Betejë me Amazonat-stelë varri në guri-të datuar si e shekullit të IV p.e.s. e gjetur në Nekropol të Apollonisë
Brahim Ibish AVDYLI:
Prej vitit 1600 p.e.s. kur ka filluar nga pak të paraqitej gjuha fenikase e shkruar me alfabetin e Kadmit, të cilën e vë re Luigji Luca Cavalli-Sforca e deri në vititn 1000 të e.s., kur është botuar enciklopedia e fjalori i gjuhës artificiale greke, “Sounda”, është periudha e përpjekjes së pashkëputur artificiale të klonifizohet “kombi” artificial racist “grek”, përmes gjuhës fenikase të Kadmit, pra gjuhës së shkruar përmes gjuhës mëmë të shqipes dhe gjuhës së folur shqipe. Në qoftë se e dini çka do të thotë racizmi, lexone mirë pseudoshkecën botërore e shqiptare për të ashtuquajturën “greke” dhe do ta kuptoni vetvetiu helenizmin, të ashtuquajtur “grek”.
Pse bashkëpunon e ashtuquajtura “Greqi”, dje, sot e më tutje me Rusinë e Serbinë, të krijuara pas shkapërderdhjes së perandorisë Bizantine, por edhe me shtetet ortodokse, pjesërisht Britaninë e Madhe, është mëse shokuese. Ajo do ta mbajë botën me fenë ortodokse. Por, këte, do t`a shohim më vonë. Njëherë do të marrim para syve logjikën e gjuhëve të quajtura gjuhë indo-evropiane apo gjuhë indo-gjermane. Gjuha shqipe ka patur dhe ka një logjikë tjetër nga të gjitha gjuhët e nënvizuar indo-gjermane apo evropiane. Logjika e saj është e thjeshtë.
Dhémitra-Demetra-Dhamate-perëndesha e botës materiale të iliro-pellazgëve
Shqiptari flet sikurse flitshin të parët e tij, nga gjërat që sheh, prej tokës e deri te qielli, pra prej gjërave të thjeshta, një rrokëshe e deri te fjalia apo periudha të fjalive. Atyre u thonë se janë “të pa civilizuar”, por ata fjasin drejtpërdrejtë. Pra, sipas një logjike tjetër, në përgjithësi, si më të ngritur, mund të themi se niset lokomotiva e pastaj renditen vagonat, njëri pas tjetrit. Ndërsa, të tjerat, në gjuhët indo-evropiane, krijohet fjalia pasi e mendojnë të tëren, sepse tipizohen si të “civilizuar”, që nuk flasin drejtë për drejtë, si shqiptarët. Ata flasin pasi ti mendojnë të gjitha fjalët, d. m.th. pasi i vendosin vagojntë dhe e fundit vjen lokomotiva.
Prej momentit të mendimit e pritjes së të folurit, derisa të logariten vagonat se cilët do të jenë të përfshirë, janë disa sekunda. Në fund vie lokomotiva, si p.sh. gjuha gjermane, etj. Kjo është njëfarë humbje e kohës për të qenë “i civilizuar”. Në të vërtetë, nuk mund ta përkthejnë lehtë gjuhën shqipe, ndërsa të gjitha këto gjuhë, gjuhët indo-evropiane, mund të përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Kjo tregon se gjuha shqipe është gjuha e parë e botës, pra protogjuhë, apo gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve të të njëtit grup. Emrat, e shumë fjalët e përngjituara, mund të shpjegohen përmes gjuhës shqipe, jo nga të tjerat gjuhë, as prej greqishtes e latinishtes, që janë gjuhë më të reja se gjuha shqipe dhe artificiale.
Dhémitra-Demetra-Dhamate-perëndesha e botës materiale
– marrë prej Arian Mavriqit
Kjo gjë ka shumë rëndësi. Ne, po e fillojmë me emërtimet e tyre, p.sh. nga gjuha “greke”. Për ta shpjeguar më mirë gjuhën, po e marrim një shpjegim të së resë, Jessie Tsapari, e cila, në komentin e saj na thotë se grekët kanë dy opcione; e dyta është se “Γραικός” (graikos), në mitologjinë greke, ishte djali i Zeusit dhe një hero. Prej tij e ka mare emrin Greqia e sotme”1. Nga rrënjët e mitologjisë, qoftë nga rrënjët e historisë së lashtë, i thonë “Γραικός” (Graicos), që do të thotë “gratë e Dodonës”, që në gjenealogji e kanë tipizuar për “djalin e Zeusit”, e konsiderojnë “një hero”. Është koha e ndërrimit të matriarkatit pellazgo-ilir me patriarkatin e asirianëve, dorianëve e kadmejve, prandaj ata na e nxjerrin si të parin Zot në mitologjinë e tyre Zeusin, në vend se të pranojnë përfudimisht Sellenën, për “kryehyjneshën pellazgo-ilire”.
