MONOGRAFI ME VLERË TË VEÇANTË NJOHËSE PËR ARSIMIN SHQIP NË MORAVËN E EPËRME…

0
1873

Isak A H M E T I

Në 80-vjetorin e lindjes së tij, autori Selim Musliu-Berisha, veteran i njohur i arsimit shqip, jo vetëm në Moravën e Epërme, profesor shumëvjeçar dhe veprimtar i dalluar shoqëror, ka botuar, kohë më parë, studimin monografik me titull: ARSIMI I MESËM NË MORAVËN E EPËEME (1950-1975), Prishtinë 2016, fq. 229. Ky libër, të cilin po ju paraqesim, përfshin tema, nëntema dhe çështje të ndryshme, është një kontribut i çmueshëm studimor për ndriçimin e çështjeve të pastudiuara më parë dhe, siç e ka vënë re Prof. dr. Isak Shema, për afirmimin e punës edukative-arsimore në një periudhë kohore, kur arsimi shqip në Kosovë nuk zhvillohej ende sipas Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 (fq.289).

Ky botim, që është shumë i veçantë dhe gjithsesi me vlera shumështresore, iu ka kushtuar zhvillimit të arsimit të mesëm shqip gjatë periudhës 25 vjeçare në hapësirën gjeografike të Moravës së Eperme dhe si i tillë pasuron literaturën pedagogjike për arsimin shqip në Komunën e Vitisë, por edhe më gjerë në mbarë Republikën e Kosovës. Kështu, prandaj, në këtë mënyrë autori ka realizuar, me botimin e këtij studimi monografik (në dsh ka edhe vepra të tjera), ëndrrën dhe dëshirën e tij prej mësuesit, arsimtarit veteran të arsimit dhe intelektualit në veprimtarinë arsimore, kulturore dhe shoqërore që, si veprimtar i dalluarc gjatë shumë fazave të zhvillimit të Kosovës pas LDB, të trajtojë temën shumë të rëndësishme për historikun e arsimit shqip dhe për pedagogjinë bashkëkohëse (fq. 287).

Botimi i këtij libri, i shënuar si një ngjarje e rëndësishme edhe për arsimin shqip në përgjithësi, afirmon jo vetëm autorin që është një personalitet i afirmuar dhe i dalluar i arsimit, kulturës dhe jetës shoqërore dhe i veprimtarisë së tij të gjithanshme për emancipimin e gjithanshëm kombëtar, por edhe brezin bashkëkohës të tij sikundër edhe të gjeneratave të reja, të cilat e njohin shumë mirë kontributin që ka dhënë ky veteran i arsimit që nga viti 1951 e këtej.

Duke u marrë me studimin e problematikës në fjalë, autori, Selim Musliu-Berisha, me shumë përkushtim e pedantëri, dhe në konsulencë të vazhdueshme me Zenun Rexhepin-Kabashi(redaktor i këtij botimi), Mujë Berisha dhe Prof. dr. Isak Shema (recensentë), ka arritur ta shkruajë, për shumë vite me radhë, këtë monografi që është gjithppefshirëse e ku kemi një faktografi të sistemuar, pasqyrat emërore të personelit arsimor-shkollor, tabelat statistikore, ilustrimet etj. që janë paraqitur me vërtetësi dhe janë sistemuar sipas ecurisë kronologjike.

STRUKTURA E LIBRIT

Librin në fjalë sutori e ka ndarë në katër pjesë kryesore dhe atë:

