Me poetin Jahe Fida

0
753

T’lutem nënë më jep bekimin !

T’lutem nënë mos qaj për mue
me mua nënë, sot dua me gëzue
sot po kryjmë zakonin e vjetër
me lanë sh’pi , me shku n’shpi tjetër!

Unë po shkoj sot mori nanë
po lë shpi, po lë babanë
po lë motër, po lë vëlla
s’kam çtë bëj, m’ka zanë sevda

Se k’shtu nanë zakon ka qenë
ndaj qanë shpi, kur vajza lenë
këtë zakon duhet me ndru
marton vajzën, duhet g’zu!

T’lutem nënë më jep bekimin
ma lehtëso moj nënë largimin
k’ndo për mua dhe në qanë zemra
ky është fati që ka femra!

Dhe atje ku unë po shkoj
një nënë prap unë do takoj
unë do jem dhe bija e saj
kam dy nëna, ndaj mos qaj!

T’lutem nënë më jep bekimin
thuaja këngës, ma shto g’zimin
me trashëgime, më uro nënë
ashtu, si dhe zemra ta dënë!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Sonte….!

Vetmuar ndjehem sonte
dhe pse shtepia është plotë njerëzi
kështu na dënuan, a fati nuk donte
me ne të ishe pranë, nëna ime ti!

Jam larg dhe në këtë perendim dielli
s’të vi dot të të jap një pikë ujë
as të të pyes se si po të duket qielli
ndaj mungesën tënde po vu’j!

Shpejt do vi, atje, ku po prehesh
pranë babait, idhullit tim,
por të lutem e qetë të ndjehesh
dhe nëse sheh lotë në syrin tim!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

T’lutem nënë më jep bekimin !

T’lutem nënë mos qaj për mue
me mua nënë, sot dua me gëzue
sot po kryjmë zakonin e vjetër
me lanë sh’pi , me shku n’shpi tjetër!

Unë po shkoj sot mori nanë
po lë shpi, po lë babanë
po lë motër, po lë vëlla
s’kam çtë bëj, m’ka zanë sevda

Se k’shtu nanë zakon ka qenë
ndaj qanë shpi, kur vajza lenë
këtë zakon duhet me ndru
marton vajzën, duhet g’zu!

T’lutem nënë më jep bekimin
ma lehtëso moj nënë largimin
k’ndo për mua dhe në qanë zemra
ky është fati që ka femra!

Dhe atje ku unë po shkoj
një nënë prap unë do takoj
unë do jem dhe bija e saj
kam dy nëna, ndaj mos qaj!

T’lutem nënë më jep bekimin
thuaja këngës, ma shto g’zimin
me trashëgime, më uro nënë
ashtu, si dhe zemra ta dënë!
jahe FIDA Tr. më 30.07.2017.-
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar