Të fala atdheut

0
874

Zamira Agalliu

Të fala atdheut

Një letër malli nga Amerika
Nuk mundem dot të sjell një mollë të pjekur
T’ia vë vajzave kur mjaltosin gurin e pragut
Në vazo ka mbetur diku, një lule e paçelur
Kërkon frymën time ta ngrohë si zjarr oxhakut
Nuk mund të sjell të fala varrit të babait e nënës
Atje ku bari harliset e do një dorë ta këpusë
Më tepër se malet, po thinjet filizi i ëndrrës
Tek vij me avionë të çuditshëm zbtathur, pa këpucë.
Jepjani të falat mësueses që më mësoi abetaren
E di, është kërrusur shumë e kurrë syzet s;i harron
Thuaja motrës të ma këndojë atë këngë si fyelli në shpate
Thuaji bahçevanit të mbjellë një zambak a një begonjë.
Ngatërrueshëm qënkan sot të falat për livadhet me bar
Ku isha Mbret Blerimi e garoja fitimtar mes lartësie
Nëse ka mbetur një çurril të kroi ujëkristaltë
Shkoni dhe zgjoni për mua kujtime dashurie.
Të fala gurëve që ma vranë gjurin e putrën e njomë
Të fala udhëve të përcjelljes ku lamë një dorë të zgjatur
Fjala më ngec si litari i kalit të brazdës që lidhet komb
E goja thahet për urimin e shkronëshqipes tek pragu.
Të fala furrtarit që më jepte bukën e ëmbël, të ngrohtë
Me duart e vogla ia mblidhja thërrimet mes sofrës
Trenat me miell një nga një të m;i rreshtojnë
Nuk do i ndërroja me lëmin e grurit pranë kodrës.
Rëndon në duar e zemër kjo shportë me të fala.
Si Hirushja që prêt Princin me këpucen në duar
Falmani pikëlotin te ekrani a në letrën e bardhë
Më falni për vargun që vesh shpesh rrobën e trishtuar
Të falat shpojnë qiej e funddtetesh për tek ti, Atdhe
Si pulëbardhë a trumcakë kërkojnë të zgjojnë fole.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Sot në mëngjes !

Sot në mëngjes dola nga ethet e tokës,
E nisa me vesen të shkruaj simfoni.
Ajo si ty, ajër t’mjelmët i shpërndan botës,
Me flokë të lagur si një dallgë, iki përsëri
Sot në mëngjes shpresa ime doli nga retë,
Dhe një puthje të dhembshur i fali agimit
Drejt tingujve të horizontit ku po rrëshqet,
T’i trokiste arsyes, duke iu falur trishtimit.
Sot në mëngjes, unë u bëra një njeri tjetër,
E urtë u bëra, si shëmbëlltyra ime e plotë.
Papritur largon mërin kjo valë e vjetër
Që tret dashuritë e i shemb për tokë.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Vala dhe unë

E zbathur isha me supet mbledhur
Në bregun e detit vrapoja në shi
Shkuma e bardhë e valës ma mori
Fustanin e kuq siç bënte ai.
Ecim përgjatë bregut, unë dhe kujtimi
Flokët me erën luanin atje …
Vraponte koha si një valë kthimi
Dhe la një dallge mes nesh si re.
O ditë e paqtë dhe e menduar
Shtove horizontit një imazh që njoh
Këtë qetësi prej kaltërsish harruar
Mbi re të bardha sytë e tij i shoh.
Pres dallgën si ngjyrë e syve të tij
E luaj me të njësoj si atëherë…
Ma mori shallin tej në thellësi…
Ashtu siç bëje me mua çdo herë.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar