Poezi nga Nikollë N. Ulndreaj

0
636

Nikollë N. Ulndreaj

POETI

Poeti është dritë që kullotë mendimin
Ndriçon dhe e bën me krahë shpresën
Edhe kurë nxinë detet,
Edhe kur ndodhet larg
Shtatë qiej përtej portës së trëndafilit.

Tiranë me dt. 30.07.2017
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

TI MOS MBAJ MËRI

Poema e dhimbjes

Prore vjen e më zgjon kënga e laureshës rrëzë monopatit
Pastaj më troket në xhamat e dritares pa frikë
Zgjohu prore më thotë: Është zgjuar qielli dhe yjet e fatit
Është zgjuar flladi në bjeshkë e këndon me muzikë
Në shtegun e dallëndysheve ku verës flinte hëna e plotë
Drethëza e boronica si pishë kanë ndezë çerpikun
Në kaçurrela të ujëvarës vetmitar ka ngrirë malli një lot
Që kurë në flatra kaçubetit këngët e bareshës ikun
Mbështjellë me dritën e hënës një krua rrjedh gjithmonë
Në ato livadhe ku buzët m’i ledhatonte prushi e flaka
Vdes një cicërimë zogu në borë që bie herët e denjët vonë
Mos mbaj mëri i them, linda tek ti, larg teje u mplaka…
S’di pse m’u mbush mendja larg teje të mplak ditë e stinë
Jeta është e shkurtër, e vështirë loja me zjarrin
Ti më josh shpirtin, më prushëron gjakun në shi e suferinë
Ti mos mbaj mëri, dy pëllëmbë tokë i dua për varrin…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

ÇUDITËM ME VETËN

Prore ata sy kanë një shikim të pa rezistueshëm,
Elegant e joshës
Që ti ke përzgjedhur
Ta bësh më të prekshme audiencën e të gjitha butësive të bilurtës së syve
Të vullkanizoj ndjenjat
E të humbas pa u ndier në universin e dashurisë
Me aromë më të këndshme se e jorgovanit
Dhe më e ngrohtë se një përqafim
Që të bën të mos të zërë gjumi natën…
Nën dritën e atij shikimi lundroj në oqeanin e brishtësisë tënde
Në dallgë e stuhi
Ta kreh krifën e krenarisë tënde
Që kurë çel agimi në sytë e një vjollce të etur
Të cilës i rrahë zemra kraharorit bjeshkës
Që ka emrin tënd
E ngjyrat e ylberta i bën të qesh midis ujëvarash
E valëve të Valbonës që rinojnë dëlirësinë e bukurisë shpirtërore…
Nën dritën e atij shikimi joshës vallëzoj me hënën e yjet
Vdes e ringjallëm në brengen e një trëndafili me gjemba
E çuditem me vetën
Pse lodroj i dehur në putrën e ketrit
Gjersa shpirti të më kthehet në kitarë…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

LARG AROMËS VETMISË

Plaga është bërë dhe bëhet më e thellë
Nga fjalët e pazgjedhura e të vrazhdët që kemi përzgjedhë
Në rrugëtimet e përditshme nga ka udhëtuar personaliteti ynë
Pa mundur të gjejmë një strehë për paqen
Ku të na buzëqeshin ëndërrta
E më të freskëta e më të lumtura të na lindin mëngjeset…
E vetmja lule që ka lulëzuar në shkretëtirën e mendimit
E na bëri të humbasim tokë e qiell, hënë e yjet, lumë e krua, ujëvarë e ylber
Ishte errësira serioze e komplekse të momentit që kemi përzgjedhur
Të ndërtojmë ura bakëpunimi e bashkëjetese
Pamundur ta reformojmë mënyrën e të jetuarit e ta freskojmë me ujëra vetëdije
Pa mundur të rinovojmë mendimin e arsyeshëm me mënyra të këndshme e të hareshme
Pamundur që tolerancën ta bëjmë me shijen e ftoit a të boronicës
Dhe hemisferën e fjalës ta ndrisim me dritën e arsenalit të paqes e të tolerancës
As gjë më shumë as më pak veçse të lirojmë ndjenjat e burgosura
E t’u japim fuqinë e momentit të shpërthimin të vullkanit të puthjeve
E të ushqej etjen tonë
Me lëng gjykimi që shtrydhë dhimbja kurë qeshim e qajmë
Pra secili prej nesh të shpëtoj me vetëdije zogjtë e ndjenjave
Nga persekutimi i arsyes delikate
Që i jep shpirt dhe ushqen dashurinë njerëzore të palodhur nga lodhja
E fluturimeve të gjalla për rreth planetit të qenies njerëzore
Larg aromës vetmisë ndër udhën e viteve.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar