Këshillit iniciues për themelimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden-Würtemberg me qëndrime konkrete

0
1263

Shkruan Luan–Asllan Dibrani

Tubimi i radhës i Lobit Euro-Atlantik shqiptar u mbajt me datën 15.07.2017 në një lokal shqiptar i ngrohtë, mikpritës dhe pronar i njërit nga anëtaret e Këshillit iniciues z. Naim Sheremti pikërisht ne Muhringen të Shtutgard.

Pamje e takimit të grupit iniciues nga Baki Mustafa, Asllan Dibrani, Ali Sylemani, Dr. Rexhep Rexhepi, Benita Pula, Naim Shermeti, Agim Iseni, Skenderbeg Klaiqi, dhe Mirvete Blakqori në Shtutgard – Gjermani për themelimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden-Würtemberg me datën 15.07.2017.

Tubimin e hapi z.Baki Mustafa i zgjedhur kryesues i këshillit nga i cili rast përshëndeti të pranishmit dhe bëri një njoftim mbi aktivitetin e shoqatave në Shtuttgard me rrethinë. Ai foli edhe për organizimin e mirëfilltë paraprak në rrafshin kombëtar që vetvetiu puna e mbare e shoqatave shkon në interesin e Lobit edhe se për momentin ka vend për skepticizëm nga se mërgata akoma është nën ndikimin e rrymave të ndryshme, gjë që duhet shëruar ato plagë ngadalë.

Në tubim morën pjesë Baki Mustafa, Asllan Dibrani, Ali Sylemani, Dr Rexhep Rexhepi, Benita Pula,Naim Shermeti,AgimIseni,Skenderbeg Klaiqi , dhe Mirvete Blakqori e përzgjedhur ne sektorin e kulturës. Munguan me arsye të ndryshme me arsyetim ,Muhamet Hoxha,Dashurie Zuka etj.

Pastaj fjalën e mori Skenderbeg Klaiqi i emëruar si kryetar deri në kuvendin e parë të gjithëanëshem të Lobit Euro-Atlantik shqiptar. Ai foli për planifikim dhe organizim e mëtutjeshëm të Lobit me shtrirje të mëtutjeshme në botë. Në diskutime mori pjese te gjithë të pranishmit.

Takimi ishte konstruktiv dhe me një frymë vëllazërore. U bisedua për shumë tema për Lobin dhe rreth Lobit. Si qëndrim u morr të përpunohet edhe njëherë statuti, rregullorja dhe fletëanëtarësimi në Lobin Euro-Atlantik nga MaxhunSyla, Agim Iseni dhe Asllan Dibrani. Pos asaj u mor qëndrimi qe me faqen zyrtare të Lobit të ngarkohet zoti Agim Iseni.

Grupi i punës u zotuar, se deri me datën e mbajtjes se kuvendi të kenë një varg takimesh me shoqata, klube dhe organizime te sektorit ekonomik qe në vitet fundit shqiptarët në Gjermani e kanë ndryshuar epitetin e vet nga ish propaganda serbe dhe sajimimin në klasën e dyte te qytetarëve, si punëtor krahu sharragji etj., por kane hap firma. Janë ngritur në fushën e kulturës qe sot shqiptarët i gjen kudo në institucionet zyrtare në shtetin gjerman. Njëzëri grupi iniciues vendosi qe Kuvendi të mbahet në muajin Tetor si datë e mundshme 21.10.2017 diku në Shtutgart.

Informon përfaqësuesi medial për Lobin Euro-Atlantik, Luan-Asllan Dibrani, Stutgart