Në radhë të parë e kemi një mitologji, i cili është tregim, rrëfim dhe merret me një shpjegim. Përvoja e grupeve të njerëzve të veçantë u ipet brezave të tjerë në mënyrë simbolike dhe ashtu përcillet brez pas brezi. Rrëfimi e ka të lejueshme fantazimin e subjektit dhe subjekti e shpjegon krijimin e botës së gjërë, me origjinën e kësaj bote, me krijuesin, pra me Zotat e Zotin e Madh. Me këte lidhet gjuha dhe kultura e një grupi, të një kaste dhe një popullate. Ajo, tenton të bëhet kështu si “e përgjithshme” për popullatat e tjera. Nuk është fjala për kombet, etninë, por për fiset e ndryshme të një popullate. Popullata është e përbërë nga një etni dhe nga disa etni.
Fotografi e nofullave të para të racës njerëzore
– marrë prej artkullit të Nacional Albania.al
Kur lindë Zoti, njeriu duhet ta lidhë me diçka se prej kujt ka lindur apo prej çkafit e merr origjinën e tij. Kadmejtë, dorianët dhe assirianët, të cilët thuhet se “mirrnin pjesë në luftën e Trojës” (1200 p.e.s.), ne e dimë mirëfilli se asnjëherë nuk ka pasur “mbretëri gjithëpërfshirësë” në hapësirën e sotme të Greqisë, as shtet unik, as komb “grek”, i cili është “themeluar” me 1827 të e.s.2, kanë pasur fantazi, të cilën duhet t`a lidhin dikund, në rrëfimet popullore, në kulturën e një populli tjetër. Atje kanë ardhur tre fise ndër shumë fise të tjera, të një etnie tjetër, e rrëfimet e popullit ishin të etnisë pellazgo-ilire dhe shqipe. Pra, e lidhin mitologjinë e krijimit të botës me “Graia”, i cili është emri i gjinisë që e ka “pjellur” me Uranin zotrat dhe si rrjedhim i kësaj, Zotin e Madh, Zeusin, që janë në vete energji, fjalë.
Duhet patjetër të theksojmë se “Graia” i takon gjinisë femërore, është me “a” në fund të saj, i cili automatikisht i takon gjuhës shqipe. Graia, gruaja është ajo që e ka filluar botën, sikur e lindë gjininë njerëzore nëna e tij, që është pellazgo-ilire dhe shqiptare. Ajo e përfaqëson pjesën materiale të botës.
Herkuli në luftë me hidrën në gur, e datuar prej shekullit të V-IV p.e.s.
në Mavrovë
Kur i përmendim rrëfimet, legjendat e mitologjitë, veçmas në legjendën e Perseut, në kuadrin e legjendave pellazgjike, na paraqiten tri hyjneshat e Dodonës, të quajtura GRAIA, si plaka të vjetra dhe barazohet me kumtimin e Strabonit, vepra e VII, 2, të cilat quheshin “γραíας πελíας” (graias pelias), pra “gratë plaka”, sipas gjuhës së molosëve e thesprotëve. Zbërthimi i fjalës “Grek”, sipas fjalës “Graikoi” e “Graeci” lidhen me fjalën iliro-shqiptare “gratë plaka”, si reference e drejtëpërdrejtë ndaj kultit të nënës dhe gruas në botën e iliro-pellazge dhe shqiptare, e nuk del ndonjë lidhje tjetër3.
