Poezi nga Stavri Hima

0
1149

Stavri Hima
Vjen per lexuesit e “Fjales se Lire” me nji cikel poezish. Urime z. Stavri. /Gjin Musa, gazetar

ME SHEROI DOKTORESHA (!)

Ç’ka koka që më dhemb
Mos vallë kërkon qetësi
Përse po më merrem ment
As vetë unë nuk e di

Do t’i fut një aspirinë
Nuk do vete te doktori
Të shoh mos bëhem më mirë
E Mori dreqi, e mori

Por ja, dhimbja nuk pushoi
E rëndoi shumë trazinë
Do të vete tek doktori
Patjetër do më bejë mirë

Atje ishte doktoresha
Koka më pushoi fare
Sepse gjeta atë që desha
Gjeta shqerrkëzën manare
“”””””””””””””””””””””””””””””””

JAM I MIRE EDHE I LIG

Jam i mirë, jam i lig
Çfarë të bëj, si të jem
Më thoni mike dhe mik
Kur nuk di çfarë të them

Jam I mirë me të mirët
I nderoj dhe respektoj
Jam i lig me qafirët
I godas dhe i dërmoj

Çfarë të bëj më shumë unë
Për të mirët uroj jetë
Për të ligjtë unë kam drunë
I përcjell ne botën e shkretë

Të mirët i përqaffoj
Kanë vend në zemrën time
Të ligjtë i shpartalloj
I largoj nga vehtja ime

Kjo botë kështu e gatuar
Me të mirë e, me të keq
Është shumë e trazuar
Dikë mban e dikë heq.
“””””””””””””””””””””””””””””

MBI QERPIK TE SYRIT

“Mbi qerpik të syrit tënd
Do të ulem të pushoj…”
Se vërtet m’i more ment
Ndaj si zog po fluturoj

Zog me krahë un’ jam vetë
Si pëllumb do flururoj
Do të vi me të vërtetë
Buzëqeshje të dhuroj

Të ta hap zemrën time
Të të puth syrin e zi
Nga agimi në agime
Të dhuroj dashuri

M’u në zemer do të mbyll
Do të ruaj me kujdes
Se për mua je një yll
Yll drite që më dhe shpres
S. Hima, 26/07/2016

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar