Poezi për fëmijë, Zymer Mehani
I.
Diellza diellon-
N’vargun tim jeton
Flutur që flut’ron
Si lule pranveron
Diellza dritëson-
N’shpirtin tim jeton
Porsi dritë dielli
Si ylber qielli
Me zemër të dëlirë-
Ky fëmijë i mire
II.
Ajo është lule,
Duket porsi flutur,
E dashur, e urtë,
Besa, shumë e bukur.
Edhe pse e vogël,
Ajo është punëtore,
Mamanë e ndihmon
Çfarë i vjen përdore.
Ka shumë shokë e shoqe,
Ka dhe shumë dëshira.
Ta dini të gjithë,
Ajo është më e mira.
Diellza është si Yll,
Ajo është si Hënë,
Që linde këtë çupëz,
Të lumtë, Ty, o Nënë!
III.
Ti je e bukur
Si lulja me kurorë
Ti je e dëlirë
Si mali me dëborë
Ti je e dashur
Si zemra e nënës
Ti je e artë
Si shkëlqimi i hënës
Ti je e ngrohtë
Si rrezet e diellit
Ti je SHQIPE MALI
Që fluturon drejt qiellit.
IV.
Në shpirt të kam këngë,
Dhimbje t‟kam në zemër
Edhe qiell në ballë,
Bardhësi me valë.
Të kam kaltërsi,
Ylber me shtatë ngjyra,
Të kam gurrë të dëlirë
Plot shpresa, dëshira….
Për ty po vrapoj,
Dua t‟fluturoj!…
V.
Ti, moj motërz-o,
Me flokët si era
E me sy si qielli,
Me zemër si dielli.
Shpirti im binjak,
Zemra ime e dytë,
Për mua je, motërz,
Syri im plot dritë.
Dlirësi vezulluese,
Ëndrra, gëzimi, shpresa,
Je për mua, motërz,
Nderi, dhimbja, besa.
Të kam, motërz-o
Si xherdan në gushë.
Rritu dalëngadalë
Si deti me valë.
VI.
Eja të lozim, motërz
Me kukullën e kuqe,
Eja ta bëjmë t’bukur,
Eja ta bëjmë nuse!
Shpejto, motërz-o,
Eja, bashkë të lozim,
Kukullës së dashur
Buzët t’ia ngjyrosim!
T’i veshim fustanin,
T’ia rregullojmë vetullat,
Me fjongo stolisur
T’ia lidhim gërshetat!
T’ia ngjyrosim gishtat,
N’ vesh t‟i varim vathë,
T’i varim qafore,
T’i mbathim çorapë!
Sa shpejt kalojnë vitet,
Mbeten veç kujtimet.
VII.
Ti, moj Zemra e vogël
E bardhë si bardhësia
Je vetë agu i ditës
Je vetë lumturia
Ti nuk njeh urrejtje
As njerëzit s’i ndan
Por për ta këndon
Gjithmnonë i nderon
Je zemër e urtë
E bardhë si agimi
Për ty rroj e vdes
Je për mua ngushëllimi
Zemra ime e vogël
Fluturo në bardhësi
Porsi rreze dielli
Përplot ngrohtësi
Ilaç- kënga jote
Si deti me valë –
Zemra ime e bardhë