Pra, “greket” e marrin Zeusin, si pikënisje të botës, i cili është në Olimp. Ai është në “zotrat e greqisë së vjetër”4. Po të merret parasysh se të parët nuk janë Zeusi e Hera, të cilët, të dytë janë nxjerrur prej “Griechischen Götter”, ku Graia dhe Uranos janë të parët e Zotrave: e para është Graia, pra grua, e cila me anë të shqipes edhe sot kuptohet, kjo do të thotë se vjen shumë më vonë Zeusi, si burrë e nuk është pikënisja e botës, por ndërrimi i gjinive, femërore në mashkullore, matriarkatit në patriarkat, e shtyrë me legjenda kështu shumë me herët, nga assirianët, dorianët e kadmenët, të cilët nuk kishin as atëherë ndikimin e plotë të tyre dhe një pjesë e denjë e zotrave shpjegohen vetëm përmes shqipes5.
Mater Deum-Dhemetra-Dhamate – Perëndesha nënë
– marrë nga Arijan Mavriqi
Po i kthehemi edhe njëherë fjalës sonë të parë, sipas Jessie Tsapari, në të cilën do ta marrin në shqyrtim pjesën e dytë. Ajo thotë: “Grai-k-os është djali i Zeusit” e “një hero”. Në vijën e parë po themi se “djali i Zeusit” ka qenë i lindur nga dikush, pra femër dhe ndonjë grua.
E dyta, ai është “një hero”, se nuk e kuptojnë “si djalin e Zeusit”, që nuk ka bërë diçka të veçantë. Emri i tij “Grai-k-os”, bëhet mashkull nga emri në origjinal femrore, me mbaresat “k-os”. Nuk e tregojnë se prej kah e ka prejardhjen e emrit as kush e ka lindur, por dihet se e kanë “vjedhur” prej emrit femëror “Grai”, pra gruaja. Dhe, për t`a rritur para syve të botës e bëjnë “një hero”. Prej këtij emri të heroit, sepse është “djalë i Zeusit”, është nxjerrur edhe emri i vendit. A mund të thirret kështu një vend, që nuk ka qenë i tillë, me emrin e “përrallës” rrëfimtare, që një nga njëqind tregimet e tilla rrëfimtare, të quajtura “mitologji”, e nuk janë aspak shkencë, me emrin e vet “Greqi”? Definitivisht JO! Nuk ka bazë, sepse duhet të ketë bazë të etnisë, të së njëjtit gjak, e të njëjtës gjuhë dhe të mund të këmbejnë gjëra të përgjithshme të jetesës, në tërë shtrirjen e tyre…
E dhamë komentimin e mirë të Jessie Tsapari, sepse është intelegjente dhe bijë e prindërve të njohur shqiptarë, pa e pasur asnjë qëllim tjetër, pos të analizojmë mitin e saj, të tretën formë të emrit “Greqi”.
Zotat e quajtur grekë – nga lista e Griechischen Götter
Por, të shkojmë më përpara, në origjinën e njeriut të parë. Një zbulim që e ka tronditur shkencën botërore dhe gjermane, është fakti që njërëzimi e ka origjinën e vet prej gadishullit Ilirik, që sot i thonë pa e ditur “Ballkan”, pra prej Evropës e nga pellazgët, dhe jo aspak prej Afrikës, siç e ka “pasqyruar” shkenca moderne, në pjesën e saj vendimtare, apo në pjesën më të madhe të saj. Shumica e ekspertëve janë të bindur se ndarja e njeriut nga majmuni nuk është në Afrikë por në Gadishullin Ilirik, pra jo kontinenti i nxehtë, por Evropa, siç thanë një grup shkencëtarësh gjermanë për Evolucionin e Njeriut e Paleomjedisin (HEP). Ekipi Studimor, nga Qendra “Senckenberg”, e udhëhequr nga Madelaine Behne, shqyrtoi fosilet e vjetra dhe një fosile të poshtme të gjetur në të ashtuquajturën “Greqi” dhe një dhëmb të zbuluar në Bullgari, ish Traka ilire, siç e kanë theksuar ata në gjuhën latine “Graeco-pithecus”, në “freybergi” e “macedoniensisi”. Shkencëtarët hedhin mendimin se ndarja e linjave të zhvilimit në mes të njerëzve prehistorikë e shimpanzeve ka nodhur me të vërtetë në pjesën lindore të Detit Mesdhe6.
E tërë bota shkencore ka humbur kohë ta kërkojnë origjinën e tyre nga Afrika, por JO nga mjedisi i jonë, nga Trakia ilire dhe Pellagonia.
