E pabesueshme: Kemi përdorur 105 vjet flamurin e gabuar… ja i sakti sipas studiueses! (VIDEO)

0
1023

InfoPress, 10 Korrik 2017

Në vitin 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë duhet të kishte dhe simbolin kombëtar që do e karakterizonte. Për këtë është kujdesur Ismail Qemali, me një shqiponjë të veçantë në copën e kuqe, duke rrëzuar mitet e vajzës Marigo që qëndisi dhe i dha fytyrën flamurit.

Studiuesja Eleni Laperi e ftuar në studion e Report TV tregon se ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte. Sipas saj, kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.

Shqiponja e vërtetë që është valëvitur në ballkonin e Ismail Qemalit është ky variant që kemi në foto dhe fakt bindës është dhe kjo shqiponjë. Për mendimin tim ai që është valëvitur në Vlorë është flamuri që është në gazetën austriake”, ka thënë ajo, duke shtuar se shqiponja kishte qafë të drejtë nga ku dalin pastaj dy koka. “Kjo është një shqiponjë shumë e rrallë dhe një variant të saj e kam gjetur tek hititët, e variante në Spanjë kanë përdorur disa komunitete myslimane. Kjo është një shqiponjë e vjetër unike, ndaj do t’i ketë pëlqyer Ismail Qemalit”.