Poezi nga Musa Ahmetaj

0
851

Musa I Ahmetaj

Vendimi unanim

Sot pulat e katundit
I caktuan detyra vetit
Te mos e qajne bythen
Per nevoja te parlamentit

Vendimi ishte unanim
Zgjodhem te vetmen menyre
Nuk do ballafaqohemi fare
Me karavata,madje pa yndyre

Te gjitha njezeri
Brohorisnin ko-ko-ko
Per legjislacionin e ri
Nuk prodhojme ma vooo?!…
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

I PARI I FISIT !

Dikund jasht katundit
madje mu afer nje lisit
u mblodhen gra e burra
ta zgjedhin te parin e fisit

Nje zonje mori fjalen
kjo pune nuk behet kurre
nese i pari prej te pareve
nuk zgjidhet im burre

Zonja filloje te betohet
madje ne fusha e kodra
im burre ka besimin e plote
nga Shkupi e nga Shkodra

Atje dikund kah fundi
u ndegjuan disa fjale
pse ne kete vend te shenjte
nuk mundet te jete im djale

Ai eshte trim, dhe punetor
shendrrite madje sikur rreze
gjithehere ka qene i aferte
me motra, halla dhe teze

Madje me nje nervoze
u ndegjua zeri i halles
po e japi j nje propozim
dhe ate ne emer te mehalles

Mehalla jone eshte e madhe
me se shumti fryme numeron
prandaj edhe vendi i te parit
pse kjo neve nuk na takon?

Pjesemarresit u ndjersiten
edhepse ishin nen hijen e lisit
as me zhurme e as me gishta
nuk u zgjodhen te parin e fisit ?!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

DHURATA!

Sporteli është mbushur
Me njerëz nga diaspora
Tash po e kuptoj unë
Pse më kruhet dora

Vërtet diaspora jonë
Ka një rini te mirë
Madje në mesin e tyre
Ka te tillë- dorëlirë

Njëri ma bëri me sy
Thash- nafakën e gjeta
Mendjen prore e kisha
Të më trashet kuleta

E nxorra nga rendi
E futa madje ne zyrë
Mbante doren ne xhep
Buzëqeshte në fytyrë

Unë e mbaj sekretin
Nga unë nuk dalin llafe
Më futi doren në xhep
Ju lutem sa për një kafe

Pastaj shpejt e shpejt
Punen edhe ia kreva
U pershendetem si burrat
Urdhëro edhe tjera hera

U gëzova pa masë
Nuk bëra shumë llafe
Nuk me dolen leket
Por sheqerka për kafe?!….
—————————-

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar