BARDHI: HELMUT KOHL ISHTE NJË POLITIKAN, HUMANIST E NJERI I MADH

0
550

(Mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Helmut Kohl-it, ish kancelarit të Gjermanisë)

Sot, ditë e shtunë, më 1 korrik 2017, në Parlamentin e Evropës – në Strazburg, u zhvillua ceremonia e përmortshme, ku disa qindra personalitete të njohura botërore vlerësuan lart figurën e ish kancelarit gjerman, Helmut Kohl, i cili vdiq në moshën 87 vjeçare, të premtën, më 16 qershor 2017.

Me këtë rast Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, i dërgoi telegram ngushëllimi Ambasadorit të RF të Gjermanisë në Podgoricë, ku në mes të tjerave thuhet:

AMBASADA E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË NË PODGORICË
Ambasadorit shkt. Hans Güntter Mattern
Hercegovačka 10
P o d g o r i c ë

I nderuari zotëri ambasador Hans Güntter Mattern,

Me rastin e vdekjes së ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, në moshën 87 vjeçare, të premtën, më 16 qershor 2017, duke iu falënderuar Kohl, për gjithçka që bëri, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi – DEMOCRATISCHE BUND IN MONGTENEGRO, partisë së pare politike të shqiptarëve në trojet e veta etnike, sot në Malin e Zi (09.09.1990), pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

I nderuari zotëri ambasador Hans Güntter Mattern,
Me plot të drejtë pohojmë, se ndërroi jetë një politikan, humanist dhe NJERI I MADH. Helmut Kohl bani atë që askush para tij nuk e kishte bërë.

Bëri veprime vendimtare për Gjermaninë, për Evropën dhe Botën. Bashkoi dy Gjermanitë e ndara (padrejtësisht), një bashkim i qetë, i pritshëm e me dinjitet dhe bashkimin e Evropës…

Bëri shumë edhe për Kosovën, për shqiptarët. U bëri strehim dhe krijoi kushtet e duhura për të gjithë refugjatët – shqiptarët e dëbuar me zjarr e dhunë nga nga vatrat stërgjyshore, nga njësitë ushtarako policore e paramilitare serbe gjatë luftave të tyre okupuese e genocidiane gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kundër Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës e Kosovës.

Ishte dhe mbeti shpresë reale për (ri)bashkimin e popujve të ndarë padrejtësisht.

Zotëri ambasador Hans Güntter Mattern, u lutem që ngushëllimet tona t’ju përcillni familjarëve të tij, udhëheqjes më të lartë të Gjermanisë dhe mbarë kombit e popullit gjerman kudo ku janë.

I qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë.

Lum populli gjerman që e pati, po edhe ne, përkrahjen e tij.

Me respekt,
Në Ulqin, 20 qershor 2017 dhe 01 korrik 2017

KRYETARI,
Mehmet Bardhi, prof.