Art-Turizëm dhe bukuritë natyrore të Rugovës

0
3028

Pamje e Grykës së Rugovës me bukuritë e rralla!

Intervistoi: Luan-Asllan Dibrani

Interviste me Vlora Nikçin aktore nga bjeshkët e Rugovës, pronare e “Fshatit Turistik në këtë zonë”

Fejton në vazhdim, Nr-3 i librit “Art Turizëm dhe Bukuritë Natyrore të Rugovës”

Dibrani: Sot jemi në një fazë pas zgjedhjeve që u mbajtën të parakohshme zonja Vlora. Deri dje ishim po ashtu të prokuruar nga politika ditore e politizimit të Demarkacionit të Bjeshkëve të Rugovës etj, por po fillojmë me këtë temë pikërisht për Rugovën dhe me Rugovën, që u bënë disa vite dikush abuzon, manipulon dhe përpiqen ta falin atë toke me vlera te mëdha kombëtare? Zonja Vlora Nikçi, sigurisht publiku kërkon qe përmes kësaj interviste ta dijë, se kush është Vlora Nikçi? Ju lutem na flisni dy tri fjalë për biografinë tuaj?

Vlora Nikçi: Jam e lindur në Pejë. Shkollën fillore e kam përfunduar në shkollën Dardania në qytetin e Prishtinës, të mesmen mjekësinë në Dr. Ali Sokoli, po ashtu në Prishtinë me që me shkonin lëndët shkencore. Fakultetin e Arteve Dramatike ne klasën e Enver Petrovcit dhe Luan Jahës e përfundova në 2006 Prishtine.

Aktorja Vlora Nikçi theu edhe kornizat nacionale!

Master në po këtë fakultet e kam përfunduar ne 2012 në klasën e Enver Petrovcit gjithashtu. -Po ashtu kam te përfunduar edhe master ne Brooklyn College, Nju Jork për Banka dhe financa 2009. Për momentin jam në New York, ku po përgatitemi bashkë me Armend Balokun për shfaqje “Çifti i Hapur” nga Dario Fo, për komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Së shpejti edhe në Gjermani do të epet premiera e filmit të gjatë artistik, ku unë jam pjesë e tij “The Kingdom” nga regjisori Sara Meyer dhe James Meyer.

Dibrani: Ju jeni nga Rugova nga një vend shumë i bukur me një natyre të mahnitshme. Si erdhi deri te iniciativa e themelimit të “Fshatit Turistik në këtë zonë”, dhe ku është qëllimi i këtij projekti?

Vlora Nikçi: Duke u bazuar në kërkesën e njerëzve gjithë andej për një komoditet të nivelit më të lartë dhe mungesën e një fshati turistik me standarde evropiane, siç është fshati ynë, ne menduam se do ishte e udhës te bëjmë një investim të tillë. Po ashtu qëllim tjetër është edhe ndihma në rritjen e ekonomisë dhe uljen e papunësisë në atë rajon, si dhe ekspozimi i bukurive të veçanta të asaj treve.

Dibrani: Ku keni arritur në sistemimin e fshatit të turizmit dhe cilat janë objektivat e kësaj iniciative?

Vlora Nikçi: Ne deri tani kemi ndërtuar pese vila dy katërshe. Vilat tona posedojnë prej katër, tri, njashtu edhe nga dy dhoma fjetjeje, dhome ndeje me pamje fantastike, kuzhinë, banjo, oborre, shtigje për ecje si dhe parkingje me një infrastrukturë moderne. Çdo vilë është e kompletuar në detaje edhe më me të voglën nevojë për përmbushjen e një pushimi luksoze në maje maleve të virgjëra.

Është një vend i vetëm në rajon, ku mund të kalon njeriu një pushim i rrethuar totalish nga mali, por në të njëjtën kohë me kushte luksoze të nivelit perëndimor duke përfshirë internet, TV, klimë, ujë 24 ore, lulishte, parkingje, e shumë e shumë tjera.

Pamje e fshatit turistik në Reken e Allages pran Bjeshkëve të Rugovës!

Duhet të potencojë qe kalimi i kohës në male i rrethuar totalisht me pisha ndihmon në përmirësimin e shëndetit, e dëshmuar në të kaluarën.
Dibrani: Rasti Juaj si artiste me vlera të veçanta shqiptare në raporte me mentalitetin tonë e të gadishullit Ballkanik ,pse u fokusuat pikërisht me bukuritë e kësaj zone qe vetëm zoti diti t’i krijoj?

Vlora Nikçi: Unë me qe jam me prejardhje nga Rugova dhe fëmijërinë kam kaluar shumë kohë atje duke vizituar atë vend qoftë në verën e ngjyrosur nga llojet e luleve, qoftë në dimrin e zbardhuar. I njoh mirë bukuritë e saj por, i di edhe mungesat e saj prandaj, investimi ynë ishte i domosdoshëm për ngjalljen e kësaj treve përmes turizmit malor si dhe përmbushje kërkesash nga vizitorët për një fshat të tillë të një lloji luksoz qe ende nuk haset në rajon.

Dibrani: A keni përkrahje institucionale dhe a keni mbështetje nga komuna lidhur me projektin tuaj, kur dihet edhe problemi i demarkacionit qe i lodhi komunitetin jo vetëm të Rugovës, por edhe më gjerë?

