Aktivitet i madh kulturor në qytezën Alpine të Komunës DI SANTA SEVERINA, të KALABRISË

0
2184

Gjin Musa, gazetar

Kishte dite, qe ishte bere e njohur, qe ne kete komunë do zhvillohej nji aktivitet i randesishem kulturor.
Pata nderin te jem i ftuar ne kete aktivitet, ne profesionin e gazetarit.
Skulptori i madh Hevzi Nuhiu – ideatori i ketij aktiviteti ballafaques ne mes dy kulturave, ne mes dy popujve, ate te Kosoves dhe te Italisë.


Po cilet jane artistet, piktoret Kosovarë, qe kane bere qindra kilometra udhëtim, per t’u perbadhur ne kete aktivitet shume domethanes?

Ata janë.

Pranvera Sylejmani, Ilir Muharremi, Afrim Spahiu, Agim Kryeziu, Agron Mulliqi, Emin Shaqaj, Gjin Musa, Hevzi Nuhiu, Musa Kalaveshi, Nasuf Miftari, Sali Shkupolli, Skifter Nuhiu dhe Verona Ahmeti janë artistët shqiptarë, që do të prezantohen në “Ponti d’arte 2017”. Ne kete aktivitet eshte i pranishem edhe prof. Ilir Muharremi.

Interesimi i komunes dhe i autoriteve perkatese ishte ne lartesinë e duhur.

Arti, kultura i bashkojne popujt, njohje te reja, e si zakonishte Italianet jane shume te interesuar per kulturen Kosovare.
Arti piktures ka vene perbadhe dy popuj te ndryshem gjegrafikisht, po dy popuj qe historikisht ketu ne Kalabri kane lidhje qindra vjeçare.

Shqiptaret e Kalabrisë kane ruajtur gjuhen dhe zakonet, kane ruajtur veshjet tradicionale, por mbi gjithçka flamuri kuq e zi me shqiponjen ne mes, per Shqiptaret e Kalabrisë eshte i shejte, ashtu siç eshte e shejte vete jeta – një pjesë e shpirtit të tyre.

Po piktoret Italianë, cilet jane ata qe do perbadhen me pikturen Kosovare?

Andrea Biffi, Carmine Cianci, Danilo Montenegro, Ercolino Ferraina, Francesco Bitonti, Giuseppe Mele, Pietro Spina e Pino Cacozza.

Gjate bisedes me kryetarin e komunes mesuam se Kalbrinë e kishin vizituar keto dite nji grupe profesoresh nga Kosova.
Grupi i profesorëve të Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës dhe fill pas tyre edhe vetë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Tani në radhë për ta vizituar Kalabrinë janë një grup artistësh, të cilët udhëtojnë për në një koloni me tri ekspozita, e cila i bën bashkë artistët shqiptarë dhe italianë. Ekspozita është organizuar dhe do të zgjasë 15 ditë në Itali, saktësisht në Santa Severina të Kalabrisë.

Ne keto dite te nxehta Korriku, ku dielli eshte vertet pervelues, impenjimi eshte i jashtezakonshem, veme re dy vajza te ardhura enkas nga Kosova per prezantuar punimet e tyre.

Ato jane Pranvera Sulejmani dhe kolegia e saj Verona Ahmeti te cilat kerkojne te prezantohen sa ma denjesishte ne gjinin e piktures.

Diku ne nji sheshe takoje rastesishte tek po hidhnin krijimet e çastit piktoret Agim Kyeziu dhe Avni Behluli, nji shqetesim real, nji perballje penelesh dhe telajesh.

Mjeshtri i madhe Hevzi Nuhiu eshte ne çdo kohe ne tension, skulptori me fame nderkombetare ka lindur ne Caravajke te Komunes se Presheves, por qe nga viti 1983 jeton s’bashku me familjen ne Kalabri te Italisë, shoku, miku dhe vëllai i te madhit Ibrahim Kodra, 20 vite prane njeri tjetrit, mjeshtri i Madhe KODRA ne pikturë dhe prof. Hivziu me dalten ne dore, duke gellendur drurin, gurin dhe mermerin.

Punimet e tij jane ekspozuar ne vendet ma dinjitoze te Europes dhe botes.

Duke qendruar ne krye te puneve, si me shaka ju thote vllezerve dhe motrave te ardhure nga Kosova, do ta fitojme kete beteje, se ne Shqiptaret dime te bejme mrekullira, jemi mendje ndritur dhe duar-arte.

Sapo arriti nga Kosova, nga qyteti i Pejes kreshnike kritiku Ilir Muharremi, i cili eshte autor i gjshte librave, po une mendova qe per Ilirin te rezervoja nji interviste me vete gjate diteve ne vazhdim.

Ky aktivitet do zgjasi 15 dite.

Por ne do i perkushtohemi punes se çdo dite, do mundohemi ta pasqyrojme me detaje kete aktivitet me shume vlera kulturore.