Pellazgo-Ilirët janë nga origjina e tyre prej Gadishullit Ilirik, Gadishullit Hemi apo Pellazgjik, pra Ballkanit, e jo prej Afrikës dhe Azisë, as prej Azisë së Vogël dhe mendmi i parë i njeriut ka lindur prej aty, pra Gadishulli Ilirik (Hemit apo Ballkanit) dhe është detyrë e parë e shkencëtarëve të botës që të mos e harrojnë shkrimin sakral, që është i pari, Njeriu-Zoti-Shkrimi apo Njeriu-Zotnesha-Shkrimi. Me anën e këtij shkrimi, njeriu iu drejtua vetë Perëndive dhe ky shkrim ka lindur nga nevoja e tij shpirtërore.
Shkrimi sakral është shumë i hershëm në kulturën njerëzore. Ai i vë në pikëpyetje të gjitha teoritë e deritashme për shkaqet apo kushtet lindjes së shkrimit. Nuk është shkrimi “grek” me kaligrafinë fenikase. Karakteristikat e këtij shkrimi janë dëshmi e fuqishme e ekzistimit të nevojave të mëdha të njerëzimit të deriatëhershëm, qoftë për nevoja të numërimit; të përllogaritjes së të mirave materiale; fuqisë njerëzore e bagëtisë. Deri më tani, janë gjetur objekte të mbishkruara në afërsi të vendeve të nderimit të kultit apo varrezave, zakonisht me fjalë të shkurtëra, të gdhendura në gurë, në enë, në objekte të formës së boshtit dhe nëpër pllaka7.
Shkrimi sakral në Gadishullin Ilirik, pra Ballkani në kohën tonë, i ka përfshirë 200 e më tepër shenja (simbole) individuale. Shkrimi kinez i ka 500 shkronja si simbolet tona. Shkëputjen e shkrimit iliro-pellazg dhe vetë të mbarë kulturës parapake, bëjnë çmos ta “realizojnë” të ashtuquajturit grekë, pra tri fiset e ardhura nga Lindja, ku kanë shkuar dhe jetuar edhe ilirët, me nderimin e thellë grua-burrë, si të barabartë, dorianët, assirianët e fenikasit, me kulturën diametrale të ilirëve, ku burri i ka pasur “të gjitha”. Mund të themi se përdorimi i shkrimit të gjetur sakral nëpër gjetjet arkeologjike ka një vazhdim të pa ndërprerë deri në vitin 3500 p.e.s.8 Ai, në formën e mo-dikuar ka arritur të jetoj edhe në mbishkrimet e Linearit (Drejtëvizorit) A të Kretës.
Ngjashmëria e shkrimit sakral dhe e kulturës së Gadishullit Ilirik me shkrimet e Kretës, vie në radhë të parë në llojet e objekteve të kultit, pra të demit, brinjët e tij dhe Nëna-Perëndi, pikërisht në vitin 1600 p.e.s.9 E llogaritur si kohë “paragreke”, i marrim dhe i shqyrtojmë edhe disa hyjni ideale atropomorfike, si p.sh e Dhemetrës-Demetres, Zotneshës së parë të kulturës bujqësore, vegjetacionit, të tokës, dhe e fërtilitetit të natyrës përmes vegjetacionit, por edhe e marrur prej lindjes së njerëzve dhe kujdesit të jashtëzakonshëm për ta, etj. etj. Identifikohet edhe me grurin…
Tek shkrimet mikenase dhe Linearin A gjendet e shkruar: da-ma-te. Për ta shpjeguar këtë fjalë po nisemi nga dialekti ilir-dorik Δã=Dhé, tokë, që është zëvendësuar me shkrimet kishtare greke, Gi (Γῆ)=tokë; ndërsa Ma= emrin e pastërt shqip: mamë, mama, amë, amësi, amëz, amëtare, etj.10
Që prej fillimit të njeriut të mendojë me kokën e vet, ai ka filluar t`u besojë edhe perëndive dhe ka qenë e ëma=Toka dhe ati=Dielli. Në tokë i ka shkelur këmba dhe dielli e ka ngrohur, pa të cilin nuk ka pasur jetë. Emri Demetra, siç pranohet përgjithësisht, përbëhet nga Dha=Tokë dhe Matir=nënë11. Tipi e fjalës “Dhi”, si tipi i fjalës “Gi” nuk janë më të vjetra se dialekti dorik “Dha”. Demetra simbolizon tokën-nënë, që kupohet se është nënë ushquese e jetës njerëzore, bota bimore është po ajo, që ringjallet çdo vit, fara bimore bie në toka-nënë dhe e në pranverë përtërihet përsëri, pra ringjallet12.
