Arben Çokaj, 16 korrik 2017
Një përgjigje për dy shkrime të gjata të Prof. Dr. Mehdi Hyseni, të mbushura me akuza, sharje e fyeje të panevojshme, si dhe me kërcënime të ndaluara për një mendje racionale dhe në një shoqëri të lirë e demokratike, të publikuara nëlinjë (online) nga gazeta “Bota Sot”, ku atakohet Paul Tedeschini dhe unë.
I nderuar Prof. Dr. Hyseni, po më duhet që në fillim të them se e ke drejtuar tytën gabim, sikur po pështyn lart, e po pret që pështyma të të bjerë në fytyrë. Me Paul Tedeschinin ke patur debate më të hershme, ku ai me argumente ka kundërshtuar pikëpamjet e tua patetike e jo realiste, në lidhje me bashkimin kombëtar (Shkrimi i Paul Tedeschinit si reagim ndaj Hysenit: http://www.fjala.info/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/).
Për Bashkimin Kombëtar duhet punuar, e kjo nuk arrihet nëse shoqërinë tonë e drejtojmë drejt iluzioneve, por vetëm përmes dijes e shkollimit, punës e zhvillimit mundemi të krijojmë premisa, që shqiptarët të tërhiqen nga suksesi i qeverisjeve tona dhe jo nga hajnia, dështimi e korruptimi i tyre. Nëse ne i mëshojmë ndasive fetare, siç bën edhe ti z. Hyseni, (duke akuzuar të tjerët më kot, sikur ata po e bëjnë këtë, e ti jo), ne mbesim kështu siç kemi qenë, që pas ikjes së turkut nga Ballkani, kombi e vendi më i prapambetur në Evropë. Dhe ne duhet t’i dimë e pranojmë shkaqet, pse jemi në këto kushte, para se të zgjedhim edhe rrugën tonë drejt zhvillimit e integrimit Evropian.
Ndërsa kundër meje, ti je shprehur me aq sa ta ka mbajtur rradakja jote patologjike, duke u nisur nga një shkrim i imi për “Patriotat shqiptarë të Erdoganit” (Shkrimi im ku citohet edhe Prof. Dr. Mehdi Hyseni: http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/). Ti kishe dëgjuar Erdoganin në një intervistë, që dilte kundër Bashkimit tonë kombëtar, dhe fill kishe sulmuar Albin Kurtin, sikur ai po i shërben teorisë serbe për “Shqipërinë e Madhe” dhe ti shpalose aty patosin tënd kundër ideve të Albinit. E unë t’u përgjigja me një shkrim të shkurtër, ku të tërhoqa vëmendjen, se nuk është patriotizëm e atdhetari t’i shërbesh ideve të Erdoganit, i cili si duket ka synim “përçaj e sundo”, të na lërë si shqiptarë të pafuqishëm, në përpjekjen tonë për zhvillim dhe të pengojë edhe bashkimin tonë kombëtar. Për ne si shqiptarë është me rëndësi t’i shërbejmë së mirës dhe nëse e mira na e kërkon të bashkohemi, edhe atë duhet ta kemi si opsion, e të mos sulmojmë askënd, që i shërben kësaj, dmth. as Albin Kurtin, aq më tepër nga frëngjitë Erdoganit.
T’i marrim gjërat më shtruar e pa pasione. Unë nuk të njoh ty fare, por të kam lexuar në ndonjë shkrim, madje dikur edhe mund t’i kem publikuar shkrimet e tuat në portalin tim Fjala e Lirë (suplemet i ueb faqes më standarde të Shkodrës në internet). Pra, nuk të njoh as për mirë e as për keq, por shikoj e analizoj shkrimet e tua së fundmi, ku duket se ke lajthitur (si fillim rastësisht, e tani ngaqë më ke sulmuar), që për hir të së vërtetës duhet pranuar, se ke një diarre në stil, fillon e shan, mallkon e nuk di të ndalosh. E në fund vetë-lavdëron veten si patriot i madh. Patriot duke sharë shqiptarët?
Nuk bëhesh patriot me zor lum miku, e duke i shërbyer turkut, por me punë e duke i shërbyer shqiptarisë. E këto punët e fundit, duke parë disa nga shkrimet e tua për islamin, e deri në këto sulme ndaj nesh, këto shkrime të paraqesin ty më shumë si mercenar i paguar i turkut e Erdoganit, sesa si patriot shqiptar. Prandaj reflekto, merr frymë thellë e vlerëso me arsye, jo me urrejtje.
