Si u njoha me dy shokët Mark Lleshi dhe Hysen Gyli?

0
717

SALI LEKA

Këngë dhe poezi për ty Shqipëri
Për fitoren ngadhnjimtare në histori.

Bashkw me ju o shokwt e mi
Edhe ju me mua me harmoni
Do të këndoj me betim sublim
Me iradim vital nga shpirti im
Edhe me ata që duan këngë dhe poezi
Edhe me ata që bëjnë muzikë dhe melodi
Me vargje poetike do të debatoj
Me guxim dhe admirim do të falenderoj
Redaktorët e aftësuar të talentuar
Specialist artistikë të kulturuar
Që botuan tregimin me titull:
“Fitore e merituar e shumëpritur”
Tregim voluminoz dhe në libër kapitull
Por redaktorët e palodhur, të papërtuar
E shumëfishuan në gazetë
Në 5 korrik 2017
Njerëzit e mirë janë iraduar, ripërtritur
Kur e kanë lexuar dhe komentuar
Me njëri-tjetrin të gëzuar, të bashkuar
Fisnikët janë lartësuar, janë rritur
Janë bërë eposikë të admiruar, të ditur
Bashkë me redaktorët të angazhuar
Për të drejtën, të vërtetën, të betuar.
Por kam akoma për të shkruar dhe treguar
Me poezi edhe për Erion Veliaj në bashki
Ai, po bën mrekulli deri në Shën Mri
Edhe në Skrep Bix Ballej ka shkuar
Me emrin e bukur flladik Erion
Por unë e dua se ka program vizion
Për zhvillimin, progresin, modernizimin
Për Tiranën e bardhë të Sul Ballgjinit
Që po jeton epokën e vitalizimit
Unë as isha as jam servil rezil
As nuk bëj lëvdata si garip bandill
As isha munafik, xhahil katil
As në kohën kur shtypte Enver mavria
As kur u shtrembëronte Mihal Bisha
As kur sundonte Ramiz Alia
As kur shkretonte Sali Berisha
Por isha dhe jam person me profil
Mbushëm me aromën nektarin si trëndafil
Frymëzohem me jehonë si blin frashin
Nga Vjosa në Shkumbin dhe Erzen Drin
Edhe përtej në Radik Vardarin
Forcohem si metal, mahdem fosforin
Për Erionin do të këndoj ditë tjetër
Me poezi dhe postim me letër
Po, po! Me letër të hapur publike
Se nuk mbaj asgjë të fshehur skurrike
Për dy vjet në Tiranë
Rreth e qark, në çdo anë
Erioni me punë të mrekullueshme
Me fonde monetare të kushtueshme
As për 20 vjet si bënte njeri
Këto vepra shkëlqimtare
Që ka bërë Erioni djalë i ri
Këto vepra të larta dy vjeçare
Këto fakte jetike i tregova me poezi
Për nderimin e redaktorëve në gazetari
Në art, kulturë, etikë, letërsi
Novatorë dhe inisiatorë të papërtuar
Që me vullnet solid kanë shkëlqyer dhe botuar
Njëqind e njëzet e pesë tregime të vërteta
I kanë pasqyruar ndriçuar në dy gazeta
Edhe 45 poezi të poetit Sali Leka
I kanë skicuar, pikturuar, daktilografuar.
Si dafina manushaqe i kanë lulëzuar
Por unë shkrimtari lirik Sali Leka
Akoma nuk kam filluar me kënduar
Akoma nuk jam mbushur, as plotësuar
Me libra tregime, këngë dhe poezi
Por jam nisur i betuar i vitalizuar
Me potencë, aftësi, ilmin, iradi energji
Pa violencë por me admirim e harmoni.
Me ty, me ty o popull shqiptarë
Fisnik eposik mendimtarë vizionarë
Human model vigan bujarë shumë bujarë
Në 25 maj 2017, u botua në gazetë
Poezia me titull “Do të këndoj
Për triumfin e 25 qershorit”
Poezi voluminoze me 252 vargje.
Sot do të këndoj nga kjo poezi
Njëzet e pesë vargjet e para
Me shumë vullnet ashtu si dua vetë
Me vitalitet për jetë të vërtetë
