PSE AVDULLAH HOTI NUK E NJOHU PËR TË GJALLË DR. RUGOVËN?!

0
1845

SHKRUAN: Shefqet DIBRANI

Avdullah Hoti paska shkruar se: “Shtepia e Presidentit eshte e hapur per te gjithe. Edhe per kundershtaret politik. Perkulja qe te gjithe i bejne atij tregon per madheshtine qe ka”. Por nuk besoj se mbamendja Avdullah Hotin e paska lëshuar?! Për të gjallë të dr. Ibrahim Rugovës, është ky Ramush Haradinaj i cili ia ka njohur meritat dhe është përkulur përpara tij. Jo si një servil siç është tashti Avdullah Hoti karshi Isa Mustafës, por si një Gjeneral Lufte që ia njihte meritat Presidentit të Kosovës – Njeriut të Shekullit. Sot Ramush Haradinajt i ka hije të përkulet edhe te varri, por edhe të shkojë në shtëpinë e Presidentit Rugova, po në asnjë mënyrë nuk i ka hije Isa Mustafës dhe as Avdullah Hotit, të cilët duan ta shkatërrojnë LDK-në dhe ta shuajnë rugovizmin si nocion dhe si koncept politik.

Por le të flet Avdullah Hoti për vete, pse nuk njohu dr. Rugovën sa ishte gjallë?! Pse nuk erdh në LDK sa ishte dr. Rugova gjallë dhe pse ardhja e tij në struktura udhëheqëse të LDK-së u bë nga Kolegji RIINVEST, por jo nga baza deleguese në nëndegë e degës, siç veprohet në të gjitha partitë demokratike evropiane. Avdullah Hoti e din fort mirë se Isa Mustafa ka qenë armiku më i përbetuar i dr. Rugovës, ai i cili i ka penguar udhëtimet e dr. Rugovës drejt Amerikës dhe ia ka shantazhuar të gjitha nismat, projektet dhe përpjekjet për pavarësinë e Kosovës. Është Isa Mustafa keqpërdoruesi i Huas Popullore dhe i Fondit Trepërqindëshit, e këtë e din edhe Avdullah Hoti, por ai po aktron rolin e myhibit duke tundur kokën për të gjitha diktimet që ia bënë Isa Mustafa.

Sot pas të gjitha këtyre humbjeve serike, ta mbështetësh Isa Mustafën dhe ta kritikosh Teutë Rugovën pse mbështet Ramush Haradinajn, jo që është standard i dyfishtë, por është hipokrizi e llojit të vet, është tendencë dhe është qëllim për ta shkatërruar LDK-në. Prandaj nëse Avdullah Hoti, ka një gram moral duhet të jap dorëheqje nga LDK-ja, duhet ta dorëzojë mandatin e deputetit të cilin e ka të fituar me mashtrime, dhe ta lus edhe Dostin e tij Isa Mustafën që të largohet sa ma parë nga LDK-ja duke e marrë me vet tërë strukturën e Riinvestit e cila për LDK-në është organizata ma famkeqe e nëntokës dhe e shantazhimit politik. Të gjithë e dinë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, nuk e kanë dashtë dr. Rugovën, kurse në LDK kanë hyrë me qëllime për ta rrënuar këtë parti dhe për ta sforcuar ndikimin rus në Kosovë e për rrezikun rus janë shqetësuar edhe miqtë tanë ndërkombëtar.

Sipas kësaj deklarata duket se Avdullah Hoti paska probleme edhe me mbamendjën, ndoshta Isa Mustafa e ka detyruar, por duhet të kupton ky Liliput se Familja Rugova, ka një milion arsye për ta mbështetur Ramush Haradinajn, dhe nuk e ka asnjë arsye për t’i mbetur besnik armikut të babait dhe shkatërruesit të LDK-së, prandaj të gjithë ata që e po kritikojnë Teutë Rugovë, nuk i njohin zhvillimet politike në Kosovë dhe nuk duan ta ndryshojnë gjendjen në LDK. Janë mentalitet i kalbur dhe shprehin emocione sipas qejfit të Isa Mustafës i cili nuk do t’i shpëtoj përgjegjësisë, prandaj përkrahja e mëtutjeshme që mund t’i bëhet Isa Mustafës, le që është në dëme të LDK-së, por është në dëme të proceseve dhe është një antirugovizëm dhe antiamerikanizëm i kulluar.

Me një fjalë, strukturat e LDK-së, të rreshtuara pas personit që përfaqëson ndikimin serb e rus në Kosovë, duhet të distancohen nga Isa Mustafa, të kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të mos krijojnë vakum institucional pa nevojë?!

St.Gallen, 21.07.2017