Vlora Nikçi: Deri tani investimi ynë përfshin vlera te mëdha. Ka qene e vështirë qe atë bjeshke te virgjër ta kthejmë ne një fshat luksoz perëndimor pa u vërejtur intervenimi i dorës së njeriut.

Jam e lumtur se e kemi arritur këtë investim të madh pa u dëmtuar fare bukurit natyrore. -Mua ne këtë investim me ka përkrahur edhe shteti i Kosovës pikërisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me tridhjete e dy mijë euro.

Ne ashtu jemi duke e pritur edhe përkrahjen tjetër nga shteti ynë i cili ka bërë me dije se bizneset e tilla ne ato lartësi te mëdha mbidetare do ti përkrahen patjetër. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bere me dije se bizneset e udhëhequra nga femrat patjetër qe do te jen primare. Une jam e vetmja femer qe në këtë trevë kam investuar. Presim qe premtimet e Ministris te realizohen.

Edhe pse shuma e përkrahjes nuk është e madha në raport me investimin tonë, e rëndësishme është se e kam ndjere dorën e shtetit tim, ku secili investitor i ri ka nevoje të domosdoshme për këtë dorë shtetërore e lere më kur investitori është femër. E potencoje këtë sepse pak femra në vendin tonë mbështeten në krijimin e bizneseve të tyre.

Pak femra mbështeten të jenë të pa varura me punën e tyre në vendin tonë. Shpresoj shpejt të bëhet një kthesë e madhe ne këtë fushë të domosdoshme si rrugë e rëndësishme për përparimin e shoqërisë tonë. Kurse sa i përket komunës edhe pse na ka premtuar se do të bëjë asfaltimin e rrugëve tona, ajo ende nuk ka ndërmarr asnjë hap lidhje me këtë punë. Rruga është elementi kryesor i bizneseve tona në këtë krahinë dhe pengesa e vetme deri tani për secilin biznese në këtë trevë.

Nëse nuk asfaltohen rrugët sikurse ka premtuar komuna e Pejës atëherë rrezikohet qe ky projekt te këtë suksesin qe e kemi planifikuar. Shpresoj qe komuna e Pejës do të asfalton rrugët shumë shpejt, këtë vit.

Dibrani: Si e mendoni edhe bashkëpunimin me institucione tjera këtu në Rugovë apo edhe ne Republikën tonë apo trojet tona?

Vlora Nikçi: Patjetër qe bashkëpunimet janë te mirëseardhura. Ne jemi te hapur ndaj të mirës se përgjithshme e cila vjen si pasuese e bashkëpunimeve të mirëfillta.

Dibrani: A keni ide të veprimit, apo ndonjë ofertë konkrete me artistët e shumtë që i ka Kosova për jetësim dhe kthimin në jetë, Rugovën qe akoma nuk posedon një infrastrukturë zhvillimore as rrugore, po as të korrentit elektrik, dmth nuk ka kushte elementare për të jetuar?

Vlora Nikçi: Fshati jonë turistik ka plane për fillimin e një jete kulturore në Rugovë qe ka të bëjë me të rriturit dhe fëmijë. Ne do të ofrojmë jetë kulturore, andej nga aktorët tanë. Njashtu ka edhe iniciativa te bukura për ngjalljen e jetës andej si ajo e Syle (Sak) Muja e ndihmuar nga ana e juaj.

Dibrani: Cili është projekti që mund t’i shfaqeni opinionit turistik, qe të jetë vizitor në zonën e juaj?

Vlora Nikçi: Besoj se secili vizitor do të këtë interes të vizitoje diçka qe për herë të parë është krijuar në rajonin tonë. Ne lartësi prej 1400 m në bjeshkët e virgjëra, do të ju ofrohet një shërbim luksoz bashkë me aktivitete të ndryshme qoftë artistike qoftë lojëra të ndryshme qe do e plotësojë këtë bukuri përrallore. Gjithsesi do të këtë projekte në të ardhmen për të cilat do të njoftoheni me kohë.

Dibrani: Sipas jush fshati i Juaj sjell : rehabilitim, shërim, relaks, argëtim, edukim etj turistit ?

Vlora Nikçi: E mira e fshatit tonë turistike është pikërisht kjo. Secili vizitor do ti këtë të gjitha këto të mira brenda fshatit tonë. Rehabilitimi behet në një vend te virgjër mbi 1400 metra lartësi, bashkë me rehabilitimin vjen shërimi i cili vjen si rezultat i aromës së pishave qe rrethojnë gjithë fshatin turistik. Argëtimi dhe edukimi do të ndodhin nga aktorët e rinj shqiptar të cilët me lojën e tyre do të mahnitin gjithë vizitorët. Çdo vizitor, do të jetë pjesë e lojërave tona gjë që do të jetë atraktive për gjithë fshatin.

Dibrani: Për fund ju falënderoj për kohën që gjetët për këtë intervistë . Ju lutem mendimi dhe ideja e juaj për ndonjë mesazh për publikun dhe fshatin e juaj?

Vlora Nikçi: Asgjë tjetër, pos që bëjë thirrje për të gjithë, le ti vizitojnë bukuritë tona që janë të shumta e ende të pa shfrytëzuara për ne. Këto bukuri janë duke i shijuar me se shumti vizitoret e huaj e pse jo edhe ne mos të jemi pjesë e këtij procesi të dhuruar nga perëndia.

Fejton në vazhdim, Nr-3 i librit “Art Turizëm dhe Bukuritë Natyrore të Rugovës” nga Luan-Asllan Dibrani. [email protected]