MIRENJOHJE PA FUND

0
1582

Gjin Musa

Thone qe gazetaret e kane te lehte te shprehen dhe se jane te gojes. Por ja qe paska momente ne jete kur te duket se fjalet jane te pakta dhe te pamjaftueshme per te shprehur ate qe deshiron. Sidomos ne rastin e nje mirenjohjeje.

Ne fillim te muajit korrik isha i ftuar te merrja pjese ne nje aktivitet te rendesishem ne Santa Severina te Kalabrise. Behej fjale per nje shkembim te gjere kulturor midis artistesh kosovare dhe atyre arbereshe e italiane. Vete emertimi i aktivitetit “Ura e artit 2017” flet per faktin qe arti konsiderohet nje ure bashkimi midis kulturave dhe popujve. Artistet ishin kryesisht piktore dhe do te hapnin nje ekspozite te perbashket ne pikture, e cila do te qendronte hapur e do te vizitohej nga njerez te shumte per 15 dite. Une nuk pata fatin e mire te qendroja atje gjate gjithe diteve te ekspozites, per te pasqyruar kroniken e ketij aktiviteti, sepse nje goditje e papritur shendetesore, beri qe te dergohem me urgjence ne spitalin e Crotones.

Artistet e ardhur nga Kosova do mbeten ne kujtesen time per shume e shum vite.
Te gjithe te gatshem te jepnin gjak nga trupi i tyre per te me shpetuar jeten.

Nuk kame si te mos kujtoje, Afrim Spahiun, Agim Kryeziun, Agron Mulliqin,Andrea Biffi, Hevzi Nuhiu, gazetarin Ilir Muharremi, Sali Shkupolli, Avni Behluli,Nasuf Miftari,Emin Shaqja e deri dy vajzat simpatike te Kosoves Pranvera Sulejmani dhe Verona Ahmeti te cilat i qendrua perkrah bashkeshortes time Tereze Laska e cila po perjetonte caste te veshtira perbadhe gjendjes time teper te ranuar.

Kryetari i komunes Dr. Giordano Salvatore.

Gjate rruges kisha patur shume humbje gjaku dhe kisha nevoje per gjak. Me beri pershtypje gatishmeria e menjehershme e te gjithe artisteve vellezer kosovare per t’u vene ne dispozicion e per te dhuruar gjak ne shpetim te jetes sime. Vete ky gjest sikur m’i shtoi forcat, pavaresisht gjendjes gati te deshperuar shendetesore ne te cilen ndodhesha. Gjate gjithe diteve te qendrimit tim ne spital interesimi i tyre per gjendjen tyre shendetesore ishte i vazhdueshem. Ndaj dua te shpreh mirenjohjen e thelle ndaj tyre per kete dashuri vellazerore qe treguan ndaj meje. Por nuk ishin vetem artistet kosovare qe interesoheshin.

Edhe vete arbereshet dhe italianet e tjere pjesemarres ne kete aktivitet ndiqnin per dite gjendjen time dhe informoheshin per evoluimin e saj. Kryetari i komunes, Dr Giordano Salvatore, qe eshte edhe mjek kardiolog, duke e kuptuar mire gjendjen e rende shendetesore, u vu personalisht ne sherbim e ne ndjekte te shendetit tim. Po keshtu edhe pergjegjesi i kultures per komunen, Dr. Bruno Cortese.

Ishin kujdesi i tyre i vazhdueshem dhe puna e kualifikuar, profesionale e thellesisht humane e personelit mjekesor te Spitalit te Crotones, te cilat bene qe une te dilja jashte rrezikut, te permiresohesha nga ana shendetesore dhe te arrij te le strukturen spitalore e te kthehesha ne shtepi. I falenderoj nga zemra te gjithe. Vellezerit artiste kosovare dhe ata arbereshe i uroj per suksin e ekspozites, duke deshiruar qe te shihemi ne aktivitete te tjera te kesaj natyre. Mirenjohje pa fund. Fjalet jane te pakta…