Arben Çokaj
Të djathtit në vendet e Perëndimit, konservatorët mbajnë vlerat e biznesit, vlerat familjare e fetare, kryesisht të krishtera, e me anë të tyre sigurojnë edhe mbështetjen, në fund të fundit, votat.
Të majtit në Perëndim kishin dikur klasën punëtore, proletariatin, i cili i shtypur nga kapitalizmi nuk kishte çfarë me humbë. Por shoqëria ndryshoi, klasa punëtore u bë klasë e mesme, dhe nuk rrezikonte më që të sakrifikojë edhe aq, se tani ka gjë për me humbë, se u bë me shtëpi e me kapital, e filloi edhe të interesohej për taksat e ulëta e biznesin, etj.
E nga kjo, e majta u ndje e rrezikuar, e për të siguruar një numër sa më të madh votash, u bë me emigrantët, sidomos me ata muslimanë… Duke u nisur nga fakti se islami është një fe radikale, e cila ka qenë gjithmomnë kundër krishtërimit, e majta perëndimore po e projekton islamin si një fe edhe kundër Perëndimit…
Por duke shkuar majtas, shoqëria në Perëndim, si pasojë e normave sociale që u aplikuan, duke mbajtur njerëzit ndenjur e pa punë për të siguruar vota, erdhi edhe klasa e mesme duke u rrezikuar, e po kthehet prapë në proletariat…
Pra, e majta në Perëndim, jo vetëm që flirton me islamin për kompensim të krahut të djathtë dhe mbështetësve të tyre, por me metodat sociale që aplikojen, po e varfëron shoqërinë, e për rrjedhojë priten lëvizje të mëdha shoqërore nëse shoqëria në Perëndim, sidomos në Evropë, nuk i thirr mendjes, dhe nuk gjen zgjidhje, siç bëri Amerika me një orientim drejt ruajtjes së vlerave e trashëgimisë së tyre kulturore.
Islami është një rrezik më i madh se komunizmi. Petrodollarët arabë e më gjerë po përdoren që të përhapin islamin më botë, në vend që ato para të përdoren për zhvillimin e vendeve arabe e muslimane, ku ka mbi 70 milionë abalfabetë… dhe ku gjenerohen luftëra e konflikte të përherëshme nga varfëria, mashtrimi e mundësitë e vogla të jetesës.
Vendet islame si duket kanë një pakt me të majtën në vendet e Perëndimit, për islamizimin e Perëndimit, që sjellë automatikisht një ngarkesë ekonomike për këto vende, e një varfërim gradual të tyre…
Prandaj Perëndimi e sidomos Evropa (e ne shqiptaret gjithashtu), duhet të zgjohemi, të mos biem pré të ideologjive pabukse, por të shohim e të gjejmë zgjidhje racionale për zhvillimin e shoqërisë, për shkollim e dije, për punë e investime serioze, që të gjenerojmë prodhim e vende pune, e jo zhurma akustike arabe që në 1400 vjet vetëm varfëri, injorancë e konflikte i kanë dhënë shoqërisë!
Mendoj se ashtu si është zhvilluar shoqëria perëndimore, duke lënë pas shoqëritë me bazë muslimane, edhe në këtë rast, pavarësisht dëmeve që do mund të shkaktohen, Perëndimi do të triumfojë përsëri në fund, pasi vlerat e tij janë më reale, më të lidhura me tokën dhe më racionale, që bazohen mbi dijen, punën dhe kulturën e trashëguar, si dhe mbi një fundament më të qëndrueshëm të lirive individuale dhe universale.
Mendimi i lirë dhe liria në përgjithësi, i japin shoqërisë një zhvillim më të madh se ideologjitë e ndryshkura, që dalin kundër ligjeve natyrore të zhvillimit.
Arben,
Faleminderit per nje shkrim dhe analize shume te qelluar.
Komunizmi dhe Muslimanizmi jane ideologji shume te aferta.
Komentet janë mbyllur.