Pellazgët, apo pellazgo-ilirët adhuruan ato që ua diktonte logjika e pastërt, tokën-nënë, Dhemitrën, që e kishte prej dheut mitrën e njohur të rilindjes së saj, që i krijonte çdo vit të mirat jetësore e ushquese, por kishte lidhje edhe me mrekullitë të jetës njerëzore dhe ringjalljen e vazhdueshme të natyrës.
Ky fakt, ky mit, kjo “e vërtetë”, është e vërteta e mitit. “Miti është edhe në poezi, një krijim i bukur mbi të vërtetën”, siç thotë Aristidh Kola. “Nuk e ndryshon, nuk e meremeton, nuk e çdukë atë, por vetën e zbukuron”.13 Njeriu e përcjell fatin e natyrës së ringjalur, jo të njeriut të ringjallur, të cilët e fusin kot të ashtuquajturit “grekë”, përmes fesë, sepse askush nuk ka shkuar në botën e nëndheshme, për t`u ringjallur përsëri. Kjo ka qenë tërësisht e pa-kuptushme dhe “e huaj” për pellazgo-ilirët14.
Te iliro-pellazgët kulti nuk është feja, por adhurimi; ndërsa feja është vetë obskuratizmi, mbajtja e njerëzve me padije. “Njeriu është element i natyrës”, siç thotë Aritidh Kola15, nuk durohet të sundohet nga perëndia e padukshme dhe e panjohur e botës nga Lindja (gjeografike), por nga Toka-Nënë, e në kuptimin mitologjik iliro-pellazge është Dha-ma-te, pra, Dha-ma (mater)-te (të gjitha); i dha nga mitra të gjitha të mirat e jetës së përgjithshme.
Kjo gjë fillon ekskluzivisht prej Gadishullit Ilirik (Ballkanit), d.m.th. prej nesh, ku ka filluar për herë të parë jetën e tij njerëzore i gjithë njerëzimi, dhe ecë (shkon) drejt Lindjes, aty kah lind Dielli, të cilin e quan Zot i madh apo UNIVERSI, e pastaj kalon në drejtime të tjera. Në këtë Gadishull ka filluar bota njerëzore dhe aspak nuk kanë qenë “grekët”, por iliro-pellazgët.
Gjarpri na është futur në Greqi, prej Lindjes gjeografike, si kundërpeshë. Ata nuk janë prej këtu, por kanë ardhur me mashkullin prej Lindjes dhe e ka rrotulluar me plotë të pavërteta historinë. Sellena është bërë prej miteve “greke” në Zeus, dhe ky është simbol për ZOTIN, UNIVERSIN. Sellena ka qenë krijesë njerëzore iliro-pellazge, ndërsa Zeusi është shtrembëruar nga Zoti, në Zojs, në Zeus, prej Zanit=Zâ, etj. duke u larguar prej gjenezës. Zeusi është emër mitologjik. Ne, nuk po merremi me origjinën e emrave, por me logjikën e tyre nga gjallesat e kësaj bote të vetëdijshme, sepse atyre u veshet nga diçka nga jeta e njeriut, pra është mitilogji.
Ndërsa gjarpëri është gjallesë e fshehtë e nëntokës, dhe jo e mbitokës. Neriu i gjallë është i vetëdijshëm i mbitokës. I vdekuri, jo i gjalli, digjet ose i kthehet tokës, sepse nga toka të gjithë janë krijuar, edhe të gjitha gjallesat e tjera, pra edhe gjarpërinjt. Në nëntokë jetojnë gjarpërinjt. Atje fshehen, por janë të gjallë. Në nëntokë “jetojnë” përgjithmonë të dënuarit prej UNIVERSIT, Zotit të Madh, që identifikohet me Diell, shpirtat e këqinj; bota e nëntokës; edhe të vdekurit që i kthehen tokës, por nuk kthehen tjetër me atë trup që e kishin, sepse kur vdesin, sa të ekzistojë toka nuk jetojnë më, por “jetojnë” në paraftyrimet tona; në kujtimet tona; në lidhjet tona me ta, përmes nesh; të vetë përshkrimit tonë…
Në nëntokë “jetojnë” vetëm demonët, kryedemoni, njerëzit që kane qenë të këqinj, hijet e zeza, si toka që nuk shihet. Ku nuk ka diell, dritë, ka mundësi që të jenë prezent edhe ata, pra nata është e zezë. Ata nuk hyjnë në purgator ose përmirësim e larjes së borgjeve të pavetëdijes dhe ata që nuk hynë këtu, nuk mund të kalojnë në jetë të përjetshme, në parajsë, pra në qiell.
