Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari

0
2976
Luljeta Gjosha Pashollari

Luljeta Gjosha Pashollari

Luljetes i flete shpirti, realiteti, ajo here qeshen me vargun,here loton po me vargun, dhimjet e jetes i shprehe me plot realitet.
Nji poete brilante, e lexuesheme dhe e lakmuesheme nga lexuesit e shumet.
Urime Luljeta, vargu kurre mos t’u shterrofte. /Gj.Musa, gazetar.

ÇASTE MAGJIKE
**********************
Ç’më josh me shijen e buzëve të tua,
Sikur kanë të mjaltit ëmbëlsi,
Buzë me një afsh të pashuar,
Kur më puth e më fal dashuri!
***********************************
Zgjat buzët e zjarrta si vullkan,
Sytë mi mbulon shkëlqimi,
Që shkrijnë dhe një ajsberg,
Kur më vjen zjarrmimi.
***********************************
Çastet magjike më sjellin kujtime,
Nga ajo puthje në buzët që dua.
Këtë dite dhjetori plot dridhërime,
Ti më ktheve në pranverat e tua.
***************************************
Edhe pse ka kaluar mjaftë kohë,
Por u ktheva te trazimi përsëri.
Ashtu si Hëna me diellin e ngrohtë,
Kur bëjnë së bashku dashuri.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

PËRGJITHMONË PO TRETESH DIKU LARG
@
Eja dashuria ime, ku je, po të kërkoj!
Eja, futmë në rreth, në krahë e në sy!
Ku je fshehur, ka kohë që s’të shikoj.
Kujtoj vitet e bukura që kalova me ty.
@
Vetëm për të thyer ëndrrën, me buzagaz,
Në një qoshe ngërthej pezmin në çdo mbrëmje.
Ti frymë me jepje nga zjarri plot maraz,
Gëzimet e jetës m’i ktheje me zemrën tënde.
@
Përgjithmonë po tretesh diku larg,
Do doja të zgjoheshe me hapa të lehtë,
Dhe fluturim të vije me diellin bashkë,
Prandaj fol, të jemi prapë bashkë në jetë!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

DRITARJA E SHPIRTIT TIM
**************************************
O dritarja e shpirtit tim,
Herë dallgë, herë gjelbërim
Rrugë e gjatë në përvëlim,
Pse kaq pa fat, këtë agim?
********************************
Herë, herë syri më loton
Shpesh zemra s’më gëzon
sot gjashtëdhjetat mbush
Zemra ime digjet prush…
*************************************
Me kë ta festoj këtë përvjetor
Ty heshtja e gjatë të mbulon,
Apo me fëmijët që solla në jetë,
Por jam larg tyre, në kurbet.
****************************************
Thonë se kështu qenka kjo jetë
një dorë të hedh, tjetra të pret.
Më prit në ’95, këtë mirë e di,
Ishin për të rritur tre kërthi…
********************************************
Zemër o zemër, mbushur maraz,
Sa e fortë je dhe si nuk plas…
Pse o zot, kaq prova më dërgon
Tani s’jam më e fortë, zemra lëngon.
*********************************************
12 vjeç isha kur mbeta pa baba,
9 fëmijë i la nënës, e u rritem pra.
Vallë s’të mjaftoi që u rrita jetime,
Në ’95 i hodhe bombë shtëpisë time.
*********************************************
S’jam më ajo e forta që isha dikur,
Tani jam e lodhur, si grua pa burrë.
Më ke premtuar do festojmë bashkë,
Ti je burrë, fjalën pse s’e ke mbajt…
**********************************************
Cicërojnë zogjtë në telefon,
Mami, nga larg ty të urojmë,
Hallet e mija as dheu s’i tret
Ndonëse jam larg, në kurbet…
************************************************

NOSTALGJI, PËR VENDLINDJEN TIME…
(MEMALIAJ)
***********************************************
O, Vjosa ime, me atë bukuri të rrallë!
O, perlë e Ballkanit, me histori legjendare,
te ty shpirti im dhe te të bukurat valë;
njëzet vjet, ëndrra kemi thurur bashkë…
***********************************************
Bukuri e pashoqe, për ty kam mall;
të “egër” të quajnë, po dua të jem pranë.
Vitet e fëmijërisë i kalova te ti,
dhe ti je dashuri, mbi çdo dashuri!
**********************************************
E bukur, gjarpërushe, mes maleve kalon,
sa hyn në tokën time, emrin ndryshon…
Të rrahurat e zemrës duan te ti të ndalojnë,
me digat e shumta, mbi trup të ndërtojnë.
*************************************************
Dashuria e parë, për mua je ti…
Nuk di, pse kalova në nostalgji?
Malli për ty, më përvëlon këtu, ku jam,
qytetin-gadishull e ke krijuar dhe shumë e ke xhan…
**********************************************************
Ndërtimi i këtyre digave, trupin tend do copëtojnë,
vlerat e tua ekologjike të rralla, çdo gjë e dëmtojnë;
Metastaza kanceri në trup do të lëshojnë,
faunen tënde të pasur e shkatërrojnë pergjithmonë!?
*************************************************************

Athinë, 24 gusht 2017

TË KËRKOJ E TË THËRRAS
***********************************
Ku fluturuan vargjet e mia?
Ku më iku papritur poezia?
Perse ngela në të dimrit gjumë,
Kur fansat më kërkojnë shumë?…
*****************************************
Përse u stakova, mendimet ngatërrova,
Mos vallë vargjet e dashur harrova,
Apo e ka fajin kjo koha me shi,
Që në shpirtin tim nuk gjej qetësi?…
*********************************************
Me sytë mbyllur, në hapësirën bosh
po kaloj një çast për ty në meditim,
Buza e detit seç po më josh,
Më thotë: dua të më dashurosh…
****************************************
Por për mua s’ka dashuri të dytë,
Ndaj kam frike t’i hap sytë,
Hija jote më vjen përherë nga pas,
Në ëndërr të kërkoj e ty të thërras…
***************************************
Afrohu pranë meje e më shtrëngo,
Nga krahët e tu mos më lësho!
Më shtrëngo fort, më mbaj në gji,
Më zhuriti malli përvëlues për ty…
**************************************

UNË JAM, AJO QË JAM!
@
Unë jam, ajo që jam,
pavarësisht se fati,
shumë s’më ka dash,
Në kohën më të vështirë,
kam bërë ballë çdo tallaz..
@
Unë jam, ajo që jam,
Gjak krejt i pastër
me rrjedh në deje,
S’më kap dot askush
për mëngë xhakete.
@
Unë jam, ajo që jam,
zoti me një dorë më hodhi,
me tjetrën me priti,
koha, rërë gishtash më rrodhi
dhe jeta shumë s’më ndriti.
@
Unë jam, ajo që jam,
krenare për emrin
që të parët më kanë vënë,
po pas krahëve asnjërin
nuk shajë e s’kam ndërmënd…
@
Unë jam, ajo që jam,
por më vjen keq
për këtë brez të ri,
Që nuk di ç’farë i pret
Dhe halli si do t’u vijë…
@
Unë jam, ajo që jam,
veç disa të paaftë,
mua s’më njollosin dot,
se gjakun tim e derdh
kurdoherë për këtë tokë…
@
Unë jam, ajo që jam,
Por mbi të gjitha,
Unë jam bija jote,
Moj shqipe përmbi mal,
Ku ti fluturon ndër mote…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar