Si vendosa të bëhem pjesë e atij evenimenti unik?
Rrëfimi i Elenës, fituese e Miss Bjeshka 2015.
Kishin mbetur edhe dy ditë, para festës së madhe, njeri nga familjaret e mi shprehi dëshiren të merrnim pjesë në publik. Pra, të ngjitemi në trojet e të parëve tanë.
Kështu mund edhe të ndjeknim nga afer logun e bjeshkve, por jo per të konkuruar!
Dhe pastaj vëllau im e dha mëndimin, të cilin une e kundershtova direkt!
Te bëhesha pjesë e konkursit, për mua ishte shumë e paimagjinueshme, të vishesha me atë kostum, aq më pak të konkuroja!
Aty për aty insistoj edhe mami im, e cila ëndërronte që une të merrja pjesë në një event të tillë.
Dhe pas shumë insistimeve, filloj duke më pëlqyer ideja!
Pse jo?
Dhe vendosem!
Folëm me zonjen Dila, organizatoren e Logut të bjeshkëve, dhe sigurisht ajo pranoj!
Kisha aq shumë emocione!
Ishte gjithçka e paplanifikuar, por gjithçka e shkruar aq bukur!
Dhe ashtu, si pa ide se si duhet të veprojme, u nisem për Kelmend…!
Dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë, se do takohesha me njerëz të tillë!
Trokitem në një shtëpi, aty jetonte një zonje e mrekullueshme me bashkëshortin e saj, ajo rregullonte flokët për xhubletë.
Dhe sigurisht, ata më priten sikur më njihnin prej vitesh!
Sa shumë dashuri, sa shume burrëri, sa shumë njerzi!
Kisha menduar se koha e kish tretur bujarinë, dhe mikpritjen e shqiptarëve!
Por jo, gjyshi im kish pasur të drejte, kur me fliste me aq krenari, per bjeshkët e Kelmendit dhe për Selcen, aty ku linden e u rritën gjyshërat dhe stërgjysherat!
Edhe pse ishte hera e parë, më ngjau sikur kisha jetuar për vite në ato bjeshkë, që shkëlqenin nga bukuritë natyrore!
Këtu fillon pjesa më e bukur…!
Unë nuk kisha xhubleten e duhur, sepse ajo që kisha porositur nuk ishte për masat e mia!
Nuk dija si të veproja?!
Banorët aty, këmbë për këmbë me mua, sikur të më kishin bijën e tyre.
Shkuam tek një familje, për të huazuar një xhubletë!
Aty jetonin një çift, me djalin e tyre.
Edhe ata gjithashtu, shkëlqenin nga mirësia dhe bujaria.
Por, xhubletën ia kishin huazuar dikujt tjeter!
Dola nga ajo shtëpi e zhgënjyer, sepse tashmë isha e entuziazmuar, për pjesmarrjen në Logun e bjeshkëve.
Pasi u larguam disa kilometra, na telefonuan se e kishin xhubleten për mua.
E njëjta familje që e kishte huazuar xhubleten tek dikush tjetër!
U kthyem…
I gjeta ata dy prindër duke gërmuar në një thes të vjeter, dhe nxorrën një xhubletë, që shihej e pa përdorur prej vitesh!
Dhe me sy të përlotur më thanë…
– Kjo është xhubleta e vajzës tonë, ajo nuk jeton më.
Para shume vitesh ajo ishte shpallur Miss i bjeshkëve, që nga ajo kohë askush se kish veshur më atë veshje!
Por, ti na përngjave me vajzen tonë, dhe patëm një ndjesi që je personi i parë, që meriton ta veshesh!
Nuk e di, se si u ndjeva!
E privilegjuar, me fat, apo në siklet!
U përlota, dhe i falenderova pa fund!
E mora atë xhublete të vjetër por të shenjtë, dhe u nisem në qafë të Perdelecit!
Me kujtohet se xhubleta ime, u komentua si më e vjetra, dhe më shëmtuara nga xhubletat e tjera pjesmarrëse! (nga disa njerëz)
Por, për mua ishte më e bukura, vetem për historinë që mbarte në vete.
Dhe për faktin se ata prindër me zemer të vrarë, ma besuan kujtimin më të shenjtë, nga e ndjera, vajzë e tyre!
Dhe u takova me vajzat pjesmarrëse, të cilat shkëlqenin nga bukuria!
Isha aq lumtur shpirtërisht, sa nuk kish buzëqeshje që e transmetonte!
Ndihesha fituese, dhe as që më interesonte të dilja më e bukura!
Pra, une e mora çmimin dhe s’më nevojitej kurora!
Udhëtimi im ishte qëndisur nga fati, dhe në çdo hap që hedhja ndihesha e bekuar!
Une nuk besoj në gjëra që nuk shihen, por e ndjeja një prani që më ç’lironte nga çdo pengese në atë vend!
Dhe fati me ndjeku deri ne fund, e mora çmimin e parë!
Vlersuesit me kurorzuan me çmimin – E bukura e bjeshkëve, banoret me kurorëzuan me mirësi dhe njerzi!
Ndersa une e kurorzova veten, me fatin me të madh të një njeriu, që rrethohet gjithmone me njerëz pozitivë, njerez me shpirt të madh, dhe zemer flori!
Pra, udhëtimi im në Kelmend, ishte dhe do të mbetet pjesa më e bukur që jeta më kish rezervuar!