Paul Tedeschini është një katolik shkodran, i cili po shikon një ekspansion të rrezikshëm e të qëllimshëm të islamit në trojet shqiptare dhe ky i financuar nga Erdogani me teorinë tij neo-osmane dhe nga qarqet arabe. Jo vetëm Pauli, por kushdo që i kupton këto punë, dhe e sheh se orientimi islamik i shoqërisë sonë, i shoqëruar ky edhe me tentativa për të na e humbur identitetin shqiptar, e për ta zëvendësuar atë me identitetin islam (vetëm se dikur turku kaloi këtej?!), secili patriot shqiptar, pra, që nuk e ka emrin turk si ti, e që ka ndërgjegje shqiptare, e kupton se investimi për fenë dhe për islamin në veçanti, në shoqërinë shqiptare, nuk ka synim zhvillimin tonë dhe as bashkimin tonë.
Por si në vitet 1878 – 1912, kur ishim i vetmi komb, që e donte turkun në Ballkan edhe pse Evropa vendosi në Berlin, që turku të dilte nga Ballkani, dhe kjo na solli shkatërrimin e humbjen e territoreve shqiptare, ashtu edhe sot, historia po përsëritet dhe ne po ia minimizojmë shanset vetes si komb, që të zhvillohemi e prosperojmë si duhet, në rrugën tonë drejt bashkimit dhe integrimit Evropian, si komb Evropian që jemi dhe jo si turko-arabë.
Pra, të jemi të qartë, i nderuar Prof. Dr., se nëse ne e shohim bashkimin shqiptar, duke denigruar e përjashtuar shqiptarët në këtë pjesëmarrje, siç po bën edhe ti me sulmet e tua, ne kemi vetëm llafollogji e logorre, jo bashkim kombëtar. Turku na ka ndarë në 4 vilajete gjatë pushtimit 523 vjeçar, dhe më pas edhe në 4 besime fetare, me qëllim shkatërrimin e kombit tonë, dhe këtë e thonë edhe historianët shqiptarë, si Muhamet Mala etj. Nëse ne merremi me fe, apo sidomos me islam, Perëndimi, Evropa e SHBA (që ti kaq shumë bën sikur e adhuron), nuk do na shohin me sy të mirë, nuk do të mund të jemi partnerë të besueshëm për ta. Nëse ne merremi me islamin, nuk kemi as zhvillim e as bashkim, e pastaj rrahim ujë në havan kot.
Kështu që duhet të ndryshojmë taktikë. Rugova pati sukses si lider i shqiptarëve dhe e afroi Perëndimin deri në ndërhyrje ushtarake për të shpëtuar shqiptarët nga pushtimi e dhuna e egër serbe, vetëm sepse Rugova ishte një lider vizionar, që nuk flirtoi as me turkun e as me arabin dhe as me islamin. Por edhe UÇK nuk e lejoi leshin e harapit të merrte pjesë në luftën kundër serbëve, jo se nuk kishin nevojë për ndihmë, por sepse nuk donin ta kompromentonin luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
Shqiptarët kanë arritur shumë nga zgjuarsia e Rugovës, dhe kështu duhet të përqendrohemi në zhvillimin e ekonomisë sonë përmes dijes e shkollimit, në avancimin e politikave tona integruese evropiane dhe jo të biem pré e marrisë, sikur ti, që aludon “kush mbron fenë”… cilën fe po mbron ti?! Fenë e turkut?!
Feja nuk ka patur kurrë dhe nuk ka rol kombëtar, ajo ka rol universal. Vetëm krishtërimi, e sidomos katolicizmi ka patur edhe veprimtari kombëtare ndër shqiptarë, se ka promovuar gjuhën e kulturën shqiptare të popullit ku edhe ushtrohej si besim, gjatë pushtimit të gjatë turk, por jo feja islame. E këto gjëra, me dorë në zemër, pa inate e urrejtje, por për hir të së vërtetës, duhen pranuar, e jo të dalin Prof. Dr. si puna juaj, gjysmagjela dhe të bëjnë zhurmuesin kundër arsyes e logjikës sonë të zhvillimit.
Duke parë e lexuar shkrimet e tua, vërehet cektësia jote e arsyetimit, dhe aty e kupton pse vuan ky popull. Se i ka edhe politikanët e intelektualët e pretenduar, të paaftë për ta kuptuar realitetin objektiv, dhe për të gjykuar objektivisht dhe në të mirë të shqiptarëve. Por si inatçorë të liq, në impotencën e tyre intelektuale, ata po shiten lirë dhe po sulmojnë këdo, si kaçakë, sapo i konteston ata në paaftësinë tyre për të kuptuar e gjykuar drejtë e si duhet! Shpresoj e uroj, që shkrimet e tua të ardhëshme, t’i shërbejnë kombit dhe jo ndasive e mosmarrëveshjeve ndër shqiptare. Ose hesht, nëse je i paaftë për të shkruar, e për t’i shërbyer të mirës.
