Ndoc Selimi
Në janar të këtij viti miku im, Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” zoti Ndue Sanaj më dhuroi botimin e fundit që është një studim i mirëfillt nga bashkëautorët Ndue Sanaj, Arben Gjuraj dhe Vat Gjoni. Serioziteti i punës së autorëve të jep të drejtën të gjykosh për një punë voluminoze për pergatitjën dhe nxjerrjën e fakteve të këtij fisi, si një ndër dyertë më të vjetra të Pultit dhe më andej.
Studimi “Gjurajt” është shembullor persa i takon kërkimeve, shtrirjës teritoriale, hulumtimeve mbi perjardhjën e emrit, trashëguesit e sotëm, si dhe toponomia e krijuar nga ky emër. Autorët i kanë kushtuar një rëndesi të veçantë Gjurajve të Italisë, ku janë edhe sot gjurmët e këtij fisi e mbi të gjitha për pozitën shoqerore e politike që kanë mbajtë si një familje fisnikësh bujarë në vendin e emigrimit. Pozita e tyre del qartë sidomos në kohën e Guseppe Garibaldit duke arritë shkallët më të larta të hierarkisë politike e shoqërore.
Është shkruar e thenë mjaft për këtë punim nga lexues, specialistë dhe analistë të kësaj fushe dhe në vazhdim të studimit mbi këtë fis më bëri përshtypje dhe të ndalohem të një vëllim poetik shkruar nga një pinjoll i derës nobile të gjurajve i quajtur Domeniko Gjura (Domenico di Giura 1801 – 1882), të cilin e ka publikuar i mirënjohuri Ernest Koliqi të revista “Shejzat” e vitit 1964, nr 11 – 12, fq. 505 shoqëruar me një ekspoze të shkurtër në italisht.
Koliqi thotë se këtë libër me poezi ma solli në redaksi kusheriri i autorit baroni Giovanni di Giura. Libri është shkruar shumë shpejt, por pa dritën e botimit pas vdekjës së autorit (1955), shkruar në italisht dhe vetëm në treqind kopje nga Tipografia del Senato del Dott. Bardi. Ne shkrimin shoqerues Koliqi i bën një analizë këtij fisi si ma antikët e Shqiperisë dhe janë ndodhë kryesisht në Shkodër dhe rreth ketij qyteti, se gjurmët e tyre vinë deri në ditët e sotme dhe merr si shembull Arqipeshkvin e Durresit mons. Pietro Gjura, i cili kishte qenë prift në Shkodër (vdekur me 1940). Ashtu si bashkëautoret e volumit “Gjurajt”, edhe Koliqi flet për pjesëmarrjen e tyre si gjithë shqiptaro – italianët në rilindjen e Italisë. “Ata – thotë Koliqi – dhanë të gjitha forcat mendore e fizike për atdheun e tyre të dytë, Italinë, duke treguar kështu aftësitë dhe genin e sjellur nga vendi i tyre i okupuar”.
“Psenë” e gjithë kësaj trimerie e sakrifice për dheun e tjetrit , Koliqi e spjegon në pak rrjeshta: “Pse, ndoshta, shembulli civil i të qenurit ajka e qyteterimit në token e lindjes, moren me vete kujtimet, dhëmbshurinë dhe dashurinë për liri të humbura në Mbreterinë e Shqiperisë”.
Po japim një fragment të vogël nga poezia e poetit Domeniko Gjura me titull:
“NJË VELË, NJË VELË”
(për kujtim të dheut të origjinës).
… paqe o vend trimash,
qiell që mbete pa vlerën e shpërblimit.
Perjetesisht ruan lirinë në kraheror;
një liri me qetësi të shurdhët.
Gara e bijëve tu kishte dhimbje e plagë
e eshtrat tuaja nuk kanë as një vaso me hi
të ruajtur për mëshirë.
Por Qielli dhe Toka sado e lagur, nuk i shuan heronjt!n. selimi, 2017.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar