleci bashkë me të tjerë, spekullantë manipulatorë fallsifikatorë, gënjështarë, zuzarë mizorë, që kanë 22 vjet që zyrat dhe dikasteret shtëtërore qeveritare i përdorin si pjata sallatore personale. Në kohën e pedeizmit Kastriot Dervishi ishte arkivist i minsitrisë brendshme, pra ishte roje objekti dhe nuk dinë asgjë për strukturat dhe ingranazhet e sigurimit në aparatin e byrosë politike enveriste ramiziste.

Dervishi dhe Kaloci nuk dijnë asgjë për survejuesit dhe rezidentët e sigurimit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri“që kanë burgosur dhe internuar redaktorët e përkushtuar Eqrem Biba, Ismet Cibaj, Robert Vullkani, Hysenil Dume, Fatbardha Spahiu dhe shkrimtarë të tjerë të kulturuar.

Për të mashtruar lexuesit Dervishi dhe Kaloci në faqet e gazetës 55, reklamojnë siglën „“Dossjer“ por nuk kanë shikuar dosje me sy, por kanë sajuar dhe trilluar gelbockat e tyre të pista, të ndyra, gënjeshtra të zgërdheckëta. Sikur të ngrihen nga varri Enver Hoxha dhe Ramiz Alia Enveri do të thoshte: Dervish dhe Kaloc po ma kaloni edhe mua me Ramizin duke gënjyer dhe mashtruar popullin shqiptar, duke manipuluar dhe spekulluar në mënyrën më hipokrite.

Kurse unë do të tregoj ditë tjetër ngjarje të vërteta per dosjet e sigurimit por sot do të citoj titujt e shtatë tregimeve që kam shkruar për dosjet e sigurimit me fakte konkrete, dhe ngjarje të vërteta. Këto shtatë tregime jetike sublime i kanë botuar dy redaksi gazete shembullore eposike.

Një “Masakra mizoriste nën maskën e antikomunizmit”.
Dy “Tregoj dhe demaskoj metodat mizoriste të sigurimit”.
Tre “Sharlatanistë, spekullantë nëpër studiot televizive”.
Katër “Përballje me hetuesit e skëterrit mizorist”.

Pesë “Rrëfehuni mëkatarë rrëfehuni si e keni burgosur shkrimtarin Sali Leka dhe 124 shkrimtarë të tjerë”.
Gjashtë “Kur do të institucionalizohet demaskimi i krim ndëshkimit komunist?
Shtatë: Kërkoj të dali në rrezet e diellit letërsia disidente moderniste e burgosur e censuruar në skëterrin mizorist“.
Me shumë admirim sublim falenderoj dy redaksitë e gazetave të përkushtuar dhe të betuar për të botuar tregime të dobishme jetësore të vërteta jetike eposike kombëtare historike.
Emrat e këtyre dy gazetave do ti tregoj me këngë dhe poezi ditë tjetër me shumë iradin dhe vullnet ilmin.
Sali Leka Cel: 068 38 55 304

Shkrimtari dhe poeti Sali Leka deri në viitn 1991 me 85 libra në shtëpitë botuese “Naim Frashëri“ magazina e korrupsionit gjirizka e vjedhjeve të djersës, të lodhjes dhe stërmundimit të shkrimtarëve të kulturuar, modernistë të përkushtuar, humanistë dhe demokratë të betuar me kontribut të çmuar për letërsinë, artin, kulturën njerëzore etike eposike shembullore por u burgosën, u internuan, u diskriminuan, u përsekutuan egërsisht dhe tmerrësisht nga ingranazhet mizore të diktaturës makabre monstrouziste të klikës vampiriste enveriste ramiziste.
Shkrimtari dhe poeti erotik Sali Leka deri në vitin 1998 me 5304 poezi brilante të dobishme për jetën njerëzore por u mbyllën, u fshëhën, u censuruan nëpër redaksitë e gazetave shtrembalucke, tartabicke, mysibeticke të pista.

Me shumë se unë nuk kanë libra as tregime, 25 shkrimtarë të burgosur dhe të pa burgosur.
Në vitin 2001 dhe 2002 botova katër libra me 3500 kopje. 42 Shkrimtarëve dhe 42 gazetarëve dhe 52 intelektualëve u kam dhënë libra falas gratis.

Kurse 220 antarëve pedeistë dhe 120 anëtarëve leseistë u kam dhënë 340 libra falas gratis, por ata të tërë nuk lexojnë as nuk kuptojnë letërsi, kulturë, dituri as filozofi, as psikologji, as biologji, as prozë, as melodi.
Disa prej tyre janë më shumë se injorantë obskurantë, të skremuar, të molepsur, të matufepsur.
Dhe as nuk kanë ndërmend të bëhen njerëz të kulturuar, të dituruar, as vitalistë eposikë të admiruar.

Falenderoj me shumë admirim 75 lexues intelektualë të arsimuar të kulturuar që kanë shkruar dhe paraqitur për botim tregime me vlerësime të drejta artistike për tregimet dhe poezitë e librave të mia, por vlerësimet e tyre të dobishme nuk i kanë botuar redaksitë e gazetave që publikojnë sajimet dhe trillimet e pista të Dervishit të skremuar dhe Kalocit të mangut.

Shqipëria kishte dhe ka intelektualë me etikë dhe kulturë shembullore mendimtare vizionarë për harmoninë e jetës njerëzore por stacionet mediatike promovojnë sajime dhe trillime gënjeshtarucke, gelbocke të shtrembaluckëve Dervishi, Kaloci dhe të tjerë si ata mendje mykur të tharë, të skremuar.

Dervishit dhe Kalocit nuk u kërkoj të demaskojnë përsekutorët mizoristë se ata të dy nuk e dinë si ishte përsekutimi mizorist komunist, se nuk janë përsekutuar asnjë minutë, por u kërkoj sot mos të botojnë sajimet e tyre fantazmorike, obskurantiste, tani që funksionon dikasteri i zbulimit të krimeve mizoriste autoriteti për hapjen e dosjeve makabre të sigurimit i garantuar nga Edi Rama dhe partia socialiste.

Strukturat dhe organet e sigurimit instruktoheshin nga drejtoria sekrete në aparatin e byrosë politike komuniste enveriste dhe jo nga ministria e brendshme ashtu si gelbosin dhe jargosin Dervishi dhe Kaloci në librat e tyre me trillime brutale dhe vulgare të rëndomta. Këto libra janë botuar enkas për të koklavitur ecurinë dhe vizionin e drejtë të dikasterit të dosjeve të sigurimit që ka filluar funksionimin.
Me shumë obligim i urojmë punë të mbarë me vullnet dhe guxim vital eposik. Fjalët vullnet dhe guxim vital eposik i theksoj dhe do ti theksoj fort, se do të kenë presione dhe ultimatume zuzariste vandaliste për të mos zbuluar zullumet dhe masakrat gjakatare të krimeve mizoriste me përmasa kombëtare.

Shkrimtari Sali Leka

Tiranë, Gusht 2017