Tungjatjeta Bujar Nishani!

0
648

Letër e hapur e dyta

SALI LEKA

Ata që nuk e kanë lexuar letrën e parë që i kam adresuar presidentit Bujar Nishani të kontaktojmë me redaksinë e gazetës për ta ribotuar. Letra e parë u botua në muajin dhjetor 2016.

Tani jemi në korrik 2017, muaji i fundit i funksionit të Bujar Nishanit si president i Republikës së Shqipërisë. Muaji gusht do të gjejë në zyrën e presidentit Ilir Metën. Këto ndërrime funksionesh janë proçedura normale demokratike. Unë si qytëtarë atdhetarë shqiptar bashkë me shokët dhe miqtë e nderuar, këto proçedura të drejta i aprovoj dhe kemi votuar për Edi Ramën dhe partinë socialiste.
Këto fjalë i theksoj se ka persona me poste dhe funksione të larta shtetërore qeveritare dhe e kuptojnë keq demokracinë. Duhet kuptuar se nuk ka demokraci të vërtetë njerëzorë publike, pa sanksionuar proçedura të drejta ligjore juridike.

Ashtu si unë janë edhe të njohurit e mi që kanë votuar dhe besuar Edi Ramën dhe partinë socialiste, por nuk e shprehin hapur në publik.
Kurse unë jam shkrimtarë liriko erotik dhe eposiko teuratik dhe e tregoj sinqerisht dhe publikisht votimin dhe besimin tim sublim për Edi Ramën dhe partinë socialiste me program dhe vizion modernist demokratik. Demokracia qëndron dhe triumfon sipas proçedurave të drejta juridike të hapura publike.dhe Edi Rama me partinë socilaiste janë të drejtë të hapur public, transparent shembull dhe model jetik, për të mirën e popullit.
Ashtu si letërsia qëndron shkëlqen përparon sipas literaturave të vërteta artistike mediatike të pastra të bardha, për diturimin dhe kulturimin e popullit në rastin tonë shqiptarë, por i ndarë demokratë, komunistë, socialistë, zogistë dhe ballistë.

Mbas vitit 1992 pedeizmi i votuar 75% nga populli i zhyti të tërë në pellgun e konfuzionit, të anarshizmit, të kaotizmit të egër antihumanist të maskuar nën petkun e pardesyve të bardha të bojatisura si antikomuniste.
Pesë vjet deri në vitin 1997 në Shqipëri u bënë shkretime, makabre, mizore dhe padrejtësi të tm,errshme antinjerëzore, kundër demokratëve të vërtetë të betuar, kundër komunistëve të devotshëm, të përkushtuar, kundër zogistëve dhe ballistëve të lëkundur të shkundur, por për këto masakra të llahtarshme pedeiste kaotiste do të shkruaj ditë tjetër.

Kurse sot do të shkruaj: Tungjatjeta Bujar Nishani! Ilir Meta më ka neveritur, por ti më kë mahnitur. Dekretove datën e zgjedhjeve parlamentare dhe nuk bëre fushatë pedeiste të skremuar, por mbajte qëndrim dhe prononcim të admiruar.
Ilir Meta leseisti nisi të përdredhi bishtin. Vringëllinte ulurinte nëpër televizione dhe podiume me tambure dhe tamtume. Nuk pranoj votime, pa qeveri besimi. Meta kryetari parlamentit me votimin dhe besimin e popullit vetë thoshte: Nuk jam i besuar vetë donte me u demaksuar, me u përulur, me u poshtëruar.

Deri sa tha: E dorëzoj mandatin e deputetit që më ka dhënë populli edhe karrikën e kryetarit dhe do të shkoj të pastroj çadrën e Lul opozitarit. Unë Ilir Meta jam me traditë dhe me konditë që të tërë deputetet socialistë dhe leseistë të coptojnë karriket e parlamentit, dhe të dorëzojnë mandatet zyrtare dhe qeveritare në çadrën opozitare.

Asnjë deputet asnjë ministër mos të shtrihet nëpër zyra dhe veranda, por të ngrihet në mënxyra dhe çadra.
Kurse unë votuesi i partisë socialiste në 23 qershor 2013 dhe 21 qershor 2015, i shkruajta dy letra të hapura Edi Ramës dhe Ilir Metës. Të dyve bashkë, nuk i ndave, por Ilir Meta u nda vetë nga qeveria, vajti dhe pyeti Sali Berishën, a më jep leje doktor për të lexuar letrat e shkrimtarit Sali Leka? Pa lejën tënde unë Ilir Meta, nuk lexoj as dokumentat e komisionit të parlamentit Europain për vetingun e reformës për drejtësinë. Une Ilir Meta lëviz lart e poshtë për integrim, por me ty Sali Berisha me përqafim, përmallim dhe mallëngjim.

