Poezi nga Isa Bytyqi

0
1499

Isa Bytyqi

Vargje nìdentitet, identitet që na duhet ruajtur nga damkosja. Shpërthim brendie nga poeti Isa Bytyqi
/Xheki Rexhaj

A po m’n’ien?

Oj Kosovë a po m’n’ien mue
sa her t’kam lanë,
fort kam vatjue
perherë jam kthye kange tu’ t’kendue!
Tash po vi, po vi tu’ vajtue,
e me ik prap mos me t pa tu xhimue?
Sa herë m’ke thirre te ti Kosovë kam ardhe
se ty te kam tokë, fis e të kam farë!
Sot Kosovë,
pse nuk me thërret mue
n’kupë te qiellit therret ata
që faren donë me ma hupë mue,
varrin ty qe jan tue t’a gropue,
pse xhelatin e don ma shum se mue?
Une te kam lanë Kosovë,
por kurr s t’kam tradhtue,
kafshoren time e
do trosha ti kam que,
që nji dite, une ti,
nji sofer t’madhe m’e shtrue
e me thanë edhe ne jem’ bâe sh’pi!
U ne po vi, a po m n’ien Kosovë
me t’kallxue e dy fjale du’ me ti thanë,
qe neser kryet kush mos me t’a zanē:
mos thirr kryq e mos thirr hanë
se buken n fyt kan me ta lanë!
Kthehu Kosovë
prap në klasë te parë
germën A me e msue
se gjithe Arber t’kem’thanë!
Po vi Kosove a je tue m’nie
kurrë s’t’kam lane se të due tye
vajin n’kangë ty du me ta kthye…
A po m’nien..??

Isa Bytyqi’17

Rueju po t’tham

Oj Evrope ti shtrigë e re
jemi mledhe jem’ t’u bâ bé
ke me n’ie ç’ka asht frika
nuk durojmë mâ në shpinë thika
prej shqyptarve s’ki me sh’ptue
msy’ t’a kemi me t’pushtue
per ket pune jem’ besatue…
të rroftë dreqi e të rafte pika
sa t’kem djem e sa t’kem çika
me t’trondite kem’ me t’okupue
me xhamí, ja me patika…

Isa Bytyqi’17