Kur instikti politik transformohet në instikt shtazor nga frika e ndëshkimit?!

0
863

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Principi themelor i diktaturës është frika. Njerëzit jetojnë në gjendjen e frikës, dhe kjo bën që të shuhen edhe ato pak ndijesi dhe ambicie për jetë. Instikti politik transformohet në instiktin shtazor nga frika e ndëshkimit. Po jetojmë në një vend ku për pikë të ditës po plaçkitën më miliona euro dhe po kaq po shpërlahen në forma të ndryshme kriminale. Bie pyetja si i kan arritur të gjithë këtë pasuri këta njerëz të kësaj elite poltike pushtetare ? Kjo po shihet edhe më gjendjën e mjerë në të cilën është katandisur Kosova. Kosova ka fituar pavarësinë politike, por ka fituar edhe këta sundimitar të tipit mafioz dictatorial. Këta dictator po ndajnë gjahun e përbashklët, po i ndajnë sferat e interesit.

Këto banda pushtetare kan krijuar shtëpi luksoze sikur të ishin magnat. Kan grabitur tokat shtetërore më privatizmin të cilin e kan ba për qejfin e tyre. Kan paga enorme shtetërore kur dihet së qfarë është paga mesatare në Kosovë. Kan biznese të pista mbrenda dhe jashtë Kosovës, po vozitin veturat më luksoze e shumë pasuri të paligjshme të fituara në menyrë kriminale. Kjo shoqëri po kriminalziohët gjithnjë e më shumë nga kriminelët e instaluar politik dhe kriminelët ekonomik. Këta qdo ditë po bien ndesh më ligjin dhe kushtetutën e vendit e cila në secilin shtet demokratik konsiderohet bibel. Po pasurohen në padrejtësi sociale duke ra ndesh më ligjet e shtetit të cilat vet i kan hartuar.

Kan krijuar për vete status të veqant në shoqëri… kan krijuar privilegje sikur të na ishin mbretër mbi këtë tokë. I kan përjashtuar shumicen nga sistemi, i kan përjashtur nge jeta e mirë, i kan përjashtuar edhe nga e drejta për të jetuar. Askush nuk ka mundësi të fitoje ndonjë privilegj në shoqëri nese nuk i takon klaneve dhe tarafeve mafioze politike. Janë stopuar ndryshimet pozitive në këtë vend nga këto struktuara të korruptuara. Kan futur pesimizem duke krijuar një shtet problematik, një shtet më një sistem shumë të ngatërruar, nje sistem i cili kërkon shumë vite të qmontohet.

Ky sistem është degradues, është sistem i ndërtuar enkas për grupet e caktuara të interesit, për grupet mafioze dhe klienteliste. Kjo shoqëri po kalbët ngadalë nga mbrenda. Këtë shtet nuk po e mbron askush nga këta grabitqarë, nga këta njerëz të cilët nuk po ngopën më ndjersën dhe mundin e popullit. Mos të preferojëm më heshtjën, së kjo heshtje është turpi ynë që nuk lahët kurrë. Të luftojmë për principe dhe idelale tona shekullore të rilindasëve tanë. Mos të lejojmë që ato ideale të vdesin para syve tanë. Ta ndryshojmë pa vonuar këtë gjendje të pa shpresë të cilën na kan krijuar qëllimisht kjo kastë politike…