Gjarpërinjt nuk hyjnë në purgator, janë gjallesa të pavetëdjshme e rrinë në tokë. Ata e kanë një veti të vetëdijes sonë të keqe, xhahilë, por jo të tërën. Ate që e lëshon Zoti prej dorës së vet, thuhet që e ha gjarpëri.
Dielli që është Zot, është një prej pesë elementeve të natyrës: tokës, ujit, zjarrit e ajrit, fjala e perëndisë, si fjalë e vetme që di, është e urtë, e prajtë dhe e mençur. Këtë “fjalë të perëdisë”, nuk e logaritin të tjerët, që besojnë vetëm UNIVERSIT. Kjo është logjika iliro-pellazge.
Nga kjo logjikë e logaritur mirë, vetëm një gjarpër, që është i dallueshëm, me lara të bardha, jo fort i gjatë, që e mbane në të dy duart hyjnia minoike, femër, nga Kreta, e mbajnë si shembull të veçantë edhe arvanitasit, sikurse gegët, në gjysmën tjetër të shqiptarisë. Ai është gjarpëri i shtëpisë.
Për mendimin tim, gjarpëri i shtëpisë, është tjetër nga gjarpërinjtë xhahilë, që i hanë njerëzit shumë të këqinj; janë shumë të mirë e të qetë, por me veti të jashtëzakonshme. Këtu duhet të ndahen nga gjarpërinjt e medicinës dhe nga gjarpërnjtë e nëntokës apo të fshehtë, të xhunglës, të ujit, etj.
Kemi një studim për gjarpërinjt iliro-pellazgë, por kësaj here po i kthehemi kultit të gjarpërit edhe njëherë. Toka dhe Dielli, pra Dhemetra dhe Zeusi, si zotra, rrotullohet çdo gjë rreth tyre, ku si bosht është boshti i tokës, pra, për ne që jetojmë në tokë është Nëna-Tokë, Dhemitra, Dha-ma-te. Një ringjallje e tokës është në vazhdimësi, në çdo vit, dhe e ka si bazë FARËN. Fara ështe e bija e Dhemitrës-PERSEFONA. Varroset në tokë dhe në pranverë rikthehet në sipërfaqen e saj.16 Por, nuk pajtohemi tërësist me ato që i thotë ai për gjarpërin, sepse as ai nuk i dallon llojet e gjarpërinjëve prej njëri-tjetrit. Por, pajtohem me thënien e tij monumetale se kjo është zgjatje e sistemit të kultit iliro-pellazgë duke “harruar” gjatë shekujve shkakun fillestar nga fanatizmi fetar dhe atij i kanë dhënë dimenzione të tjera17.
Ai e bën një gabim të vogël nga literatura greke që e lidhë gjarpërin me të gjithë gjarpërinjtë, por na tregon mirë për gjarpërinjtë e shtëpisë, të cilët e kanë folenë pranë shtëpive tona e konsiderohet “i shenjtë”, sepse i mbledhë edhe brejtesit e orientive tona; janë shenjë e mirë, shenjë shëndeti dhe për të gjithë familjet tona një shenjë jetëgjatësie. Shtëpia nuk pëson ngonjë gjë, por mbrohet18. Çdo shtëpi e ka gjarpërin e vet, si gjarpër i shtëpisë, siç e thekson Aristidh Kola nga pikëpamja popullore, përmes Muzafer Xhaxhiu, e quhet ora e shtëpisë apo bolla e shtëpisë19. Ai është emër i gjinisë femërore, që e tregon se lidhet me Vatrën, zotnesha e shtëpisë.
Në gjuhën shqipe kjo ndeshet në trajtat Vatra, Vatrë, zonja e shtëpisë, që na lidhet me Nënen dhe Atrium-in (latinisht), që është Ati, baba dhe Atre20.