Habitem gjithashtu, se si gazeta “Bota Sot” i ka publikuar këto shkrime tuat të dënueshme edhe ligjërisht, dhe të pambështetura mbi arsyetime racionale e mbi fakte, por vetëm si shprehje e një urrejtjeje patologjike, të drejtuara gabim, që dëmtojnë rëndë edhe marrëdhëniet ndër shqiptare dhe që janë në shërbim të mjerimit të kombit tonë.
Shkrimi i Hysenit ndaj meje:
Prof. Dr. Mehdi Hyseni është ushtar besnik dhe patriot i SHQIPËRISË ETNIKE dhe i AMERIKËS!
http://www.botasot.info/opinione/731808/prof-dr-mehdi-hyseni-eshte-ushtar-besnik-dhe-patriot-i-shqiperise-etnike-dhe-i-amerikes/Shkrimi i Hysenit me akuza e kërcënime ndaj Paul Tedeschinit:
Paul Tedeshini si Slobodan Milosheviqi, i akuzon shqiptarët e Shqipërisë Etnike, gjoja për krijimin e një “shteti të bashkuar mysliman” në Ballkan!!!
http://www.botasot.info/opinione/731024/paul-tedeshini-si-slobodan-milosheviqi-i-akuzon-shqiptaret-e-shqiperise-etnike-gjoja-per-krijimin-e-nje-shteti-te-bashkuar-mysliman-ne-ballkan
Publikuar edhe në Bota Sot me shkurtime:
http://www.botasot.info/opinione/733106/atdhetari-e-patrioti-i-sherbejne-kombit-jo-fese-e-qarqeve-jo-shqiptare/
dhe në EuroEmigrant, i plotë:
https://albemigrant2011.wordpress.com/2017/07/16/arben-cokaj-atdhetari-e-patrioti-i-sherbejne-kombit-jo-fese-e-qarqeve-jo-shqiptare/
Arben,
Me dhimbesh qe e paske hargjuar kohen per te debatuar nje doktor te rrrejshem te shkencave politike (fake PhD)… Por me kete shkrim ne te vertete nuk ke debatuar me analfabetin e njohur Mehdi Al Hussain, por je munduar qe lexuesi Shqiptar te mbrohet nga Muslimani Mehdi Al Hussain.
Edhe une e kam lexuar kete analfabet islamik, ne perioden 2003 deri sot, dhe e kam verejte analfabetizmnin e tij te bazuar ne Islam dhe ne influencen qe e ka nga kultura Sllave, sepse ky antropoid nuk jeton ne troje Shqiptare me se paku qe 27 vite, por jeton ne nje shtet Sllav.
Ky person nuk mund te jete patriot Shqiptar. Postulati numer nje i religjionit Islam eshte ndalohen kombet, qe ne rastin tone eshte NDALOHET KOKMBI SHQIPTAR. Dhe per kete aresye te kesaj urdherese Islamike, secili Musliman duhet te luftoje kombin e tij te prejardhjes dhe te e promovoje kombin e ri kombin Musliman. Për Kombin Shqiptar nuk jane te rrezikshem Muslimanet Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi dhe te ngjajshem, por me te rrezikshmit dhe me anti-shqiptaret jane Muslimanet e llojit Lutfi Zharku, Mehdi Hyseni, Naim Trrnava, Sabri Bajgora, Xhabir Hamiti, Lutfi Haziri, Xhabir Hamiti, Veton Surroi dhe te ngjajshem te cilet jane antikobetaret me te medhej, dhe te cilet punojne per Islamin dhe kunder Shqiptareve.
Muslimani Mehdi Al Hussain ju paska akuzuar juve per Islamofobi, duke mos e kuptuar se nuk ka Islamofobi askund ne Planete, por ka islam, i cili eshte duke i sulmuar shume kombe, dhe nder me te sulmuarit jemi ne Shqiptaret, te cilet jemi duke u mbrojtur nga egersirat Muslimane te llojit Mehdi Al Hussain. Keta muslimanet e lartpermendur jane Musliman te shkelqyeshem dhe ashtu duhet te jete Muslimani sikur Ata: hipokrit, antikombetar, lahper, i poshter, idiot etj… por keta jane SHQIPTAR te keqij… respektivisht ai qe eshte Musliman nuk eshte Shqiptar fare.
Une ty te pergezoj per kete shkrim, qe iu dedikohet Shqiptareve, e jo Muslimaneve te llojit Mehdi Al Hussain… I cili eshte mbeshtetes i nje sekti fetar islamik shume te perhapur ne trojet Shqiptare, i cili sekt nuk quhet Wahabi, Selefi apo Hanefi, por quhet sekti Muslimane Qenefiii.
Komentet janë mbyllur.