Harresa ose shija e varrit

0
2237

Dionis Xhafa

Njeriu në të gjallë do humorin, do lumturinë, do gëzimin, harmoninë, për me qenë aktiv dhe plot me energji. Ai ndihet sikundër fëmija, i pafajshëm në vetvete, duke lodruar dhe endur rrugëve të shumta të qytetit e të shtetit pa emër, që ai vetë aty ka lindur, por ky vend ishte e se mund të ishte tjetër, mundet. E në një moment mundesh me u ndje sikur je duke prekur qiellin e paanë dhe fluturon e ndriçon së bashku me flatra. Po ndihesh sikur je njeriu më i lumtur i rruzullit, teksa të rrethon lumturia, gazi, dëshira për të jetuar një jetë të dhuruar nga natyra apo Zoti.

Dhe këtu ndodh një thyerje, që mundet me qenë sikundër çdokush tjetër me halle, por edhe në adoleshencë apo në rini, harresa. Për me harru dikënd, fytyrën, flokët e bardhë që vazhdojnë e rrahin në zemrën tënde, sytë, çdo pjesë të trupit që drithëron është e rëndë. E këtu e provon shijen e varrit, si me qenë vetëm fillikat e përmbi ty është një qiparis dhe se bashkë me vetminë ndjen edhe aromë të jetës, e kupton të jetuarit më thellë, ose më saktë e kupton tërësisht. E shije e varrit është e rëndë, por siç shprehet Franz Kafka është shija që na bën të kuptojmë realisht këtë jetë që ne e bëjmë përditë, ngadalë, që na ha nëpër zyra e nëpër sirtare të fletushkave të panumërta. Harresë, fjalë e rëndë për t’u thënë dhe gjë e vështirë për t’u bërë.

Varri është ngjitur, e sikur afrohet, e Sharra e Tufina e bota e mallkuar e bosi i mafies të duken realitete të egra këto që i dënon në krimet e rënda që bëjnë e se në varr shkojnë më damka të këqija, të poshtra, mënxyra, fëlliqura. Shije e varrit është sikur pi shkronjat e emrit tënd, po shkronjat e ditëlindjes, sikur me kupë ngre fundin tënd, të trupit, të kockave, kafkës e më tej kalbëzimin tënd e vulos përgjithnjë, në harresë të frikshme, të djallshme, të natës pa yjë, por të zezë, pa ngjyra.

Oshëtimë e zezë, det i kapur mat prej anijesh që e çojnë stërkalën deri në gjysmë të rrugës për në horizont që gjysmë i them se nuk përcakohet se hapësira është e pafund. E në univers trupi yt është një kufomë e zhytur në fund të oqeanit, ku ti nuk e përcaktove, por zemra e vendosi.