PJESA E PARË
I. ARSIMI I MESËM I ULËT NË MORAVËN E EPËRME, që ka XIV nënkapituj:
I. POZITA GJEOGRAFIKE E MORAVËS SË EPËRME
II. HISTORIK I SHKURTËR I ARSIMIT DHE EDUKIMIT TË SHQIPTARËVE NË GJUHË TË HUAJA
III. FILLET DHE ZHVILLIMI I SHKOLLËS SHQIPE NË MORAVËN E EPËRME
IV. HAPJA DHE ZHVILLIMI I SHK. FILLORE GJATË VITEVE 1941-1952
V. ARSIMI I MESËM I ULËT NË MORAVËN E EPËRME 1950-1975
VI. POZITA MATERIALE E PUNËTORËVE TË ARSIMIT
VII. TEKSTET E MJETET MËSIMORE DHE BIBLIOTEKAT SHKOLLORE
VIII. JETA KULTURORE-ARTISTIKE
IX. SHËTITJET, EKSKURSIONE DHE BASHKËPUNIMI ME SHKOLLAT FQINJE
X. DREJTORËT E GJIMNAZEVE TË ULTA, TË SHKOLLAVE FILLORE TË LARTA DHE TË SHKOLLAVE TETËVJEÇARE
XI. PLAN-PROGRAMI MËSIMOR DHE KUADRI ARSIMOR
XII. PUNA PRODHUESE DHE RREGULLIMIN I AMBIENTIT SHKOLLOR
XIII. EMËRTIMI I SHKOLLAVE DHE CAKTIMI I KREMTIMIT TË DITËS SË TYRE
XIV. PISHTARË E VETERANË TË ARSIMIT, SI DHE NXËNËS TË DALLUAR TË GJIMNAZEVE TË ULTA-TETËVJEÇARE TË VITEVE TË PESËDHJETA E GJASHTËDHJETË

PJESA E DYTË
I.ARSIMI I TË
RRITURVE DHE FORMAT E TIJ

PJESA E TRETË
I. ARSIMI I MESËM I LARTË NË KOMUNËN E VITISË
II. MATURANTËT E PARË SHQIPTARË NGA SHKOLLAT E MESME TË MORAVËS SË EPËRME
III. HAPJA E GJIMNAZIT TË VITISË NË TË DY GJUHËT MËSIMORE
IV. ÇËSHTJE TË TJERA LIDHUR ME ARSIMIN DHE PËR ARSIMIN NË MORAVËN E EPËRME
V. DROMCA MBRESAH JETËSORE NGA PUNA EDUKATIVE-ARSIMORE

dhe

PJESA E KATËRT
BIOGRAFITË E MËSIMDHËNËSVE
I. MËSMDHËNËS TË MORAVËS SË EPËRME GJATË PERIUDHËS 1946-1961
II. MËSIMDHËNËS TË MORAVËS SË EPËRME (1962-1974)
III. REGJISTRI I MATURANTËVE SIPAS GJENERATAVE DHE AFATEVE PROVUESE TË VITEVE 1971-72-1974-75

Pas këtyre kapitujve vjen PËRFUNDIM (fq.283-286), SHTOJCA (Dokumente),

BURIME DHE LITERATURA, LITERATURA, INFORMATORË.

Siç shihet nga kjo pasqyrë e lëndës së shtjelluar, kuptojmë se përmbajtja e librit është shumë e pasur dhe ka strukturë heterogjene, me një shtrirje kohore mjaft të madhe. Autori rikujton historikun e zhvillimit të arsimit fillor dhe të mesëm në gjuhën shqipe edhe para vitit 1950, me qëllim që të ndriçojë aspekte të ndryshme të zhvillimit të arsimit, kushtet historike, arsimore, kulturore, shoqërore dhe politike, të cilat kanë ndikuar në hapjen e shkollave të mesme shqipe dhe të zhvillimit të tyre.

Vlen të theksohet se në këtë monografi, pas gjysmë shekullj, janë dhënë dëshmi interesante dhe me vlerë për zhvillimin e arsimit të mesëm në Komunën e Vitisë, është dhënë edhe jetëshkrimi i mësimdhënësve dhe regjistri i nxënësve. Portretet e mësimdhënësve dhe të nxënësve janë të një rëndësie të veçantë edhe për faktin se na përkujtojnë të kaluarën e vështirë të arsimit shqip, por edhe një dritë të pashuar të diturisë që ka forcuar identitetin tonë kombëtar dhe vizionin e ndritur të ardhmërisë. Si i tillë që është, ky libër është një kontribut i çmueshëm për ndriçimin e arsimit shqip në Moravën e Epërme (1950-1975).