Me këto fjalë ledhacake Ilir Meta katër muaj rresht 18 shkurt -18 qershor 2017, nuk zhvilloi as nuk aprovoi asnjë seancë plenare në parlamentin e mazhorancës socialiste leseiste, për demaskimin publik të grupimeve skurrike zuzare, negative, regressive të zhytur në afera korruptive langare dy letrat e mia të dobishme me demaskime të drejta jetike me fakte konkrete të vërteta i botuan dy gazeta në mars dhe prill 2017.
Unë shkronjësi i këtyre dy letrave me tregime të vërteta artistike, shkrimtari Sali Leka I mbushur me tregime picante dhe poezi brilante e kam obligim sublim të falenderoj me guxim dhe admirim, dy redaksitë e botimit, redaksi kontributore shembullore për demokracinë triumfatore që u konsolidua në 25 qershor 2017, dita e votimeve e dekretuar nga presidenti Bujar Nishani pedeisti i angazhuar, por na doli kundër leseisti i shtrembëruar Ilir Meta dhe pseudosocialisti narcizist Ben Blushi i stërvitur për gëlbocka të neveritura.

Leseisti Ilir Meta dembel gazhel, as nuk shkruan, as nuk lexon. Katër vjet kryetar parlamenti nuk ka shkruar as katër fjalë referat, as refleksion, as katër paragrafe rregullore parlamentare juridike ligjore, por rrokopujë sallore, llapzore, akoma më keq se sa tetë vjet Pjetër Toma Zavalli dhe Jozefina Cobo Topalli.

Ashtu si Meta ka pedeistë dhe leseistë që nuk lexojnë as libra as gazeta dhe nuk bëjnë asnjë veprim pa biseduar me Sali Berishën se vetë nuk dinë asgjë. Sali Berisha ka aftësi të madhe për të stërvitur dhe instruktuar obskurantë të paditur. Pastaj i ndihmon, i përkrah, i pavorizon.
Berisha është model tipik për të ngritur lart injorantët, spekullantët dhe obskurantët e skremuar. Berisha i urren njerëzit e ditur mendimtarë vizionarë, guximtarë krenarë dhe përdorë metoda sofistike munafikiste për tu diskriminuar mendimin dhe vizionin.
Unë shkrimtari Sali Leka, as jam takuar, as kam folur me Ilir Metën, por jam takuar dhe kam folur me Sali Berishën, ish koleg dhe specialist i shekullit njëzet.

Ilir Meta student i kohës së Ramiz Alisë, pa asnjë lloj kontributi as për drejtësi, as për demokraci.
Kurse unë dhe Sali Berisha dy studentë dhe profesionistë specialistë të kualifikuar të kohës së Enver Hoxhës, me kontribut në ato vite të skëterrit.

Në kapitullin tjetër do të tregoj fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta nga puna e dy studentëve të skëterrit të Enverit, Sali Leka dhe Sali Berisha, dy specialsitë të kualifikuar, profesionistë të angazhuar, të përkushtuar që nga viti 1967. Do të tregoj për dy letra të intelektualit të kulturuar Sali Leka, që i kam dërguar presidentit Sali Berisha në vitin 1995, por nuk i botuan gazeta 55 e Fahri Balliut dhe RD-ja e urithk, gelbock delenxhiut.

Dy letrat nuk i ekspozoj në studion televizive të Ylli Rakipit dhe Blendi Fevziut. Dy letrat e mia janë me fakte të vërteta. Rakipi dhe Fevziu rrëzohen dhe vdesin në tapet kur të dëgjojnë fjalë të vërteta të shkrimtarit Sali Leka me vullnet dhe vitalitet.

Kurse unë nuk dua të vdesin, port ë jetojnë të zhytur të përlyer në llumzhumin e gelbockave të pista, të ndyra për ibret dhe mysibet.
Prandaj unë kam shkruar dhe do të shkruaj tregime të vërteta të mrekullueshme dhe poezi brilante të mahnitshme, kam kënduar dhe do të këndoj me shumë gëzim, vullnet dhe admirim kam jetuar dhe do të jetoj me iradin, ilmin dhe me besim jetik sublim teuratun, i padëshpëruar nga censurimet, abuzimet, spekullimet, shtrembërimet dhe fallsifikimet korruptive të televizioneve skurrike regresive, Neës 24, Klan, Shijak dhe të tjerë si ata zuzaran, vandak, zidak, pa taban zanbak vizion, por akoma në batak katran lashasan sesa televizioni i kohës së Enver Ramizit, koha e dushmanizmit dhe mizorizmit të egër kundër jetës së njerëzve të mirë fisnikë, humanë, viganë eposikë, guximtarë krenarë soinikë kreshnikë por u diskriminuan, u burgosën, u internuan, u masakruan tmerrësisht me vite dhe dekada.

Me shumë nderim dhe kujtim për ata që nuk jetojnë. Me shumë admirim, sublime për ata që jetojnë dhe kontribojnë me përkushtim dhe betim jetik, por edhe me guxim vital eposik për drejtësi dhe demokraci, për zhvillim, progres dhe modernizim me transparencë të pastër mediatike dhe me debat të hapur masiv publik, me etikë dhe kulturë artistike.

Shkrimtari Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Tiranë, Korrik 2017