Kush të dojë me mua të bëjë gara
Ai që din me shkruar dhe kënduar
Me mua i pa lodhur, i pa përtuar
Të shkruaj, të gëzohet, të rinohet
Me mua të iradohet, të vitalizohet
Me sublim jetik të mbushet, të plotësohet
Me këngë dhe poezi me çdo njeri në Shqipëri
Edhe për miq komisionerë ambasadorë
Kisha shkruar një poezi për të kënduar
Për 18 qershorin dita triufatore
E demokracisë së vërtetë shembullore
Por tani në 25 qershor u spostua
Dhe unë do të këndoj dy këngë i gëzuar
Dy këngë, dy poezi me shokët i betuar
Për admirimin dhe drejtimin e Edi Ramës
Elokuenti i pranishëm i politikës shqiptare
Novatori i veprave të dobishme kombëtare
Do të këndoj edhe mbas 25 qershorit
Për durimin e popullit të Tiranës
Durim fisnik humanist teuratist
Me besim tek Edi Rama inisiatori optimist
Duroi tre muaj i padëshpëruar
Se çadra e Lulit e trashamanit
I bllokoi, i pengoi rrugën e urbanit
Se nuk donte drejtësi me Veting
Nuk pranonte dialog, as bashkëbisedim
Ipengonte popullit shëtitje dhe manifestim
Uluriste në çadër zidak drang e vring
Fol hapur pa kapak Luli thoshte
Me lugën bosh popullin e joshte
Dhe populli e dëgjoi, shumë e duroi
Por Luli as e kuptoi, as e vlerësoi
Durimin e popullit e shkelmoi
Diturinë e popullit e damkosi
Zemrat e popullit i brengosi
Admirimin e popullit e njollosi
Por mendimin e popullit nuk e marrosi
Populli shqiptarë mendimtarë vizionarë
Është dhe guximtarë, vital krenarë
Lul Basha dhe Ilir Meta u hodhën në garë
Në sulm frontal të paparë
Shumë të egërsuar, të acaruar
Si e si popullin për ta frikësuar
Nga Edi Rama për ta larguar
Luli dhe Iliri me britma dhe ultimatume
Me poture dhe ushkure nëpër podiume
Me ca fjalë stigmatike, sarkastike neverike
Edhe nëpër studio televizive mediatike
Por të dy as biseduan, as e kuptuan
Sa keq u rrokullisuan, u vetë demaskuan
Duke u ekspozuar si trima legjendarë
Lart mbi popullin e admiruar shqiptarë
Shumë i lashtë në Ballkan kristian
Marmarin, Bosforin, Shën Konstandin
Që në zanafill zaman pellazg Bizantin
Kur skishte murtat sifat, as bidat dushman
As kishte lindur asnjë burrë zuzarë
As kusarë, as gënjështarë, as langarë të tharë
Por ishin rritur djem dhe burra teuratikë
Dalmatikë kreshnikë, taulant dhe dardan viganikë
Luli me Ilirin dy lider partiakë politikë
Me gojë thonë: E duam Shqipërinë!
Por nuk e dijmë gjenetikën as historinë
Nuk e duan me zemër drejtësinë, as demokracinë
Por duan anarshinë, kaosin, tmerrin, dredhinë
Dy vjet reformën e vetingut e penguan
Seancat plenare i katranosën i spostuan
Këto mënxyrka dhe mysibecka të llahtarisura
i maskuan, i mbuluan me petkat e funkisoneve
nëpër dikastere të larta partiake që kishin
duke përdorur marifecka të bojatisura
Edhe në sajë të hatereve dhe favoreve
Që i uzurpojnë bashkë me allishverishin
Tani jemi në muajin e nxehtë korrik
Unë do të shkruaj, do të këndoj, këndoj
Si poet lirik, erotik dhe eposik
Ku do të eci, kudo që të shkoj, të shkoj
Për ditën e 25 qershorit, qershorit
Dita e gëzuar me imazh të shkëlqyer
Do të këndoj edhe në detin e Bosforit
Por me shumë në detin Adriatik
Edhe në plazh i qeshur i pëlqyer
Edhe në gusht i veshur shinik.