Vatra është perëndesha iliro-shqipe; Venus është romake dhe Vesta është në të ashtuquajturën gjuhë greke21.
Nga variantet e përrallave më famoze “E bukura e Dheut”, si psh. edhe nga Konstandin Kristoforidhi, thuhet se “e bukura” fshihej në lëkurë gjarpëri. Motivi kryesor niset nga viset pellazgjike të lashtësisë22.
Gjarpëri i shtëpisë është bardhë e zi, deri në bisht. Edhe këtij gjarpëri ia kam kushtuar një lirikë të konsiderueshme23. Ai është gjallesë pozitive dhe e mbronë botën fëmijërore ilire; bijat e bijtë; çdo gjë shtëpiake, njerëz, orendi e sende; prej armiqve tanë, ose të atyre që futen në shtëpi, për qëllime të liga e akceseve. Papritmas zbret nga trari kryesor i shtëpisë për këto detyra…
Rreth motivit të gjarpërit në kultin iliro-pellazg e kam një temë të re.
Ju përcilleni dhe lexone në veçanti.
Shënime:
1. Komentari i Jessie Tsaparit, në pjesën e dytë, “Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg-II.”, në faqen time të FB-ut, të botuar në plot revista elektonike.
2. Shikoni artkujt për këtë kohë në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch, apo në librin e Fiqret Barbullushit, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë 2011, faqe 141.
3. Shikoni po deshët shkrimin e Dardania Sacra, të datës 28 qershor 2017, „Edhe ermri Greqi ose “Graeci” ka kuptim vetën në shqipe”, publikuar në http://www.dardaniasacra.com/edhe-emri-greqi-ose-graeci-ka-kuptim-vetem-ne-shqip/.
4. Shikoni „Griechenland: Götter des Olimp“, faqe 22-23, të veprës së Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999.
5. Si ilustrim shikoni „Die griechischen Götter“ nga i njejti libër, faqe 125, formati i madh.
6. Shikoni studimin e Gazetës Elektronike „NacionalAlbania“, e datës 24 maj 2017, „Zbulimi tronditë shencën: njerëzimi e ka origjinën nga „pellazgët“, nga Ballkani, e jo nga Afrika“, në
http://www.nacionalalbania.al/2017/05/zbulimi-trondite-shkencen-njerezimi-e-ka-origjinen-nga-pellazget-nga-ballkani-jo-nga-afrika/.
7. Shikoni librin e Agron Jahës, „Teorija ilire/Historia filozofike e korpusit kulturor ilir-Vështrim diakronik nga këndi i filozofisë historike mbi pozicionin dhe rolin e entikumit ilir në historinë e hershme dhe antike të Evropës“, Burlage, Münster 2014, faqe 19.
8. Po aty, faqe 20.
9. Po aty, faqe 22.
10. Shikoni shkrimin e Mili Butkës, në Gazetën Elektonike „Etimologia“, të „Dhemetra@Artemidha-Etimologji“, 03. Maj 2017, në https://www.etimologji.com/2017/05/03/dhemetraartemidha-etimologji/.
11. Shikoni në librin e Aristidh Kola, „Gjuha e përëndive“ , Plejad, Tiranë 2003, faqet 85-86.
12. Po aty, faqe 87.
13. Po aty, faqe 88.
14. Po aty, faqe 90-91.
15. Po aty, faqe 95.
16. Shikoni veprën e Aristidh Kolës, të cituar më parë, faqe 152.
17. Po aty, faqe 153.
18. Po aty, faqe 153.
19. Po aty, faqe 154.
20. Shikoni veprën e Spiro Konda, „Shqiptarët dhe problemi pellazgjik“, Eugen, Tiranë 1964 e 2011, faqe 333.
21. Shikoni po deshët edhe mitologjitë komplete; Wilhelm Vollmer, “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004, faqe 685; apo C. Scott Littleton, “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003; Anton Graber-Haider, & Helma Marx, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005.
22. Shiko edhe njëherë veprë e përmendur të Aristidh Kolës, faqe 155.
23. Shikoni po deshët poezinë e gjatë „Ora e shtëpisë“, në përmbledhjen e nëntë për poezive „Shtegtimi i lirisë“, Faik Konica, Prishtine 2014, faqet 81-83.