Seriali amerikan “Plates on Fire” me producente dy shqiptaret Greta dhe Vilma

0
623

Plates on Fire” (Pjatat në Zjarr) është show më i ri krijuar nga veterani Joe Viramontez me producentet dy artistet e njohura shqiptare në Hollivud, Greta dhe Vilma Zenelaj, themeluese të Colored Films. Producentet shpallën datat e fillimit të serialit të gatimit kompetitiv në TV amerikan nga tetori – dhjetor 2017, ku 10 episode do shfaqen për sezonin e parë të serialit.

Shfaqja ka për prezantues Joe Viramontez, si dhe juria përbëhet nga vipa dhe celebritete të Hollivudit, të cilat do shpallen më vonë. Flitet se midis tyre mund të jetë edhe aktori komedian i famshëm Ken Davitian.

Shfaqja “Plates on Fire” fton elitën e shefave për të konkuruar për të fituar $10,000 për gatimin më të mirë, të cilat do t’i dhurohen organizatës humanitare që zgjedh shefi fitues.

Intervista me Producentet Greta dhe Vilma Zenelaj

Bisedoi Ermira Babamusta

Cili është koncepti i show-t të ri të gatimit? Si lindi ideja?
Vilma: Koncepti i keti programi televiziv “Pjatat ne Zjarr” eshte: 2 zjarrfiksa konkurojne se kush gatuan me mire dhe kush fiton merr 10 mije dollar dhe ja dhuron organizates humanitare te zgjedhur nga ai. Ky program do te kete 10 seri. Ideja i ka ardhur Joe Viramontez qe eshte veteran dhe ka punuar vete si zjarrfikes per me shume se 30 vjet. Ai eshte dhe Host/Drejtuesi i programit.

Juria

Cilët janë juria? Ku shfaqet dhe kur?
Greta: Juria do te perbehet nga Ken Davitian qe eshte aktor dhe pronar restoranti ne Los Angeles. Nje nga pronaret e Omaha Stake qe eshte nje kompani shume e madhe ketu ne USA qe prodhon producte te ndryshme mishi. Per sa i perket personava te tjere jemi akoma ne diskutim. Ky emision do te shfaqet ne fund te tetorit tek kanali televiziv FYI te shtunave ne ora 10 te mengjesit per 10 jave rresht.

Prezantuesi me gruan

Cilat janë disa nga organizatat që po ndihmoni me bamirësinë?
Vilma: Disa nga organizatat jene “Safe Pasages” qe mbron grate dhe femijet e abuzuar.

Plates on Fire

Çfarë keni mësuar nga biznesi dhe shfaqja?
Greta: Une kam mesuar qe kur ke nje audienceqe deshiron ta shohi kete emision ateher duhet gjetur rruga per ta bere, prodhuar. Nuk eshte e lehte por mbeshtetem gjithmon tek Zoti dhe ndihma e pjestarve te kompanis Colored Films, veqanerisht Vilma.

Plates on Fire

Cila është pjesa më e vështirë për shefët? Si bëhet zgjedhja?
Vilma: Pjesa me e veshtir eshte te gjesh shefa qe din te gjatuajne dhe qe jane ok para kameras sepse eshte e naturshme te kesh emocione. Zakonishte zgjedhja behet nepermjet audicioneve dhe duke pare dhe personalitetin dhe si gatuajne.

Plates on Fire

Cilat janë disa nga idetë kreative dhe të reja që sjell shfaqja?
Greta: Ka shume njerez qe nuk e dine qe zjarrfiksat jane guzhinier te mire sepse nje pjese te dites ato e kalojne ne stacionin e tyre dhe gatuajne per njeri tjetrin.

Plates on Fire

Ne kemi deshire qe ta fillojme kete emision ne Los Angeles dhe pastaj te shkojme ne qytete dhe shtete te tjera dhe te bejme nje konkurim qe te gjejme zjarrfiksim qe gatuan me mire per ate zone apo ate qytet. Si kampionat. Champion.

Greta dhe Vilma Zenelaj

Me cilat projekte po merreni tani?
Greta: Per momentin ne jemi dedikurar shume tek ky emision por ne te ardhme te shkurter do merremi me nje film qe eshte bazuar ne nje liber.

Greta dhe Vilma Zenelaj

Na tregoni më shumë për kanalin tuaj të ri në Youtube dhe disa nga show-t që përgadisni aty?
Vilma: Kanali jone ne youtube eshte pak eksperimental. Ne duam ti tregome publikut nje ane tjeter te jetes tone. Se shpejti do vendosim disa klipe video qe do te tregojne hap pas hapi se si po prodhojme emisione televizive dhe filma, duke filluar nga skenari, gjirimi gjetja e talentave, ndertesa ku do xhirojme e te tjetera.

Cilat do veçonit si pesë principet e suksesit?
Greta:
1. Beso tek Zoti dhe talentet qe te ka dhene.
2. Sa shume do qe tja arris asaj fushe.
3. Gjej pikat me te fortat tuat, kultivoj dhe gjej njerez te tjere qe mund te te ndihmonje per sa i perket pikave te dobta.
4. Gjerat nuk ndodhin brenda dites, duhet koh, eshtu qe fillo tani.
5. Te kesh shoqe apo shok qe te kuptojne dhe qe jane ne anen tende gjithmon dhe te thojne te te verteten.

With the crew

Cilat janë planet tuaja përsa i përket filmave?
Vilma: Filmat jane aty ku na rreh zemra. Shpresojme qe mbas ketij emision televiziv te fillojme pune intensive per nje skenar te ri qe eshte bazuar ne jete e vertet te nje misionari ne Meksik.

With people in the community

Cilat libra po lexoni që ju kan frymëzuar? Rekomandoni 3.
Greta:
1. Your spiritual authority. Autoriteti juaj shpirteror nga Charles Capps.
2. Effortless Change. Ndryshim i left nga Andrew Wommack.
3. Hardness of Heart, Ngurtezimi i zemres nga Andrew Wommack

Cilat vlera ju kanë çuar në sukses?
Vilma: Kembengulja per te vazhduar pavarsisht nga veshtirsit qe te dalin para. Eshte e rendesishme te dish se per cfare ke ardhur ne kete bote dhe se si mund te konribosh ne jeten e njerzve.