Në 25 korrik mbnushen dy muaj kur u botua poezia “Do të këndoj për triumfin e 25 qershorit”
E kam obligim me dëshirë, vullnet dhe admirim sublim, të bëj sugjerim: “Redaksia e gazetës ta ribotojë poezinë: Do të këndoj për triumfin e 25 qershorit”.

Ta ribotojë me shumë iradin dhe nderim, për publikun e apasionuar, për popullin shqiptarë i kulturuar me rastin e një mujorit të triumfit të 25 qershorit.

Por edhe me rastin e dy mujorit të botimit parë pikant brilant
Në 20 qershor u ula në lokal me katër shokë të mi duke kënduar. Me dy shokë Hysen Gyli dhe Mark Lleshi u njoha në fushatën elektorale. Mark Lleshi burrë guximtarë Mirditorë mendimtarë vizionarë humanist paqësorë, tregimtarë i admiruar me Edi Ramën i betuar.
Në tavolinën tjetër dy burra demokratë më thanë: E si këndon për Edi Ramën Sali Leka?! E si voton për komunistat që të kanë burgosur, të kanë marrë jetën.

Edhe unë u fola, u tregova: Për burgosjet dhe pëesekutimet kundër meje, nuk është fajtor, as mëkatarë zuzarë Edi Rama, as juve të dy demokratë të drejtë, asnjë socialist i sinqertë. Në ato vite të skëterrit mizorist pot ë kërkonte Edi Rama lirimin e shkrimtarit Sali Leka nga burgu. Edi u burgoste, u internonte familjarisht.

Unë poeti i talentuar, i përkushtuar, i papërtuar u riburgosja dyfish. Aq i egër ishte mizorizmi antihumanist, anti demokratik. Mizorizmi i shekullit 20 të jepte leje për të bërë punë të liga, të tmerrshme, të llahtarshme. Këto masakra zuzare i quante demokraci proletare.
Kurse punët e mira humaniste moderniste i damkoste si veprimtari armiqësorekundër partisë, Enverit dhe komunizmit madhështorë marksist-leninist.
Unë edhe hetuesit, edhe operativit të sigurimit u kam thënë: mos më ndihmoni shokë mos më ndihmoni! Mos kërkoni lirimin e shkrimtarit Sali Leka nga burgu, se u burgosin juve të dyve, u internojnë familjet tuaja, të fisit tuaj, të shokëve, dhe të miqve fisnikë dhe besnikë.

Prandaj unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka, isha dhe jam anti mizorist, anti monstruozist dhe tani jam anti pedeist i betuar. E pse? Sepse pedeizmi ka vazhduar më keq se mizorizmi enverist: Po, po më keq, më keq. U jep leje shqiptarëve të egërsohen me njëri-tjetrin, të shkretojnë pasurinë Atdhetare kombëtare nën maskën e antikomunizmit.

Mos u largoni nga lokali, juve të dy demokratë të mirë, të drejtë por mendohuni dhe këndoni me mua poetin Sali Leka.
Mos u egërsoni me Edi Ramën, as me socialistët, as me mua demokrati i betuar Sali Leka, ish i burgosur i vërtetë politik nga mizorizmi despotik lehebist vampirist, llahtarist.

Mbas këtyre fjalëve të mia të drejta dy burrat demokratë të njohur u bënë shokët e mi dhe u betuam. Do të votojmë familjarisht për Edi Ramën dhe partinë socialiste.

Në 28 qershor u takova me dy burrat demokratë të betuar për Edi Ramën, i uruam njëri – tjetrit fitoren triumfatore të 25 qershorit 2017, fitore e merituar ngadhnjimtare kombëtare, pastaj kënduam, kënduam të bashkuar, të gëzuar me kafe, meze dhe raki.

Shumë të vitalizuar u betuam: Me Edi Ramën, me partinë socialiste moderniste edhe në vitin 2021, dhe 2025.
Do të këndojmë edhe në muajin gusht, shtator, tetor, nëntor, por edhe do të kontribojmë për vetingun, drejtësinë, demokracinë, dhe për Shqipërinë e epokës të vitalizimit të shekullit 21.

Me shumë admirim Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Tiranë, korrik 2017