Kalkulimet e gazetës “SOT” për pozitën e mandatit të Drejtorit të SHISH anojnë partiakisht!

0
967

Luan Hamiti

Ne shkrimin “Visho Lika molla e sherrit PS-LSI, në gusht i mbaron mandati, kreu i SHISH në dorë të Presidentit te ri“, gazeta “SOT” duket se mezi pret që të t’i mbarojë mandatin e Drejtorit aktual, z. Visho Ajazi Lika e të zgjidhet drejtor ndonjë LSI-ist…

Kjo gazetë shpesh antikombëtare ka vepruar gjithnjë kundër z.Lika në krye të SHISH, përmes shpifjeve, thashetemeve dhe veprimeve antikombëtare, sepse ashtu i ka porositur “Partia e dashur”!

Edhe në këtë shkrim, gazetaruci Kliti Topalli po bën kalkulime se si në krye të SHISH të zgjidhet një individ i pëlqyer nga “Lëvizja e Skraparlliut të Inatosur” (LSI), përmes bllokimit të çdo propozimi i Kryeministrit Edi Rama për Drejtor të SHISH-it nga presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Ky gazetaruc e gazeta e tij të bulevardit harrojnë se Shërbimi Informativ i Shtetit nuk është terreni i ndeshjeve partiake, por një Institucion të pavarur që mbledh informacione, i përpunon dhe nxjerr produkte të inteligjencës për vendimmarrjen e lartë shtetërore.

“Partia e dashur” nuk ka çka të kërkojë në zgjedhjen e kuadrove më të larta të SHISH, sepse Institucioni, përmes ligjit, është asnjëanës politikisht.

Pra, duke shpresuar se procesi do të përfundojë me dhënien e një mandati të dytë për Drejtorin aktual të SHISH, z. Visho Ajazi Lika, apo së paku me zgjedhjen e një personi tjetër kompetent profesionalisht dhe i shkolluar në fushën e inteligjencës në shkollën perëndimore, i themi gazetës “SOT” të heq dorë nga shantazhet e saj të dyshimta, në favor të një partie të caktuar dhe të fillojë t’i shërbejë qytetarit me etikë profesionale!

Tiranë, 2 korrik 2017